AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shkollat e ndara të Bosnjës thellojnë ndasitë etnike

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nxënësit boshnjakë. Foto: UNICEF Bosnje-Hercegovinë/Facebook – See more at: http://www.balkaninsight.com/al/article/shkollat-e-ndara-t%C3%AB-bosnj%C3%ABs-p%C3%ABrjet%C3%ABsojn%C3%AB-ndarjet-etnike-07-15-2016#sthash.4lm6RqMW.dpuf

Dhjetëra shkolla të mesme boshnjake janë ende të ndara sipas etnisë së nxënësve – duke përjetësuar ndarjet brenda shoqërisë, por duke u sjellë dobi partive politike me bazë etnike që kërkojnë të shfrytëzojnë sistemin. 

Nxënësit boshnjakë. Foto: UNICEF Bosnje-Hercegovinë/Facebook - See more at: http://www.balkaninsight.com/al/article/shkollat-e-ndara-t%C3%AB-bosnj%C3%ABs-p%C3%ABrjet%C3%ABsojn%C3%AB-ndarjet-etnike-07-15-2016#sthash.4lm6RqMW.dpuf
Nxënësit boshnjakë. Foto: UNICEF Bosnje-Hercegovinë/Facebook

Parimi i “dy shkolla nën një çati” – sipas të cilit nxënësit boshnjakë ndahen në klasa të ndryshme në të njëjtën ndërtesë shkolle bazuar te etnia e tyre – ka shkaktuar përsëri polemika këtë javë.

Nxënësit boshnjakë kanë të drejtë të arsimohen sipas kurrikulës së tyre “kombëtare” – që do të thotë se ata studiojnë në gjuhën e tyre (boshnjake, serbe ose kroate) dhe disa lëndë mësohen sipas përkatësisë së tyre etnike, siç janë feja dhe historia.

Këtë javë asambleja lokale në Kantonin Qendror të Bosnjës vendosi të krijojë një shkollë të mesme më vete me një program arsimor boshnjak për nxënës nga dy shkolla të mesme në Jajce që aktualisht frekuentohen nga nxënës nga të tria grupet kryesore etnike (boshnjakët, kroatët dhe serbët).

Deri më tani, nxënësit boshnjakë në dy shkollat e mesme lokale mund të studionin vetëm sipas kurrikulës kombëtare kroate, edhe pse kishin të drejtën ligjore për të studiuar gjuhën boshnjake dhe fenë islame, raportuan mediat vendase.

Nxënësit merrnin gjithashtu dëftesa me stemën e shtetit të vogël kroat të panjohur të kohës së luftës të quajtur Herzeg-Bosnja, një simbol nacionalist i cili është deklaruar i paligjshëm.

Sipas ministres së arsimit të Kantonit të Bosnjës Qendrore, Katica Cerkez, shkolla e re për nxënësit boshnjakë do të ngrihet duke përdorur “resurset ekzistuese”.

Kjo do të thotë se ajo do të funksionojë në të njëjtën ndërtesë që aktualisht përdoret nga shkolla e mesme “Nikola Sop” dhe nxënësit që më parë frekuentonin shkollën “Nikola Sop” tani do të ndahen nga nxënësit e etnive të tjera, ndërkohë që do të vazhdojnë të mbeten në të njëjtën ndërtesë.

“Kjo ishte zgjidhja e vetme e mundshme. Krijimi i një entiteti të ri ligjor sipas të cilit nxënësit me kombësi boshnjake do të kenë mundësinë të frekuentojnë orë mësimi në gjuhën boshnjake,” tha për mediat Elvedin Musanoviç, një anëtar i asamblesë kantonale nga partia kryesore boshnjake, Partia për Veprim Demokratik, SDA.

Propozimi i mbështet kryesisht nga SDA dhe nga partia e kroatëve të Bosnjës, Bashkimi Demokratik Kroat, HDZBiH.

Por anëtarë të tjerë të asamblesë – përfshirë ata nga Partia Social Demokratike e Bosnjës dhe Hercegovinës – ishin kundër tij.

“Kishte disa mënyra të tjera për ta zgjidhur këtë problem,” tha për BIRN anëtari i asamblesë nga Partia Social Demokrate, Nijaz Helez.

“Ne jetojmë të gjithë bashkë në Jajce dhe ndarja e këtyre nxënësve nuk ishte e nevojshme,” shtoi Helez.

Vendimi u kundërshtua gjithashtu nga një sërë nxënësish nga të dyja shkollat e mesme, të cilët organizuan një protestë duke i kërkuar autoriteteve të mos i ndanin ata sipas përkatësive etnike.

“Unë tani kam disa shokë që janë, për mua, edhe më të mirë sesa feja ime,” tha Tarik Sehiç. Një nxënës, për stacionin rajonal televiziv N1.

“Ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe s’kemi asnjë problem,” tha ai.

 

Nxënësit boshnjakë. Foto: UNICEF Bosnje-Hercegovinë/Facebook - See more at: http://www.balkaninsight.com/al/article/shkollat-e-ndara-t%C3%AB-bosnj%C3%ABs-p%C3%ABrjet%C3%ABsojn%C3%AB-ndarjet-etnike-07-15-2016#sthash.4lm6RqMW.dpuf
Nxënësit boshnjakë. Foto: UNICEF Bosnje-Hercegovinë/Facebook

Orare të ndryshme, asnjë bashkëveprim

Fenomeni i “dy shkolla nën një çati” është ende i përhapur në vend, sidomos në disa zona entitetit të Federatës me shumicë boshnjake dhe kroate – pavarësisht një vendimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Federatës se kjo lloj praktike është diskriminuese.

Sipas Aida Becirovic, shefi vendit Bosnjë e Schuler Helfen Leben, një organizatë gjermane për ndihmë të rinjve, tha për BIRN-in se ka aktualisht rreth 52 shkolla të mesme në vend që veprojnë sipas parimit.

Ato janë përqendruar kryesisht në Bosnjën qendrore dhe në jug të vendit, në qytete si Mostar ose Stolac.

Sipas Aida Beciroviç. Shefja e Schuler Helfen Leben në Bosnjë, një organizatë rinore gjermane, tha për BIRN se në vend kishte aktualisht 52 shkolla të mesme që funksionin sipas këtij parimi.

Ato janë kryesisht të përqendruar në Bosnjën qendrore dhe në jug të vendit, në qytete si Mostari apo Stolaci.

“Zakonisht, të dyja shkollat kanë orare të ndryshme dhe zënë pjesë të ndryshme të ndërtesës,” shpjegoi Becirovic.

“Ndonjëherë ato kanë hyrje të ndryshme për nxënësit në varësi të kombësisë së tyre dhe pushimet organizohen në mënyrë të tillë që ata të mos mund të bashkëveprojnë,” shtoi ajo.

Bosnja aktualisht nuk ka një program të unifikuar kombëtar arsimor dhe asnjë një ministri shtetërore arsimi. Ndërkohë që shumica e autoritetit në arsim mbahet nga entitetit, dhe në Federatë, nga kantone individuale.

Praktika e të pasurit dy shkolla nën të njëjtën çati filloi gjatë konfliktit të viteve 1992-1995 si një mënyrë për të siguruar të drejtat e pakicave dhe të rikthyerve të pas-luftës, sipas kreut të OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, Honathan Moore.

“Menjëherë pas luftës, ndodhi që në një vend të ishte një shkollë, por një komunitet i ndryshëm s’do të shkonte në atë shkollë, duke përdorur restorantet ose shtëpitë private për të dhënë mësim,” tha Moore për BIRN.

Shkollat e ndara u menduan si “një hap i përkohshëm, me shpresën për të sjellë fëmijët nga komunitete të ndryshme të paktën në të njëjtën ndërtesë,” shtoi ai.

Me kalimin e viteve, megjithatë, ajo që u projektua si një kompromis i përkohshëm u bë një praktikë e përhershme.

Edhe pse në disa vende europiane ekzistojnë programe të ndryshme etnike arsimi, në Bosnjë, ku institucionet janë projektuar të reflektojnë parimin e barazisë së të tre “popujve përbërës” (boshnjakët, serbët dhe kroatët), “dy shkolla nën një çati” është shndërruar në një nga simbolet e ndarjes së publikut të gjerë përgjatë vijave etnike.

Në vitin 2014, Gjykata Kushtetuese e Federatës vendosi se sistemi ishte jo kushtetues sepse përfaqësonte një formë ndarjeje dhe diskriminimi.

Megjithatë, dy vjet pas kësaj, vendimi ende nuk merret në konsideratë, ndërsa nivelet më të ulëta të qeverisë refuzojnë t’i binden vendimit të gjykatës.

“Është thjesht një tjetër rast i injorimit të një vendimi kushtetues. Ka me qindra vendime gjyqësore që nuk janë vënë në zbatim,” shpjegoi Moore.

Nxënësit si vegla patronazhi

Faktori kryesor që deri më tani ka penguar ndonjë ndryshim në sistem është pushteti që partitë politike ushtrojnë mbi shoqërinë boshnjake dhe ndikimi i tyre në sistemin arsimor, i cili u lejon atyre ta përdorin shkollimin e fëmijëve si një mjet për të zgjeruar rrjetet e tyre të patronazhit.

“Kur ke dy shkolla në vend të njërës, ke më shumë vende pune që mund t’ia japësh grupit tënd etnik ose anëtarëve të partisë. Kur ke më shumë shkolla, kjo gjë kushton më shumë para. Por për aq kohë sa ato u sigurojnë vende pune njerëzve të lidhur me partitë politike, askujt s’i bëhet vonë për këtë,” tha Moore.

“Prindërit janë gjithashtu viktima të presionit politik.  Ata e shprehin privatisht shqetësimin e tyre, por publikisht janë shumë të gatshëm,” shtoi ai.

Moore u shpreh se kombinimi i shkollave që tani janë të ndara nuk do të nënkuptonte imponimin e të njëjtës kurrikul të gjithë nxënësve, por do të kursente para dhe do të garantonte shërbime më të mira arsimore.

Beciroviç pranoi se mbajtja e një sistemi të ndarë arsimimi ishte në dobi të elitës politike të vendit – dhe kishte efekt sekondar përjetësimi të ndarjeve etnike brenda shoqërisë pasi nxënësit largohen nga shkolla.

“Kjo është një situatë optimale për partitë politike boshnjake, sepse ato mund t’i ndajnë të rinjtë dhe manipulojnë ata, duke i bindur t’i druhen komuniteteve të tjera,” shtoi ajo.

Etiketa: AIDAArsimiBIRNBosnjaBosnjedemokrateFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqKEkomunitetkushtetueseLokaleOSBEpaktParaPartiaPartia Social DemokrateSHshkollasocial demokrateUNICEFVendimiviktima
Tjetri
Liderët e Ballkanit bashkohen për të dënuar sulmin e Nisës

Liderët e Ballkanit bashkohen për të dënuar sulmin e Nisës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.