AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE “po gjurmon” tregtinë e armëve të Ballkanit zbuluar nga BIRN

Lawrence MarzoukngaLawrence Marzouk
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga Thijs ter Haar/Flickr

Shërbimi diplomatik i BE tha se po analizon me kujdes zbulimet e një investigimi të BIRN dhe OCCRP që tregoi se si armët e Europës Qendrore dhe Lindore gjendeshin në fushëbetejat e Sirisë.

Foto nga Thijs ter Haar/Flickr
Foto nga Thijs ter Haar/Flickr

Njësia e politikës së jashtme të Bashkimit Europian thotë se ka qenë duke monitoruar transportin e armëve për në Lindjen e Mesme dhe në duart e grupeve islamike në Siri, përfshirë ISIS.

Maja Kocijançiç, një zëdhënëse për shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, i tha BIRN se Shërbimi i Veprimit të Jashtëm ishte “shumë aktiv në këtë fushë”, duke shtuar: “po shohim raportin që ju publikuat”.

Shërbimi po mbledh të dhëna mbi armët e paligjshme të gjetura në Siri dhe Irak, shtoi Kocijançiç.

Një investigim i fundit nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN dhe Projekti i Gazetarisë Mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, OCCRP zbuloi se që prej vitit 2012 Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Sllovakia, Serbia dhe Rumania kanë pasur marrëveshje për të eksportuar armë dhe municione me vlerë të paktën 1.2 miliardë euro në katër vende që mbështesin opozitën e armatosur të Sirisë.

Marrëveshjet me vlerë totale 829 milionë euro, u bënë me Arabinë Saudite.

Vendet eksportuese morën licenca pavarësisht se shumë prej armëve devijoheshin pastaj për në Siri, duke përfunduar në duart e opozitës, si dhe në grupet islamike të akuzuara për masakra.

Vendet anëtare në BE dhe ato që synojnë anëtarësimin janë të detyruara të kryejnë tetë kontrolle të ndryshme përpara se të bien dakord për licencat e eksportit të armëve.

Kontrollet përfshijnë vlerësimin e rrezikut nëse armët e shitura do të devijohen ose përfundojnë në duart e grupeve terroriste.

Kocijançiç shtoi: “Jemi në dijeni të raportimeve mbi transfertat e armëve nga Europa në Lindjen e Mesme, që dyshojnë për devijim të armëve në grupe islamike si Da’esh, Ansar al-Sham ose Jabhat Fatah al-Sham, dhe po i analizojmë me kujdes këto çështje”.

Ajo nuk mund të konfirmonte nëse vendet ballkanase me perspektivë anëtarësimi do të kritikohen për eksportet e armëve në progres-raportet e përvitshme që do të publikohen në vjeshtë.

Megjithatë, ajo tha: “Lufta kundër krimit të organizuar, që përfshin drogën, armët dhe trafikimin e njerëzve, shihet me shumë kujdes”.

Ekspertët e tregtisë së armëve dhe ata të të drejtave të njeriut thanë se ndërrimi i destinacionit të këtyre armëve dhe përdorimi i tyre nga grupet e dyshuara për krime lufte duhet të ngrenë pyetje rreth tregtisë.

Investigimi i BIRN dhe OCCRP, publikuar edhe nga The Guardian, u shfaq në titujt e shumë mediave ndërkombëtare dhe tërhoqi reagime nga krerët e shteteve dhe zyrtarët e lartë.

Etiketa: ArmëBashkimit EuropianBEBIRNBosnjaBullgariaEuroEuropaInvestigimIrakISISKrimekrime lufteKroaciaLuftaLuftemarrëveshjeOCCRPpaktprogresRumaniaSerbiaSHSiriSllovakiaThe Guardian
Tjetri
Atletët ballkanas, gati të valëvitin flamujt e tyre në Rio

Atletët ballkanas, gati të valëvitin flamujt e tyre në Rio

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.