AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Saga e spiunazhit jugosllav e kthen vëmendjen nga vrasjet

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zdravko Mustaç (majtas) dhe Josip Perkoviç (djathtas) në gjykatë në Munih. Foto: Beta/Peter Kneffel.

Gjyqi për vrasje kundër ish-zyrtarëve të inteligjencës Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviç shkaktoi siklet politik për Kroacinë dhe riktheu në vëmendje raste të vrasjeve të disidentëve jugosllavë jashtë shtetit. 

Zdravko Mustaç (majtas) dhe Josip Perkoviç (djathtas) në gjykatë në Munih. Foto: Beta/Peter Kneffel.
Zdravko Mustaç (majtas) dhe Josip Perkoviç (djathtas) në gjykatë në Munih. Foto: Beta/Peter Kneffel.

Çështja kundër ish-shefave të inteligjencës Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviç, të cilët u dënuan në Munih të mërkurën për inkurajim të vrasjes së një emigranti kroat në vitin 1983, u bë fokus i shumë spekulimeve më shumë se një vit para se të mbërrinte në gjykatë.

Në prag të anëtarësimit të Kroacisë në BE më 1 korrik 2013, ishte biseda e parë e Gjermanisë për nxjerrjen e dy burrave në gjyq duke përdorur një urdhër-arresti europian, i cili detyron çdo shtet anëtar të arrestojë dhe transferojë kriminelët e dyshuar në vendin që i kërkon ata.

Por më 28 qershor 2013, në ditët e fundit para anëtarësimit, parlamenti kroat, me nismën e qeverisë së qendrës së majtë dhe kryeministrit Zoran Milanoviç, miratoi një ligj i cili përcaktoi se urdhër-arresti europian ishte i vlefshëm vetëm për krime të kryera pas vitit 2002.

Kjo do të kishte penguar ekstradimin e Mustaçit dhe Perkoviçit, duke bërë që media ta pagëzonte legjislacionin me emrin “Lex Perkoviç“.

Qeveria pretendoi se ajo vendosi ta miratonte ligjin për të parandaluar ekstradimin e veteranëve kroatë të luftës, por pati spekulime të pabazuara se ish-shefa të spiunazhit mund të zbulonin sekrete në gjykatë që mund të vinin në siklet shtetin.

Miratimi i ligjit shkaktoi një reagim të ashpër nga Berlini dhe Brukseli.

Në shtator të vitit 2013, Mina Andreeva, zëdhënëse për komisioneren e drejtësisë të BE-së Vivian Reding, e paralajmëroi Kroacinë ta ndryshonte atë “shpejt dhe pa kushte” ndryshe Komisioni Europian do të merrte “masat e duhura”.

Më vonë në të njëjtin muaj, një ditë pasi Partia e saj Kristian Demokrate fitoi zgjedhjet parlamentare, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo shpresonte që Kroacia do ta harmonizonte ligjin e saj të ekstradimit me legjislacionin europian “siç ishte rënë dakord me BE-në”.

Vetëm disa ditë më pas, qeveria kroate iu nënshtrua presionit dhe tha se do ta ndryshonte ligjin, duke bërë të mundur ekstradimin e dy burrave pasi legjislacioni hyri në fuqi në fillim të janarit 2014.

Urdhër-arrestet për Perkoviçin dhe Mustaçin erdhi në fillim të janarit dhe Gjykata e Qarkut në Zagreb dhe Gjykata e Lartë shumë shpejt konfirmuan urdhër arrestin për Perkoviçin, i cili u ekstradua të njëjtin muaj në Munih, ndërsa Mustaç u dërgua në Gjermani në fund të prillit.

Çështja – i cili ishte edhe gjyqi i parë i ish-zyrtarëve të shërbimeve të inteligjencës nga dega kroate e SDS-së (më shumë e njohur si UDBA) – ngriti gjithashtu çështjen e vrasjes së disidentëve jugosllavë jashtë shtetit.

Sipas prokurorisë, nga vitet 1960 deri në shpërbërjen e Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, në Gjermaninë Perëndimore pati më shumë se 60 vrasje të emigrantëve jugosllavë, të cilat me siguri janë kryer nga SDS-ja. Njëzetë e dy prej tyre ishin emigrantë kroatë të vrarë midis vitit 1970 dhe 1989.

Jugosllavia i justifikoi disa prej këtyre vrasjeve duke pretenduar se ishin operacione anti-terroriste, duke qenë se disa emigrantë përdorën vërtet metoda terroriste ndërsa luftonin kundër shtetit komunist.

Pasi u bë e pavarur në vitet 1990, Kroacia nuk i adresoi vrasjet dhe u dha vende pune ish-zyrtarëve të SDS-së. Perkoviç iu bashkua Ministrisë së Mbrojtjes në Kroaci në vitin 1991, ku ai ishte asistent i ministrit të mbrojtjes deri në vitin 1992, pas të cilës ai u bë këshilltar i lartë i ministrit.

Perkoviç pohoi se agjencitë federale të inteligjencës jugosllave e kishin vrarë emigrantin Stepjan Djurekoviç, ndërsa ai kishte punuar vetëm për degën kroate të SDS-së, por gjykata e Munihut e hodhi poshtë këtë argument.

Një vrasje e autorizuar

Në kohën e vrasjes së emigrantit Stjepan Djurekoviç në Munih në vitin 1983, Mustaç ishte kreu i degës kroate të SDS-së dhe Perkoviç ishte shef i departamentit të saj përgjegjës për emigrantët.

“Në fund të vitit 1982 ose në fillim të vitit 1983 Zdravko Mustaç autorizoi Perkoviçin të fillonte përgatitjet për vrasjen e Stjepan Djurekoviç,” tha kryetari i trupit gjykues Manfred Dauster në gjykatë ndërsa njoftonte vendimin të mërkurën.

Gjykata tha se Mustaç dhe Perkoviç organizuan vrasjen për të heshtur Djurekoviçin sepse ai ishte në dijeni të aktiviteteve të dyshuara kriminale të Vanja Spiljak – i biri i Mika Spiljak, anëtar i presidencës jugosllave – në kompaninë energjitike shtetërore të INA.

Djurekoviç punoi për INA si drejtor i saj i marketingut para se ai të arratisej në Gjermani në vitin 1982.

Ai u vra në një garazh në Wolfsrathausen pranë Munihut, ku printonte materiale propagandistike anti-jugosllave.

“Arsyeja për largimin e Djurekoviçit ishin veprimet e tij armiqësore kundër Jugosllavisë dhe përfshirja në një mashtrim në kompaninë energjitike kroate INA,” tha gjykatësi Dauster.

“Besohej se eliminimi i Djurekoviçit do të eliminonte problemin me INA-n, e cila ishte bërë një barrë e madhe për lidershipin republikan për shkak të hetimit të një mashtrim që kapte vlerën e disa miliona dollarëve,” shtoi ai.

Një figurë e rëndësishme në vrasjen e Djurekoviçit ishte informatori i SDS-së Krunoslav Prates, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë gjermane në vitin 2008 për përfshirjen e tij në vrasje.

Prates e thirri Djurekoviçin në një takim në garazh ditën që ai u vra. Vrasësit po e prisnin brenda në garazh pasi kishin hyrë aty me një çelës që ua kishte dhënë Pratesi.

Si kreu i departamentit të SDS që merrej me emigrantët, Perkoviç ishte shefi i Pratesit, tha gjyqtari.

Megjithatë, Pratesi tha në gjykatë gjatë gjyqit se pretendimi në lidhje me çelësin ishte “një histori e trilluar”, duke u kthyer te deklaratat e tij të mëparshme që ai dha për hetuesit gjermanë.

Një tjetër dëshmitar i rëndësishëm ishte ish-agjenti i SDS Vinko Sindiciç, i cili ka kryer burg në Britani për vrasjen në tentativë të emigrantit kroat Nikola Stedul, në Skoci në vitin 1988.

Sindiç përmendi dy burrat që ai pretendoi se ishin vrasësit e Djurekoviçit në gjykatë në korrik.

Gjatë të gjithë gjyqit, mbrojtja spekuloi se Djurekoviçi mund të ishte vrarë sepse ai po u kalonte informacione ushtarake jugosllave agjencisë së inteligjencës të Gjermanisë Perëndimore, BND-së.

Mbrojtja u shpreh gjithashtu se qëllimi ishte që Djurekoviçi të rrëmbehej dhe vrasja nuk u planifikua paraprakisht nga zyrtarët e SDS-së.

Sipas të dhënave të BDN-së, Djurekoviçi punoi për inteligjencën gjermane që nga viti 1975 deri në vitin 1983. Ish-agjenti i BND-së Rudolf Wollwerth gjithashtu konfirmoi në gjykatë se agjencia “po e paguante mirë Djurekoviçin”.

Megjithatë, gjykata e refuzoi këtë linjë arsyetimi dhe deklaroi fajtorë Mustaçin dhe Perkoviçin.

Avokatët mbrojtës të të dy burrave janë shprehur që më parë që do ta apelojnë vendimin.

Etiketa: Angela MerkelBEBritaniBrukseliBurgdemokrateGjermaniGjykataGjykatëGjyqGjyqiKomisioni EuropianKrimeKroaciKroaciaLigjmashtrimMbrojtjaMediaMerkelminaParaPartiaQeveriaSHshtatorVrasjavrasjeZagrebZgjedhjet
Tjetri
Dashuria për traditën e gurtë të Beratit bën bashkë të rinjtë shqiptarë dhe francezë

Dashuria për traditën e gurtë të Beratit bën bashkë të rinjtë shqiptarë dhe francezë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.