AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Restaurimi i urës rikthen optimizmin në Mitrovicën e përçarë

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rivitalizimi i Urës së Mitrovicës. Foto: Zulfiya Yakup /Anadolu.

Serbët dhe shqiptarët në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës në veri të Kosovës, mirëpritën fillimin e punimeve të rinovimit të urës, si shenjë shprese për rikthimin e marrëdhënieve normale te banorët.

Rivitalizimi i Urës së Mitrovicës. Foto: Zulfiya Yakup /Anadolu.
Rivitalizimi i Urës së Mitrovicës. Foto: Zulfiya Yakup /Anadolu.

Pak vendas qenë të pranishëm në fillimin e punimeve të rinovimit për urën që ndan veriun e mbizotëruar nga serbët dhe jugun kryesisht shqiptar të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës.

Ndërsa disa nuk preferuan të flasin me median, ata që folën për BIRN të dielën, kur filluan punimet, përshëndetën fillimin e restaurimit dhe rihapjen e mëvonshme të urës si një shenjë që marrëdhëniet normale mund të kthehen në qytet.

Ndërsa makineritë e rënda filluan çmontimin e të ashtuquajturit Parku i Paqes – një barrikadë e përbërë nga vazot me lule e vënë prej serbëve për të bllokuar kalimin e makinave në urë – disa qenë optimistë se kjo lëvizje do të kthejë jetën thuajse në normalitetin e para luftërave të Ballkanit në vitet 1990.

Nusha Haradini, një banore shqiptare, foli për BIRN ndërsa kalonte më këmbë urën nga veriu në jug.

“Rivitalizimi duhet të kishte ndodhur shumë më herët, por për sa kohë mund të përfitojmë prej kësaj, nuk është ende shumë vonë. Kjo urë duhet të ketë funksionon e para luftës, kur njerëzit lëviznin lirshëm nga të dyja anët,” tha ajo.

“Kam parë që kohët e fundit shtetasit nga të dyja anët e lumit filluan të udhëtonin më shumë nga veriu në jug dhe e kundërta. Duket se kemi filluar më në fund të ecin përpara”.

Po ashtu, Zivojin Simiç, një serb që jeton në veri të qytetit e përshkroi fillimin e punimeve dhe rihapjen e urës për kalim si “shumë të mirë për banorët e të dyja anëve të lumit”.

“Kjo urë nuk duhej bllokuar kurrë. Bllokimi i urës çon në ndarje të mëtejshme mes dy etnive”, tha ai. Ura, që ndodhet mbi lumin Ibër, pritet të hapet për kalimtarët dhe makinat më 20 janar 2017.

Në vitet e fundit, një barrikadë e madhe e bërë nga guri dhe rëra që u bë nga serbët vendas – të njohur si monitoruesit e urës – ndalonte lëvizjen e lirë të makinave mbi urë.

Ndërsa barrikada u hoq në qershor 2014, menjëherë u zëvendësua nga Parku i Paqes, bërë kryesisht nga vazo bimësh. Barrikada e re shkaktoi protesta te shqiptarët e Kosovës, disa prej të cilave degraduan në dhunë dhe çuan në djegien e disa makinave.

“Mjedis i qetë”

Rivitalizimi i Urës së Mitrovicës. Foto: Zulfiya Yakup /Anadolu.
Rivitalizimi i Urës së Mitrovicës. Foto: Zulfiya Yakup /Anadolu.

Përfaqësuesit e policisë së Kosovës, EULEX dhe KFOR po monitorojnë prishjen e barrikadës. Nuk pati mbledhje të njerëzve apo protesta nga asnjë grup etnik.

“Mendoj se është gjë e mirë që kjo po ndodh në një mjedis të qetë. Kjo është ajo që prisnim në një hap të rëndësishëm, që shpejt do të çojë në hapjen e urës për kalim”, tha për BIRN Thomas Gnoçhi, i cili drejton Seksionin Politik, Ekonomik dhe Integrimin Europian të Zyrës së BE në Kosovë.

Ndërsa asnjë zyrtar serb nuk qe i pranishëm, Gnoçhi thotë se ai është siguruar se ata janë pro vazhdimësisë së ndërtimit të urës.

“Kemi kontaktuar me ta dhe gjithçka është normale,” tha Gnoçhi.

Agim Bahtiri, kryetar i komunës jugore të Mitrovicës, tha se kjo ishte shumë e rëndësishme për të gjithë banorët e qytetit, si shqiptarët edhe serbët.

“Sot është një ditë e mirë për të gjithë qytetarët. Sot bashkimi i qytetarëve tanë po bëhet i mundur dhe ata do të mund të lëvizin lirshëm pas rivitalizimit të urës,” tha Bahtiri.

Puna për urën filloi pasi Edita Tahiri, ministrja e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe Marko Djuriç, kryenegociatori i Serbisë, arritën një marrëveshje gjatë diskutimeve të ndërmjetësuara nga BE më 5 gusht.

Rinovimi i urës po financohet nga BE me një kosto prej më shumë se 1.2 milionë euro. Projekti mori mbështetjen e BE-së për të ndërmjetësuar kontaktin mes banorëve të veriut dhe jugut të qytetit.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia refuzon ta njohë. Megjithatë, që nga viti 2011 të dyja palët kanë marrë pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Pas përfundimit të konfliktit në Kosovë në vitin 1999, veriu i vendit doli jashtë kontrollit të plotë të autoriteteve të Prishtinës, pasi Beogradi ka vazhduar të financojë sigurinë, gjyqësorin, shëndetësinë dhe institucionet arsimore në zonat ku dominojnë serbët.

Një marrëveshje e prillit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ktheu serbët në veri të Kosovës nën autoritetin e përgjithshëm të institucioneve të Kosovës, me kusht që t’u garantohej autonomi e kufizuar përmes një Lidhje të Komunave Serbe të Veriut.

Etiketa: BanorëBEBIRNEULEXEuroGjyqIbërKFORKosovaKosovëkostokryetarmarrëveshjeMbledhjeMitrovicëMjedisndarjeParaProtestaPunaRestaurimiSerbiaSHshqiptareURA
Tjetri
Zyrtari rumun do të japë dorëheqjen pas skandalit të veshjeve në Rio

Zyrtari rumun do të japë dorëheqjen pas skandalit të veshjeve në Rio

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.