AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Shqiptarët kanë ndjenja të përziera për fatin e stadiumit Qemal Stafa

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shembja e stadiumit Qemal Stafa | Foto nga : LSA

Shembja e stadiumit historik “Qemal Stafa” për t’i hapur vendin projektit 50-milionë euro të “Arenës Kombëtare” është pritur me skepticizëm nga qytetarët e Tiranës, të cilët kanë filluar të vënë në dyshim vullnetin politik për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Fasada e shembur e stadiumit "Qemal Stafa" | Foto | Ivana Dervishi
Fasada e shembur e stadiumit “Qemal Stafa” | Foto | Ivana Dervishi

Pikëpyetjet për atë që do të ruhet nga stadiumi i vjetër u shndërruan në një debat publik të premten, pas qarkullimit në media të fotove të shkatërrimit të fasadës dhe trajtimit pa kujdes të dy basorelieveve në hyrje të tribunës së stadiumit të vjetër.

Të vënë përballë dëshirës për një stadium të ri dhe obligimit për të ruajtur fasadën e “Qemal Stafës”, pjesë e ansamblit monumental të Sheshit Nënë Tereza, qytetarët kanë ndjenja të përziera.

“Sporti shqiptar është rritur. Ne u përfaqësuam denjësisht në Kampionatin Europian në Francë dhe është një lajm i mirë që më në fund do të kemi një stadium të ri, pasi ai i mëparshmi nuk kishte kapacitetin e duhur,” tha për BIRN Izeti një pensionist nga Tirana.

“Duhet t’i lëmë zbatuesit e projektit ‘të cilët e dinë më mirë këtë punë’ të çojnë përpara projektin e tyre,” shtoi ai.

Andon Marku, 40 vjeç nga Tirana ndan të njëjtin mendim.

“Nëse ekspertët vlerësojnë se struktura aktuale nuk ka ndonjë vlerë për t’u ruajtur, atëherë stadiumi i ri le të jetë një mundësi për t’ia nisur nga fillimi,” tha Marku për BIRN, i ulur në një nga lotosportet e Tiranës.

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë se tifozët shqiptarë duhet të heqin dorë nga trashëgimia historike e së shkuarës për të pasur një stadium të ri, modern që nuk reflekton asnjë vlerë shqiptare.

“Trashëgimia kulturore e një vendi përfaqëson dinjitetin dhe madhështinë e tij, dhe pavarësisht periudhës historike të cilës i përket, humbja e saj është humbje artistike dhe historike e pazëvendësueshme,” tha për BIRN, Juri Dashi, një artist nga Tirana.

Ndjeshmëria për stadiumin nuk i përket vetëm artistëve, por edhe tifozëve që janë ulur dhe do të vazhdojnë të ulen në shkallët e tij.

“Ndonëse jam e re në moshë, kjo nuk më bën të mos di historinë 70-vjeçare të atij stadiumi. Aty gjenden kujtimet më të bukura të brezave të sportit, që janë dëshmuar më së miri,” tha për BIRN, sportdashësja Albina Ruko, 20 vjeçe.

“Kjo qeveri po sheh vetëm interesat e saj dhe prishja e stadiumit e vërteton më së miri këtë. Tashmë nuk bëhet fjalë për histori, por vetëm për interesa”, shtoi ajo.

Edhe Dashi i sheh interesat si një pengesë madhore të përparimit të Shqipërisë.

“Ndjesia për të ruajtur sado pak nga e kaluara historike është zëvendësuar me kohë nga dëshira për të fituar sa më shumë para mbi atë që është e të gjithëve”, tha ai.

Nëse brezat që do të vijnë, do të kërkojnë të mësojnë për të kaluarën e tyre, nuk do të mund t’ju tregojmë asgjë, përveç një mbishkrimi të pluhurosur diku në një cep të betontë të progresit: “Këtu ka qenë dikur stadiumi i vjetër,” përfundoi Juri Dashi.

Projekti “Arena Kombëtare” nuk do të shërbejë vetëm si një stadium me një kapacitet prej 22.500 vendesh, pasi projekti parashikon gjithashtu hapësira zyrash dhe biznesi, si dhe një kullë të lartë multifunksionale.

Kryeministri Rama reagoi në Facebook duke kritikuar ata që i quajti si “kujevënësit profesionistë” dhe hodhi poshtë që basorelievet në qendër të debatit të kenë ndonjë vlerë historike.

“Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore,” shkroi Rama.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, megjithatë siguroi se “Çdo gur do të pastrohet, konservohet dhe fasada do të restaurohet sipas teknologjive më bashkëkohore siç e ka projektuar Gherardo Bosio…”, ndërsa shpërndau statusin e Ramës për ‘imponim të Arenës Kombëtare me të gjithë rrezatimin e saj’.

Pensionisti Zejqo Muaj, megjithatë nuk është dakord me idenë e imponimit.

“Stadiumi i ri duhet të bëhet, por ai duhet të bëhet ashtu siç e duan njerëzit. Çdo punë duhet të pasqyrojë idenë e një shoqërie të ndërtuar mbi të drejtën,” tha Muaj për BIRN.

“Ne duam t’i lëmë diçka të dobishme brezave të ardhshëm dhe nuk duhet ta bëjmë këtë duke lënë jashtë trashëgiminë kulturore, pasi ajo i përket popullit shqiptar pavarësisht se cilës periudhë,” përfundoi ai.

Etiketa: BIRNEuroFacebookGherardo BosioIvana DervishiKumbaroMediaMirela KumbaroParaRamaSHshqipshqiptareTiranaTiranë
Tjetri
Biden, vizitë në Serbi dhe Kosovë për të nxitur dialogun mes dy vendeve

Biden, vizitë në Serbi dhe Kosovë për të nxitur dialogun mes dy vendeve

Komente 1

  1. Iljaz Mehmeti says:
    10 years më parë

    ore, po ceshtja nuk eshte nese duam o duan nje stadium te ri apo jo. Ceshtja qendron ne faktin qe aty nuk mund te behet. E thene kjo me intuiten e nje qytetari jo profesionist nga pikepamja urbanistike. Kush na vuri ne dispozicion shifra, parametra qe te na siguroje qe ajo pjese e qytetit nuk do bllokohet sa here ka aktivitete. Ne cilin qytet te botes stadiumi qendron ne zemren urbane dhe administrative? Kaq do kishim dashur. Diskutimet pastaj ne lidhje me partneritetin publij-privat, zbatimin e ligjit mbi procedurat, etj, do ti gjykoje drejtesia, kur do jete ne gjendje ta beje.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.