AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktivistët nga Beogradi ndezin qirinj për viktimat e Srebrenicës

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BETA

Aktivistët e të drejtave të njeriut u mblodhën përpara parlamentit serb për të ndezur qirinj dhe për të përkujtuar viktimat boshnjake me rastin e 21-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës.

Foto: BETA
Foto: BETA

Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime si “Ne kurrë nuk do të harrojmë gjenocidin në Srebrenicë” dhe “shumë të rinj për ta mbajtur mend, të vendosur ta mos harrojmë”, rreth 100 beogradas u bashkuan të hënën në mbrëmje për të përkujtuar 21-vjetorin e masakrave të vitit 1995, organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, një OJQ.

Ata vendosën letra me numra të shtypura në trotuar për të simbolizuar 8,327 burrat dhe djemtë boshnjakë nga Srebrenica që u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.

Anita Mitiç, drejtore e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, tha se ata vendosën ta bëjnë përkujtimin përpara parlamentit, për shkak se legjislativi vazhdon të injorojë kërkesat për të miratuar një rezolutë që do ta quante masakrën e Srebrenicës, gjenocid.

“Ne donim të përkujtonim 21-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, pasi na ndaluan ta bënim këtë vitin e kaluar dhe eventi ynë u ndalua. Ne megjithatë po e përkujtojmë tani, në një moment specifik kur kemi parti të ndryshme politike në parlament që e kanë mbështetur drejtpërdrejt gjenocidin ose kanë marrë pjesë në luftë apo e mohojnë haptazi”, tha Mitiç.

Qeveria serbe nuk pranon se masakra e Srebrenicës përbën gjenocid, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare dhe boshnjake, dhe nuk ka organizuar ndonjë ngjarje për të përkujtuar viktimat.

Vitin e kaluar në përvjetorin e 20-të, të gjitha ngjarjet përkujtimore të Srebrenicës u ndaluan në Beograd, sipas policisë për “arsye të sigurisë” pasi të djathtët kërcënuar kundër-demonstrata.

Në mars të vitit 2010, parlamenti serb miratoi një rezolutë që dënon masakrën, por nuk arriti ta quante atë gjenocid. Në të kaluarën, parlamenti ka lëshuar edhe deklarata ngushëllimi për viktimat në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Dy fraksione të pakicave në parlament, një e përbërë nga Partia Demokratike Liberale dhe Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut, tjetra e përbërë nga Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës dhe Partia e Gjelbër, dorëzuan një propozim muajin e kaluar për miratimin urgjent të një rezolute për gjenocid, por ata nuk arritën të mbledhin mbështetje të mjaftueshme nga deputetët që të miratohej.

Përkujtimi i këtij viti në Srebrenicë u shënua nga një mosmarrëveshje e hidhur ndërmjet zyrtarëve serbë dhe boshnjakë, pasi komiteti organizator refuzoi të ftonte këdo që ka mohuar se masakrat ishin gjenocid.

Marko Djuriç, kreu i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, u përgjigj me zemërim se “dora e pajtimit” të Beogradit nuk ishte pranuar, dhe akuzoi boshnjakët se kishin organizuar një “inat shovinist”.

Si rezultat, asnjë zyrtar i Serbisë ose entitetit të Bosnjës të mbizotëruar nga serbët, Republika Srpska nuk mori pjesë në këtë ngjarje përkujtimore në Srebrenicë të hënën, edhe pse kreu i Partisë Demokratike Liberale të opozitës, Çedomir Jovanoviç mori pjesë.

“Kjo është arsyeja pse është më e rëndësishme se kurrë më parë që të mbahet ky përkujtim në Beograd në këtë atmosferë,” tha Mitiç.

“Sot në Serbi ne nuk flasim për viktimat, as në lidhje me përgjegjësinë për gjenocidin, i cili shtrihet në Beograd. Dhe 20 vjet pas, ne nuk kemi bërë praktikisht asnjë përparim,” shtoi ajo.

Vitin e kaluar në Srebrenicë, përkujtimet e 20-vjetorit u prishën kur kryeministri serb Aleksandër Vuçiç u sulmua me shishe dhe gurë nga vajtuesit e zemëruar.

Gjykatat serbe po i hetojnë vrasjet e Srebrenicës si krimet lufte, jo si gjenocid, duke përmendur “provat e pamjaftueshme dhe çështjet ligjore” si arsye.

Në çështjen e parë të lidhur me Srebrenicën në Serbi, ish-ushtari serb i Bosnjës, Brano Gojkoviç u dënua me dhjetë vjet burg në shkurt të këtij viti, pas një marrëveshje me prokurorët, duke pranuar se ai ka marrë pjesë në ekzekutimin e 800 boshnjakëve nga Srebrenica në vitin 1995.

Një rast tjetër i Srebrenicës vazhdon ende në një gjykatë serbe, ku vepra është përcaktuar si një krim lufte.

Etiketa: aktivistAktivistëBeogradBurgdemonstratadeputetgjenocidKosovëKrimkrim lufteLuftemarrëveshjembështetjenismaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikeprokurorQeveriaRepublika SrpskaSerbiSHSrebrenica
Tjetri
Bullgaria i ngul dhëmbët në tregun e vampirëve

Bullgaria i ngul dhëmbët në tregun e vampirëve

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.