AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vajza e artë e Kosovës triumfon në Rio 2016

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e arit në Rio 2016. Foto: Markus Schreiber/AP

Pasi Majlinda Kelmendi fitoi një medalje ari në xhudo në Rio, liderët e vendit, ashtu sikurse edhe mijëra njerëz të tjerë, iu drejtuan mediave sociale për të shprehur krenarinë e tyre për atleten e Kosovës.

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e arit në Rio 2016. Foto: Markus Schreiber/AP
Majlinda Kelmendi fiton medaljen e arit në Rio 2016. Foto: Markus Schreiber/AP

Majlinda Kelmendi bëri histori të dielën në mbrëmje pasi u bë e para atlete e Kosovës që fitoi një medalje të artë në Lojërat e para Olimpike të vendit në Rio, Brazil.

Pas fitores, mbështetësit e skuadrës kombëtare të Kosovës vlerësuan në median sociale fitoren e Kelmendit duke e quajtur atë “Vajza e Artë e Kosovës”, “Krenaria e Artë”, “MyLinda”.

Pas fitores së saj, Kelmendi, dy herë kampione bote, derdhi lot ndërsa mori medaljen, duke deklaruar se kishte jetuar për këtë çast në katër vitet e fundit.

“Kjo do të thotë shumë. Njerëzit, veçanërisht fëmijët, në Kosovë më shohin si heroinë. Sapo i provova atyre se edhe pas luftës, edhe pasi i mbijetuam një lufte, nëse duan diçka, mund ta kenë,” tha ajo.

“Nëse duan të jenë kampionë olimpikë, mund të jenë. Edhe pse ne vijmë nga një vend i vogël, një vend i varfër,” shtoi Kelmendi pasi mori medaljen.

Driton Kuka, trajneri i Kelmendit, shkroi në Facebook: “Sakrifica u shpërblye. Lotët më të bukur të jetës sime.”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ishte në Rio duke e parë Kelmendin live, gjithashtu shfaqi krenarinë e tij në Facebook.

“Majlinda personifikon një histori të re të sportit dhe suksesit ndërkombëtar të Kosovës. Me këtë fitore, Majlinda shënon ipon për politikën e jashtme të Kosovës,” shkroi Thaçi.

Isa Mustafa, kryeministri i Kosovës, gjithashtu e vlerësoi suksesin e Kelmendit. “Atë që shumë vende kanë dështuar ta bëjnë në dekada pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, Kosova jonë e dashur, me heroinën brilante të saj, Majlinda Kelmendin, e bëri në Olimpiadën e parë,” shkroi Mustafa.

Dueli final i Kelmendit ishte me italianen Odette Giuffrida, pasi fitoi tre përballje të tjera të dielën.

Pas fitores së kampionateve botërore dhe europiane në xhudo, Klemendit u mungonte vetëm kjo medalje.

Kelmendi fitoi Kampionatin Europian të Xhudos në Rusi në prill. Kjo fitore u pa edhe si diplomatike, pasi ajo bindi Rusinë, një kundërshtare e fortë e pavarësisë së Kosovës, të luajë himnin kombëtar të Kosovës, – që krijoi disa polemika.

Katër vite më parë, në Lojërat Olimpike të Londrës 2012, Klemendi konkurroi nën flamurin shqiptar. Këtë vit, ajo ishte bartësja e flamurit të Kosovës në Paradën e Kombeve gjatë Ceremonisë Hapëse të së premtes në mbrëmje në Rio.

Rio është olimpiada e parë ku atletët e Kosovës po konkurrojnë me flamurin e tyre, pasi Kosova u pranua si anëtare e Komunitetit Olimpike në 2014.

Kelmendi u shfaq në dokumentarin e BIRN në 2006 “A ka ndonjëri një plan?”. Filmi përqendrohet në dilemat me të cilat përballen 17 njerëz nga Kosova, Serbia dhe vendet fqinje para negociatave finale të statusit.

Fotogaleri

…

Etiketa: BIRNboteBrazilFacebookFinalfitoreHashim ThaçiIsa MustafaKosovaKosovëLufteMajlinda KelmendiMedaljeParaRusiSerbiaSH
Tjetri
A do t’i gjykojë ndonjëherë Serbia gjeneralët e saj për krimet në Kosovë?

A do t'i gjykojë ndonjëherë Serbia gjeneralët e saj për krimet në Kosovë?

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.