AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Rënia e numrit të shqiptarëve që i bashkohen ISIS reflekton “kërkesën e ulët”

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Faqja e pare, Intervista, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një kërkues i lartë i fushës së terrorizmit thotë se rënia e numrit të shqiptarëve që luftojnë në Siri ka të bëjë më tepër me situatën në Lindjen e Mesme sesa me masat e marra nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Xhamia e Et'hem Beut në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shpend Kusani, një kërkues i lartë në Qendrën e Kosovës për Studime të Sigurisë, KCSS, i tha BIRN se numri i shqiptarëve që po shkojnë për të luftuar në Siri dhe Irak krah ekstremistëve islamikë ka rënë për shkak se ka më pak kërkesa për ta.

Thuajse asnjë shqiptar apo kosovar nuk iu bashkua ISIS në dy vitet e fundit, gjë që Kusani e përshkruan si rënie të kërkesës për ndihmën e tyre në terren.

“Ne dëgjojmë histori rreth projekteve kombëtare për të ulur këtë fenomen, si ndjekjet penale, ligjet që e ndalojnë fenomenin dhe masa të tjera… Por ajo që ndikon në ngritjen apo rënien e fenomenit të luftëtarëve të huaj ka të bëjë më shumë me kërkesën sesa me ofertën,” tha ai.

Nëse nuk ka kërkesë për ta, nuk do të ketë ofertë për luftëtarë të huaj – edhe nëse dhe kur kushtet e brendshme mund të ekzistojnë për ta, tha ai.

Një faktor tjetër që ai e konsideron të rëndësishëm në rënien e numrit të shqiptarëve që i bashkohen ISIS është përballja e tyre me terrenin dhe zhgënjimi që kanë pësuar.

“Shumë luftëtarë të huaj që janë kthyer kanë folur rreth pasigurive dhe lëmshit që ekziston atje – edhe nëse e kanë mbështetur kauzën, gjë që ka pasur ndikim që njerëzit të mos shkojnë,” vëzhgoi ai.

“Ata kanë treguar se, mbi të gjitha, nuk është aq ideale sa ISIS e bën të duket në makinerinë e vet të propagandës,” përfundoi ai.

Një raport i publikuar në mars 2016 nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtar, AIIS, tha se numri i luftëtarëve shqiptarë nga Shqipëria që i janë bashkuar ISIS në Siri dhe Irak arriti kulmin në 2014, kur 90 deri në 150 persona u larguan nga Shqipëria, 31 prej të cilëve ishin fëmijë dhe 13 ishin gra.

Arrestimet dhe forcimi i legjislacionit kanë ulur ndërkohë shifrat. Autoritetet në Shqipëri raportojnë se numri i atyre që u larguan për në Siri nga Shqipëria në 2015 ishte thuajse zero.

Ndërkohë, rreth 60 persona janë në gjyq në Kosovë për lidhje me aktivitete terroriste, pas arrestimeve të rreth 120 të dyshuarve që nga shtatori 2014.

Autoritetet e Kosovës thonë se 300 persona janë larguar nga vendi për të luftuar në Siri për grupe të ndryshme islamike, kryesisht ISIS dhe Al Nusra.

Kusani mirëpret idenë e hapjes së një qendre ekselence të NATO-s këtë vit në Tiranë, e cila do të kryejë studime për luftëtarët e huaj terroristë.

“Besoj se Shqipëria është një vend i përshtatshëm për një qendër të tillë, për arsyen e vetme se është i vetmi vend në Europë, ose në Perëndim, që ka një shumicë dërrmuese të popullatës myslimane, një pjesë e të cilës është prekur së fundmi nga ky fenomen”, tha ai.

Ai beson se një nga funksionet kryesore të qendrës mund të jetë ofrimi i përgjigjeve bazë.

Një sondazh i publikuar më 10 gusht nga Këshilli i Bashkëpunimi Rajonal, mbi iniciativat për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm në Europën Juglindore, arriti në përfundimin se numri i individëve nga Ballkani Perëndimor që shkojnë për të luftuar në Siri/Irak ka rënë që nga 2015.

“Rënia shpjegohet nga një kombinim i frikës së pasojave ligjore dhe ndërgjegjësimit të rreziqeve… dhe rritja e mbulimit mediatik në vend. Megjithatë, pothuajse të gjithë ata që iu përgjigjën sondazhit qartësuan se rënia nuk do të thotë se radikalizmi ka reshtur,” paralajmëroi raporti.

Raporti theksoi se përjashtimi social, margjinalizimi dhe dëshira kërkesa për përkatësi, të gjitha kontribuojnë në radikalizmin fetar.

“Ka pak trende politike në mbështetje të përfshirjes më të madhe të qytetarëve në jetën sociale dhe publike, ose në kultivimin e identiteteve gjithëpërfshirëse dhe të ndryshme – pavarësisht nevojës për politika të tilla,” shtoi raporti.

Etiketa: AIISAl NusraBallkaniBIRNGjyqgraIrakISISIvana DervishiKosovëMasambështetjemyslimaneNATOndikimraportRaportishqipShqipëriShqipëriaSirisondazhTerroristxhamia
Tjetri
A munden dronët ta bëjnë një shoqëri më transparente?

A munden dronët ta bëjnë një shoqëri më transparente?

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.