AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vendet e Ballkanit i drejtohen Rios me shpresa të mëdha

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parku Olimpik në Rio. Foto: Andre Motta/Brasil2016.gov.br

Teksa sportistët më të mirë të Ballkanit i drejtohen Brazilit, shpresat për lavdi janë të mëdha në rajonin e trazuar.

Parku Olimpik në Rio. Foto: Andre Motta/Brasil2016.gov.br
Parku Olimpik në Rio. Foto: Andre Motta/Brasil2016.gov.br

Më shumë se 400 atletë nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bullgaria, përfshirë lojtarë të klasit botëror si Novak Djokoviç, Sandra Perkoviç dhe Majlinda Kelmendi – janë drejtuar për në Lojërat Olimpike të Rios me shpresat se do të kthehen në atdhe me medalje të arta.

Ekipet serbe dhe malazeze të vaterpolos, ekipet e basketbollit të Serbisë dhe Kroacisë, skuadra malazeze e hendbollit për femra dhe shumë të tjera kanë kaluar në përgatitje në rënda për të provuar vlerën e tyre në Brazil.

Tifozët tashmë janë gati dhe televizionet kombëtare kanë përgatitur qindra orë programe të dedikuara. Televizorët me ekranë të sheshtë po shiten shpejt dhe birraritë do të rrinë më gjatë hapur prej kërkesës së lartë.

Megjithatë, politika vështirë se mund të ndahet nga një event kaq i madh sa Lojërat Olimpike.

Greqia protestoi ashpër sepse organizatorët e Lojërave fillimisht e quajtën Maqedoninë me emrin kushtetues “Maqedoni” në vend që të përdornin frazën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM, term i miratuar nga Kombet e Bashkuara për të kënaqur Athinën.

Kjo mosmarrëveshje u zgjidh shumë shpejt, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të qartë se emërtimi i duhur, siç njihet nga OKB-ja, është në të vërtetë FYROM.

Akronimi me tre germa, MKD i mbijetoi gjithsesi protestës greke dhe mbetet në përdorim në faqen zyrtare.

Shqipëria:

Tre gra dhe tre burra do të mbrojnë nderin e Shqipërisë në Rio, por vetëm Luiza Gega, vrapuesja 27-vjeçare, ka një shans të sjellë medaljen e parë olimpike në Shqipëri.

Gega doli e gjashtë në garën 1500 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në 2014, që u cilësua si një sukses i jashtëzakonshëm për vendin pa infrastrukturë për atletikë.

Në fakt, Gega është stërvitur në parqet e Tiranës dhe do të udhëtojë në Rio pa fizoterapistin, ekspertin e ushqimit apo  një masazhator.

Ndërsa vendi duket i dëshpëruar për një lloj suksesi sportiv, mundësi kryesor i Shqipërisë, Sahit Prizreni nuk do të garojë. Ai ndryshoi kombësi pas Lojërave në Pekin katër vite më parë dhe do të konkurrojë nën flamurin australian në Rio.

Bosnja

Bosnja është një tjetër vend i Ballkanit që nuk ka fituar asnjë medalje olimpike. Që nga debutimit i saj në lojërat e Barcelonës të vitit 1992, qitësi Nedzad Fazlija iu afrua më tepër podiumit, duke përfunduar i gjashti në Sidnej.

Por shpresat e Bosnjës në Rio duken më të larta se kurrë, pasi vrapuesi i distancës së mesme Amel Tuka dhe xhudistja Larisa Çeriç kanë performuar në mënyrë të shkëlqyer në vitet e kaluara.

Tuka, një specialist i 800-metërshit, fitoi statusin e heroit kombëtar pas përfundimit në vendin e tretë në Kampionatin Botëror 2015 në Pekin. Aktualisht, Tuka renditet i nënti në botë dhe ka përballë kampionët nga Kenia, të cilët duhet t’i mundë për të arritur në podiumin e Rios.

Larisa Ceriç e cila ka rripin e zi në xhudo, shpreson gjithashtu të thyejë mallkimin dhe të sjellë një medalje në Sarajevë, pas përfundimit për të disatën herë në vendin e nëntë në kampionatin europian.

Bullgaria

Atletja më e mirë e Bullgarisë, Ivet Lalova-Collio shpreson të thyejë parashikimin pesimist të bankës së investimeve Goldman Sachs, që parashikoi se vendi i saj nuk do të fitojë ndonjë medalje të artë në Rio.

Pas mbarimit në vendin e dytë në kategorinë 100 dhe 200 metra për femra në Kampionatin e fundit Europian të Atletikës 2016, ajo do të duhet të mundë vrapuesit nga SHBA dhe Xhamajka për të provuar se bankierët e kishin gabim.

Trajnerja e gjimnastikës, Iliana Raeva beson se atletët e saj mund të përballen me barrën e pritshmërisë për medalje dhe thotë se ata do ta përfundojnë me sukses Olimpiadën. “Beteja do të jetë shumë e ashpër. Gjashtë ekipe do të konkurrojnë për tri medalje,” tha ajo për të përditshmen bullgare Sega.

Kroacia

Pas suksesit në lojërat e Londrës, Kroacia shpreson të thyejë të gjitha rekordet dhe të marrë më shumë medalje në Rio.

Grupin e kryeson Sandra Perkoviç, hedhëse e diskut, kampione në fuqi në Europë dhe në Lojëra Olimpike.

Ekipet e Kroacisë në vaterpolo dhe hendboll konsiderohen gjerësisht si ndër më të mirat, por një tjetër ekip të cilit nuk duhet t’i ndahen sytë, është skuadra e basketbollit të Aleksandar Petroviç.

Pas vitesh performance të vakët, kroatët ia dolën të të krijojnë një ekip të fortë të drejtuar nga Bojan Bogdanoviç i NBA-së dhe Dario Sariç.

Skuadra u kualifikua për Rio pas një performancë epike kundër Italisë në turneun kualifikues dhe mund të jetë befasia e Olimpiadës.

Reputacionin i tyre i sapokrijuar nuk e ka përmirësuar statusin e tyre në Kroaci; Bogdanoviç protestoi në Facebook rreth hapësirës së pakët që pati në fluturimin për në Amerikën e Jugut.

Kosova

Lojërat në Rio do të jenë të parat ku atletët do të konkurrojnë nën flamurin e Kosovës.

Dy herë kampionia botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi shihet gjerësisht si një konkurrente e fortë e medaljes së arit në kategorinë e saj.

Një total prej tetë atletësh, dy vrapues, dy notar, dy mundës xhudo, një çiklist dhe një qitës do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e para Olimpike për të.

Mali i Zi

Ekipi malazez i hendbollit për femra erdhi në Rio për të gjetur rrëmujë dhomat e tyre. Fitueset e medaljes së argjendit në Londër katër vite më parë, përfunduan stërvitjen e parë përpara se të shkonin për të pastruar dhomat. Vajat janë shpresa më e mirë e Malit të Zi për të fituar një medalje bashkë me skuadrën e vaterpolos së meshkujve.

Megjithatë, disa polemika pasuan udhëtimin e tyre në Amerikën e Jugut, pasi Mali i Zi vendosi të përshëndesë atletët e vet me një këngë të krijuar posaçërisht për këtë rast, përshkruar gjerësisht si e tmerrshme. “Shpresoj që askush të mos e dëgjojë këtë këngë. Përndryshe nuk do të na lënë të konkurrojmë”, shkruante e përditshmja Vijesti në Podgoricë.

Rumania

Me 301 medalje të fituara deri më tani në Lojërat Olimpike Verore, atletët rumunë shpresojnë të fitojnë jo më pak se pesë medalje në Rio, ku xhudistja Adreea Chitu, gjimnasti Marian Dragulescu dhe skuadra e hendbollit për femra kryesojnë pretendentët.

Serbia:

Me Novak Djokoviç që konkurron në Lojërat Olimpike, Serbia është e sigurt se delegacioni i saj me 104 persona do të kthehet në Beograd të paktën me një medalje.

Kërcyesja për së gjati Ivana Spanoviç, një grup qitësish të klasit botëror dhe skuadra e vaterpolos për meshkuj konsiderohen si pretendentë për medalje në Rio.

Skuadra e basketbollit, sipas Retuters, gjithashtu është gati të shkëlqejë në Rio, kryesuar nga basketbollisti me famë në Europë, Milos Teodosiç, zbulimi i ri i NBA, Nikola Jokiç dhe nga një prej më të mirëve jashtë SHBA, Bogdan Bogdanoviç.

Etiketa: BeogradBosnjaBrazilBullgariaFacebookgraGreqiaKombet e BashkuaraKomiteti OlimpikKosovaKosovëKroaciKroaciaLondërMajlinda KelmendiMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniaMedaljeOKBpaktParaRumaniaSerbiaSHSHBAShpresONshqipShqipëriShqipëriaTelevizionetTiranë
Tjetri
Saga e spiunazhit jugosllav e kthen vëmendjen nga vrasjet

Saga e spiunazhit jugosllav e kthen vëmendjen nga vrasjet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.