AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Maqedonia mban zi për 21 viktimat e stuhisë fatale

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dëmet nga stuhia në Shkup. Foto: MIA

Maqedonia po mban një ditë zi për 21 personat që humbën jetën gjatë stuhisë katastrofike me shi të dendur dhe erëra të fuqishme, që përfshiu Shkupin të shtunën në mbrëmje.

Dëmet nga stuhia në Shkup. Foto: MIA
Dëmet nga stuhia në Shkup. Foto: MIA

Teksa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në disa nga fshatrave më të goditura pranë Shkupit të hënën në mëngjes, autoritetet konfirmuan se të paktën 21 persona vdiqën në stuhinë e rëndë të së shtunës dhe thanë se po kërkonin për të tjerë persona të zhdukur.

Shumica e viktimave vdiqën në periferi të kryeqytetit në fshatrat Stajkovci, Singeliç, Smilkovci dhe Aracinovo, ku uji rrëmbeu makinat në rrugë dhe përmbyti e shkatërroi shtëpitë.

“Kjo është e tmerrshme. Ne patëm vetëm një minutë e gjysmë kohë për të dalë jashtë [nga shtëpia] dhe për të shpëtuar veten kur uji vërshoi,” tha një banor i Stajkovcit për Telma TV.

“I shpëtuam vdekjes për pak. Uji ishte thuajse dy metra i thellë. Nuk kam parë kurrë një mot të tillë,” tha banori.

Shumë banorë nga këto zona, shtëpitë e të cilëve u përmbytën e kaluan natën e të dielës jashtë fshatrave të tyre, në shtëpitë e të afërmve ose në shkollat fillore që u kthyen në streha të përkohshme. Shumë të tjerë u larguan nga frika se moti i keq do të vazhdonte.

Spitalet raportuan të paktën 100 persona të plagosur nga stuhia. Njëzet e dy prej tyre u plagosën më rëndë dhe u mbajtën në spital.

Ndërkohë, banorët e Shkupit përdorën rrjetet sociale për të organizuar donacionet e ujit të pijshëm, ushqimit dhe furnizimeve ushqimore për viktimat që më pas iu dorëzuan Kryqit të Kuq, që dërgoi skuadra në zonat e prekura.

Presidenti Gjorge Ivanov, Kryeministri Emil Dimitriev dhe kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski vizituan fshatrat e prekura më tepër të dielën.

Autoritetet kundërshtuan kritikat nga disa banorë vendas dhe media, që pretenduan se bllokimi i kanaleve kulluese dhe një përgjigje e ngadaltë nga zyrtarët e përkeqësuan situatën.

“Le të përqendrohemi tani në ofrimin e ndihmës për ata që u goditën më rëndë, duke u ofruar ndihmë dhe strehim atyre që kanë nevojë,” tha zv. kryeministri Nikola Todorov të dielën.

…

Kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski gjithashtu mohoi të kishte faj në ndonjë rrethanë.

“Nuk ndjej përgjegjësi, vetëm pikëllim. Sasia e shiut që goditi disa zona të caktuara në një kohë të shkurtër ishte dërrmuese dhe nuk kishte mënyrë për ta parandaluar,” tha Trajanovski në media.

Stuhia gjithashtu goditi komunën veri-perëndimore të Tetovës, ku ujërat shkaktuan rrëshkitje toke në disa fshatra malore dhe ndërprenë rrugën Shikovicë dhe Brodec.

Shiu vazhdoi fuqishëm të shtunën në mbrëmje me erëra që frynin me shpejtësi 72-80 kilometra në orë.

Stuhia ndërpreu trafikun e autostradës Gostivar, Tetor dhe Shkup dhe gjithashtu shkaktoi trafik në unazën e Shkupit.

Shërbimi hidro-meteorologjik raportoi se reshjet më të mëdha të shtunën u matën në Shkup, 93 litra për metër katror.

Etiketa: autostradBanorëMaqedoniaMatMediapaktRrjetet socialeSHSHIUShkupSpitalspitaletStrehatë zhdukurTrafik
Tjetri
Vajza e artë e Kosovës triumfon në Rio 2016

Vajza e artë e Kosovës triumfon në Rio 2016

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.