AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rivlerësim i pasurive, paguaj sot 2 për qind për të kursyer nesër shumë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tirana nga Lapidari fotografuar më 7 maj 2016.

Qeveria ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë lejimin e rivlerësimit të pronave të patundëshme për efekt të tatimit mbi fitimet kapitale, një masë që i detyron pronarët të paguajnë 2 për qind sot për të kursyer tatim të rëndë në të ardhmen, ndërsa shteti mbush buxhetin.

Tirana nga ajri. Foto kortezi: Salla74
Tirana nga ajri. Foto kortezi: Salla74

Qeveria shqiptare ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë ripërsëritjen e amnistisë së pronave të patundëshme, një mekanizëm që i lejon pronarët të kryejnë një vlerësim formal të vlerës së pronës së tyre, të paguajnë 2 për qind taksë mbi çmimin e vlerësimit dhe të kursejnë taksat në rast se do ta shesin pronën në të ardhmen. Për pronat nën pronësinë e bizneseve, taksa që do të duhet të paguhet për rivlerësim përcaktohet në masën 3 për qind.

Projektligji i propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe që po diskutohet në kuvend jep afat deri më 28 shkurt 2017 për kryerjen e procedurave të rivlerësimit nga ana e individëve dhe kompanive.

Në vitin 2011, qeveria e atëhershme miratoi një projektligj të ngjashëm pas problemeve të hasura nga vendosja për herë të parë në Shqipëri e tatimit mbi fitimet kapitale, një tatim që përkohësisht e bllokoi shit-blerjen e pronave të patundëshme në vend.

Tatimi mbi fitimet kapitale nënkupton detyrimin e qytetarit për të paguar tatim mbi të ardhurat personale (aktualisht në masën 15 për qind) në rastin kur shesin prona të patundëshme apo aksione me një çmim më të lartë nga sa e kanë blerë në të shkuarën. Në rast se një qytetar ka blerë një pronë para pesë vjetësh me vlerë 100 mijë euro dhe e shet sot me vlerë 110 mijë euro, atëherë detyrohet të paguajë 1,500 euro tatim mbi fitimin kapital të realizuar prej 10 mijë eurosh.

Problemi doli me pronat të cilat qenë të trashëguara dhe që nuk kishin një vlerë referencë, gjë që e kthente tatimin mbi fitimet kapitale efektivisht në një taksë shitjeje prej 10 për qind në atë kohë dhe 15 për qind aktualisht, një taksë e rëndë kjo për shit-blerje pronash të patundëshme.

Qeveria e kaluar gjeti një mundësi për të realizuar njëkohësisht të ardhura shtesë në një kohë krize dhe për të zgjidhur ngërçin dhe në vitin 2011 miratoi një ligj që lejonte rivlerësimin e pronave dhe pagesën e një takse prej 1 për qind mbi çmimin e rivlerësimit. Çmimi i rivlerësimit pas kësaj shërben si çmimi krahasues në rast se prona shitet sërish në të ardhmen.

Referencat statistikore të hipotekave tregojnë se 96 mijë prona me vlerë të përgjithshme prej rreth 2.9 miliardë eurosh u rivlerësuan gjatë viteve 2011-2012 dhe 2013, ndërsa qeveria iu gëzua rreth 28 milionë eurove të ardhura shtesë nga procesi.

Bizneset pritet të përfitojnë shumë nga ky proces, pasi pronat e tyre do të mund të rivlerësohen me anë të ekspertëve, duke ndryshuar reflektimin e këtyre pronave në bilancet e kompanive.

Megjithatë, qeveria pritet të ketë edhe humbje, për shkak se volumi i zakonshëm i shitblerjeve nuk do të taksohet me 15 për qind si tani por me 2 ose 3 për qind ndërsa fitimet do të varen nga numri i pronave aktualisht të pavlerësuara, pronarët e të cilëve do të kërkojnë rivlerësim. Në relacion, raportohet se pronat e individëve që kanë kryer shit-blerje gjatë vitit të kaluar kanë pasur fitim kapital total prej 16,4 miliardë lekëve, ndërsa të ardhurat e qeverisë në masën 15 për qind 2.5 miliardë lekësh. Këto të ardhura pritet të ulen me disa herë. Për pronat e shitura nga kompanitë, baza e tatueshme raportohet në 622.1 miliardë lekë ndërsa të ardhurat e qeverisë qenë 93 milionë lekë.

Etiketa: blerjeEurokrizeKuvendLigjMASParaProjektligjProjektligjipronaQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipërishqiptaretaksaTaksatTirana
Tjetri

Akuzat për një mal me ‘falsifikime’: dështimi i Prokurorisë në hetimin e Gjin Gjonit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.