AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Dokufest në Kosovë do të çelet pa mbështetjen financiare të shtetit

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Kultura, Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Festivali i Filmit në Kosovë, Dokufest. Foto: DokuFest.com

Vetëm disa ditë përpara fillimit të festivalit të dokumentarit dhe filmit të shkurtër të Prizrenit, organizatorët e Dokufest thonë se ndërsa autoritetet në Kosovë pretendojnë të ndihmojnë, ata nuk kanë dhënë akoma asnjë qindarkë.

Festivali i Filmit në Kosovë, Dokufest. Foto: DokuFest.com
Festivali i Filmit në Kosovë, Dokufest. Foto: DokuFest.com

Organizatorët e Dokufest, duke prezantuar programin e plotë të festivalit të hënën, i cili do të mbahet nga 5 deri në 13 gusht në Prizren, thonë se festivali i këtij viti do të mbahet pa asnjë ndihmë nga shteti.

Ministria e Kulturës së Kosovës, financuesja më e madhe e festivalit, ofroi 30,000 euro që do të mbulonin 20 për qind të shpenzimeve totale.

Por Eroll Bilibani, drejtor ekzekutiv i Dokufest, thotë se ata nuk kanë marrë asnjë financim nga ministria.

“Institucionet e Kosovës e shfrytëzojnë çdo mundësi për të përmendur se sa krenarë janë për Dokufest. Por për fat të keq këtë vit nuk morëm asnjë mbëshetje nga asnjë ministri – Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës nuk kanë transferuar ende asnjë fond,” tha Bilibani.

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit nuk iu përgjigjën pyetjeve të BIRN rreth vonesës.

Megjithatë, festivali do të vazhdojë, thonë organizatorët dhe do të ketë një numër të madh policësh dhe autoritetesh të sigurisë që do të monitorojnë çdo pikë ku do të mbahet festivali.

Drejtoresha e Dokufest Nita Deda tha se po bëhet gjithçka për të shënjuar sërish Prizrenin si një qytet i rëndësishëm në hartën kulturore.

“Këtë vit patëm një numër rekord aplikimesh në filma. Përzgjodhëm 238 nga 5000 filma që aplikuan. Kjo e bën këtë programin më të madh dhe më cilësor të festivalit,” tha Deda.

“Korrupsioni” është çështja kryesore dhe slogani i këtij edicioni dhe pasojat e tij shoqërore do të analizohen në filma, diskutime dhe trajnime me kinematografë vendas dhe të huaj, si dhe me ekspertë.

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari tha se përveç kategorive të zakonshme në garë, një kategori e re do t’i dedikohet regjisorëve të filmave që vdiqën vitin e shkuar.

“Dy nga filmat më të njohur të regjisorit iranian Abbas Kiarostami “Shija e Qershisë” dhe “Afër” do të shfaqen për nder të këtij artisti, ndërsa për nder të regjisores belge Chantal Akerman do të jepet premiera botërore e një interviste që ajo dha në prishtinë një vit përpara se të vdiste,” tha Nurkollari.

Do të ketë 10 premiera kombëtare që përzgjedhësi i programit të filmave të shkurtër Samir Karahoda tha se janë shumë të rëndësishme për festivalin.

Karahoda shtoi se “Shtëpia”, një bashkëprodhim i Dokufest, që është nominuar tashmë për çmime e Akademisë Europiane të Filmit, do të shfaqet.

Muzikantë të njohur do të jenë gjithashtu pjesë e programit DokuNight.

Omar Souleyman nga Siria do të hapë koncertin e festivalit ndërsa këngëtarja libaneze Yasmine Hamdan do të performojë në natën e fundit, duke ia dedikuar arin e saj të dashuruarve.

Etiketa: BIRNEurofinancimKorrupsioniKosovëMinistria e KulturësprodhimSHSiria
Tjetri
Vendet e Ballkanit i drejtohen Rios me shpresa të mëdha

Vendet e Ballkanit i drejtohen Rios me shpresa të mëdha

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.