AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova fillon gërmimet për varr masiv në Universitet

Doruntina BaliungaDoruntina Baliu
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kërkimi për trupat e varrosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Foto: BIRN

Zyrtarët mjekoligjorë në Kosovë kanë filluar gërmimet në kampusin e Universitetit të Prishtinës pasi morën informacion se atje mund të jetë një varr masiv i kohës së luftës.

Kërkimi për trupat e varrosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Foto: BIRN
Kërkimi për trupat e varrosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Foto: BIRN

Kërkimi për trupat e varrosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës filloi të mërkurën me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe pritet të zgjasë për disa ditë.

Kërkimi filloi pasi dikush që jeton në afërsi të zonës i ka thënë autoriteteve të Kosovës se forcat serbe i kishin varrosur viktimat në lëndinën mes Kishës Ortodokse Serbe, që ndodhet në kampusin universitar dhe Bibliotekës Kombëtare.

Kreu i Komisionit të Personave të Zhdukur pranë qeverisë së Kosovës, Prenk Gjetaj, tha se zyrtarët serbë ishin informuar për gërmimet.

“Beogradi është informuar për kohën dhe vendin në mënyrë që të mund të marrë pjesë si në rastet e mëparshme. Shpresoj që ky bashkëpunim do të kontribuojë në zbutjen e tensioneve dhe në shmangien e politizimit të zonave ku ka dyshime”, tha Gjetaj.

Ai shtoi se kisha ortodokse serbe e kishte dhënë pëlqimin për gërmimet pranë Kishës së Shën Nikollës.

Ndërtimi i kishës filloi në vitet 1990, kur Sllobodan Millosheviçi ishte në pushtet në atë që ishte në atë kohë Jugosllavi, por puna ka mbetur e papërfunduar që nga lufta në vitin 1999.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç, që mori pjesë në gërmimet e së mërkurës, tha se kisha nuk duhet të shihet si një objekt politik.

“Ka pasur përpjekje për të thirrur këtë tempull “Kisha e Millosheviçit”, por kjo nuk ka qenë kurrë e vërtetë. Asnjë kishë mund t’i përkasë Millosheviçit apo ndonjë politikani tjetër”, tha Stojanoviç.

“Kjo kishë është ndërtuar për njerëzit që jetonin në rajonin e Prishtinës dhe të cilët ishin më të shumtë në numër nga sa janë tani”, tha Stojanoviç, duke iu referuar mijëra serbëve që u larguan nga Kosova pas vitit 1999.

Kisha ka hapur polemika në të kaluarën. Në shtator të vitit 2012, Universiteti i Prishtinës ka paditur kishën ortodokse serbe duke e akuzuar atë se ka zënë në mënyrë të paligjshme më shumë se katër hektarë tokë, ku ishte ndërtuar kisha. Asnjë vendim përfundimtar gjyqësor është lëshuar për këtë rast.

Deri më tani, varrezat masive që përmbajnë eshtrat e më shumë se 1000 shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatë luftës, janë zbuluar në katër vende në Serbi – në një qendër stërvitore të policisë në rrethinat e Beogradit në Batajnicë, në Liqenin Perucac, në një qendër të policisë në Petrovo Selo dhe në guroren e Rudnicës pranë qytetit të Rashkës.

Rreth 1,670 persona rezultojnë ende të zhdukur pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999.

Kërkimi i fundit për një varr të luftës që dyshohej se përmbante trupat e shqiptarëve të Kosovës, pranë qytetit jugor të Novi Pazarit në prill – u krye nga komisioni i të zhdukurve të Serbisë dhe Kosovës, si dhe nga prokuroria serbe e krimeve të luftës dhe misioni i BE-së sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, por dështoi të japë ndonjë rezultat.

Etiketa: BEBIRNEULEXGjyqJugosllaviKisha OrtodokseKisha Ortodokse SerbeKishëKosovaKosovëLuftaMillosheviçProkuroriaPunaRashkëSerbiSHshtatorSllobodan Millosheviçtë zhdukuruniversitetUniversitetiUniversiteti i Prishtinësvarrvarr masivVendim
Tjetri
Propozim i ri për reformën në drejtësi, Nuland: Koha për marrëveshje

Dy variantet për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.