AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Grusht shteti në Turqi?

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtarët turq kanë bllokuar urën simbol të Bosforit në Stamboll më 15 korrik 2016, ndërkohë që ura është ndriçuar me ngjyrat e flamurit francez në solidaritet me viktimat e sulmit të Nicës të enjten në Francë. Një grup ushtarakësh turq raportohet se kanë ndërmarrë një grusht shteti. (AP Photo/Emrah Gurel)

Ushtria turke raportohet se ka bllokuar pikat kycce të qyteteve më të rëndësishme turke në Stamboll dhe Ankara në atë që raportohet se është një grusht shteti. Situata mbetet e paqartë.

Stambolli
Stambolli

Ora 24.21

Ushtria turke deklaroi të premten se ka marrë pushtetin në vend, por presidenti Tayyip Erdogan deklaroi se përpjekja për grusht shteti do të mposhtet.

Nëse do të dalë me sukses, përpjekja për rrëzimin e Erdigan, i cili ka qeverisur Turqinë që nga viti 2003, do të jetë një nga ndryshimet më të mëdha në Lindjen e Mesme në shumë vite, raporton Reuters, duke transformuar aleatin më të madh të SHBA-së në këtë rajon ndërkohë që lufta gjendet në kufijtë jugorë dhe juglindorë të këtij vendi.

Presidenti i Turqisë duket se u detyrua të flasë përmes Skype në televizionin CNN të Turqisë pasi televizioni publik i Turqisë mësohet se është mbyllur nga ushtarakët. Erdogan bëri thirrje që mbështetësit e tij të dalin në protesta.

Pamjet televizive të publikuara në CNN treguan njerëz që dilnin në protestë kundër ushtarakëve që kishin bllokuar urat mbi Bosfor, ndërkohë që në sfond dëgjoheshin të shtëna të shumta dhe protestuesit vraponin në panik.

Aeroportet e vendit janë mbyllur ndërsa aksesi te media sociale është ndërprerë. Avionë lufte dhe helikopterë raportohet se fluturuan në Ankara.

Ushtarakët raportohen se morën kontrollin e televizionit publik TRT dhe shpallën ligjin e luftës në të gjithë vendin, duke ndaluar teorikisht njerëzit që të dalin në rrugë. Në një deklaratë të lëshuar nga një grup ushtarakësh, ata akuzuan Erdogan se po gërryente sistemin demokratik dhe laik të Turqisë dhe se vendi do të drejtohej tani nga një “këshill paqeje”.

Turqia ka një histori grushtesh shteti të organizuara nga ushtria, e cila e konsideron veten si garantuese të traditave të Mustafa Kema Ataturkut dhe që synojnë ta mbrojnë vendin si nga komunizmi, ashtu edhe nga islamizmi.

 

Ora 23.00

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim deklaroi sonte se elementë të ushtrisë turke janë përpjekur të rrëzojnë qeverinë ndërsa agjencia Reuters deklaroi se ushtria e Turqisë ka lëshuar një deklaratë ku shkruhet se ajo ka marrë kontrollin e vendit. (Vijon)

Ushtarët turq kanë bllokuar urën simbol të Bosforit në Stamboll më 15 korrik 2016, ndërkohë që ura është ndriçuar me ngjyrat e flamurit francez në solidaritet me viktimat e sulmit të Nicës të enjten në Francë. Një grup ushtarakësh turq raportohet se kanë ndërmarrë një grusht shteti. (AP Photo/Emrah Gurel)
Ushtarët turq kanë bllokuar urën simbol të Bosforit në Stamboll më 15 korrik 2016, ndërkohë që ura është ndriçuar me ngjyrat e flamurit francez në solidaritet me viktimat e sulmit të Nicës të enjten në Francë. Një grup ushtarakësh turq raportohet se kanë ndërmarrë një grusht shteti. (AP Photo/Emrah Gurel)

 

Ora 23.30

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë deklaroi në Twitter se po e ndjek situatën me vëmendje dhe i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në Turqi të qëndrojnë brenda shtëpive apo hoteleve si dhe të informojnë familjarët e miqtë mbi situatën e tyre.

 

Ora 14.26

 

Mbështetës të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, protestojnë para ushtarëve në sheshin Taksim të Stambollit në orët e para të të shtunës më 16 korrik 2016. Kryeministri i Turqisë deklaroi se një grusht shteti nga ushtarakët po synon të rrëzojë qeverinë. Presidenti Erdogan i bëri thirrje mbështetësve të tij të përballen në protesta me ushtrinë, e cila ka marrë pikat kyçe të vendit në kontroll. (AP Photo/Emrah Gurel)
Mbështetës të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, protestojnë para ushtarëve në sheshin Taksim të Stambollit në orët e para të të shtunës më 16 korrik 2016. Kryeministri i Turqisë deklaroi se një grusht shteti nga ushtarakët po synon të rrëzojë qeverinë. Presidenti Erdogan i bëri thirrje mbështetësve të tij të përballen në protesta me ushtrinë, e cila ka marrë pikat kyçe të vendit në kontroll. (AP Photo/Emrah Gurel)

 

Ora 12.44, 16 korrik 2016

Përleshje mes mbështetësve të Erdogan dhe ushtrisë në Stamboll dhe Ankara.

Mbështetës të presidentit të Turqisë Erdogan u përleshën me ushtrinë ndërkohë që kjo e fundit duket se hapi zjarr në Stamboll, ku mijëra njerëz kanë dalë në rrugë pas lajmeve për grusht shteti të ndërmarrë nga një grup ushtarakësh. Fotot e agjencisë së lajmeve Anadolu paraqesin njerëz që raportohet se janë mbështetës të Erodgan ndërsa përballen me forcat ushtarake në mjete të blinduara.

Stamboll. Foto: Anadolu
Stamboll. Foto: Anadolu
Stamboll. Foto: Anadolu
Stamboll. Foto: Anadolu
Stamboll. Foto: Anadolu
Stamboll. Foto: Anadolu
Stamboll. Foto: Anadolu
Stamboll. Foto: Anadolu

 

Ushtarë turq po ruajnë zonën ndërsa mbështetës të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan protestojnë në sheshin Taksim në Stamboll në orët e para të së shtunës më 16 korrik 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Ushtarë turq po ruajnë zonën ndërsa mbështetës të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan protestojnë në sheshin Taksim në Stamboll në orët e para të së shtunës më 16 korrik 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Ura e Bosforit mbrëmjen e 15 korrikut 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Ura e Bosforit mbrëmjen e 15 korrikut 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Njerëzit janë mbledhur në protestë në Stamboll më 15 korrik 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Njerëzit janë mbledhur në protestë në Stamboll më 15 korrik 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Ushtarë turq në sheshin Taksim të shtunën më 16 korrik 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)
Ushtarë turq në sheshin Taksim të shtunën më 16 korrik 2016. (AP Photo/Emrah Gurel)

 

Ora 1.12, datë 16 korrik 2016

E paqartë se kush e organizoi grushtin e shtetit

Profesor Omer Taspinar, nga Instituti Brookings i cili pati paralajmëruar në mënyrë të përsëritur gjatë muajve të fundit për rrezikun e një grushti shteti në Turqi, tha se pyetja kyçe aktualisht është se në cilat nivele dhe çfarë përmasash brenda ushtrisë turke është organizuar grushti i shtetit.

“Situata është shumë fluide. Pyetja aktualisht është nëse tentativa për grusht shteti është nga komanda më e lartë, apo qe në nivel kolonelësh apo në nivel oficerësh. Është e paqartë nëse grushti erdhi nga segmente të caktuara të ushtrisë. Lajmet aktualisht flasin se është kjo e fundit. Shefi i shtabit të ushtrisë nuk ka folur ende siç ka ndodhur tradicionalisht me grushtet e shtetit në Turqi, kur kreu i ushtrisë zakonisht del në televizor për të deklaruar se ka marrë komandën,” tha ai.

 

Ora 1.55 datë 16 korrik 2016

Mijëra turq sfidojnë grushtin e shtetit

Obama dhe NATO mbështesin qeverinë e Turqisë

Mijëra turq dolën natën e sotme në rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit duke sfiduar një grusht shteti që duket se është organizuar nga një pjesë e ushtrisë turke. Megjithëse ushtarakët pas grushtit të shtetit deklaruan ndalim qarkullimi, shumë mbështetës të presidentit Erdogan e sfiduan urdhërin dhe u përballën me ushtarët, të cilët në disa raste raportohet se hapën zjarr ndërsa në disa raste të tjera qëndruan pasivë para zemërimit të njerëzve.

Me kalimin e orëve, ushtarakët pas grushtit të shtetit u përballën me diplomacinë botërore e cila deklaroi mbështetjen për qeverinë dhe institucionet e Turqisë. Presidenti i SHBA-ve Barack Obama deklaroi se “të gjitha palët në Turqi duhet të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Turqisë”.

Pak më vonë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg bëri thirrje për “respektim të plotë” të institucioneve demokratike dhe kushtetutën e Tuqisë.

Në deklaratë, Stoltenberg tha: “Sapo fola me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Cavusoglu. Po i ndjek zhvillimet në Turqi nga afër dhe i shqetësuar. Bëj thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe respektim të plotë të institucioneve demokratike të Turqisë dhe kushtetutës së vendit…. Turqia është një aleat i çmuar i NATO-s.”

Faktori ndërkombëtar ka qenë i shqetësuar gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit nga sjellja autoritariste e presidentit Erdogan, i cili është akuzuar për shkelje të të drejtëve të njeriut, burgosje të kritikëve dhe mbyllje me dhunë të gazetave kritike.

Etiketa: Barack ObamaBosforburgosjeCNNErdogangrusht shtetikomunizmiLuftaLufteMediaNATOndalimParaProtestaPunërajonRecep Tayyip ErdoganSHSHBAshqipStambollTaksimTRTTurqiTurqiaTwitterURAUshtriaZjarr
Tjetri
Kukan dhe Fleckenstein: të vazhdojnë negociatat për miratimin e Reformës në Drejtësi

Kukan dhe Fleckenstein: të vazhdojnë negociatat për miratimin e Reformës në Drejtësi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.