AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dështimet e Perëndimit ngjallin fantazmat e vjetra të Ballkanit

Srecko LatalngaSrecko Latal
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Dështimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Turqi- ku qeveria po vazhdon të shtypë kundërshtarët, dërgon mesazhe të rrezikshme për elitat politike të Ballkanit.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Foto:AP
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Foto:AP

Për shumë vite, Bashkimi Europian-me principet e veta të larta demokratike po aq sa të biznesit, investimeve dhe mundësive të punësimit-është parë si mundësia më e mirë (në mos e vetmja), e aftë për të zbutur dhe neutralizuar shpirtrat dikur të dhunshëm dhe ende të paqetë të së shkuarës së Ballkanit.

Por heshtja e BE dhe e Shteteve të Bashkuara përballë “gjuetisë së shtrigave” që vazhdon në Turqi si edhe rritja e tensioneve etnike dhe politike në pjesë të tjera të rajonit rrezikon të kontribuojë në ringjalljen e fantazmave të asaj të shkuare të trazuar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po vazhdon të godasë kundërshtarët politikë me masat e tij ashpra në vend dhe jashtë tij, plot një muaj pas dështimit të grushtit të shtetit.

Ky operacion spastrues ndikon qindra mijëra njerëz në Turqi dhe jashtë saj, të cilët janë arrestuar, pezulluar, shkarkuar apo përndjekur, pa u provuar faj dhe pa u dhënë një shans për mbrojtje të vërtetë ligjore.

Pavarësisht shkeljes së qartë të të drejtave të njeriut, shumë zyrtarë amerikanë apo të  Bashkimit Europian qëndrojnë në heshtje, ndërkohë që të tjerë u përpoqën madje të zbusin Erdoganin, duke i ofruar më shumë mbështetje për të ardhmen.

Disa zyrtarë europianë e kritikuan fort represionin në Turqi, por edhe kjo u duk të qe e motivuar më shumë nga çështjet e brendshme dhe mosmarrëveshjet në Bashkimin Europian se sa nga shqetësimi për të drejtat e njerëzve të Turqisë.

Shumë zyrtarë amerikanë dhe europianë injoruan dukshëm faktin se oreksi autoritarist dhe ekspasionist i Erdoganit është aktivizuar, në mos me kontributin-prej venitjes graduale të perspektivës europiane të Turqisë gjatë dekadës së fundit.

I shmangur në mënyrë të përsëritur nga BE, Erdogan krijoi politikën e tij të jashtme të neo-Otomanizmit, duke përdorur “fuqinë e butë”-influencën diplomatike, ekonomike dhe kulturore për të forcuar praninë turke rreth e qark Ballkanit dhe më gjerë.

Ndarjet e brendshme dhe të jashtme

Dobësimi i autoritetit të BE dhe SHBA dhe fuqizimi i pranisë turke dhe ruse në rajon lejoi gjithashtu ringjalljen e fundit të tensioneve dhe mosmarrëveshjeve në disa pjesë të Ballkanit. Marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë-dy shtete kyçe në Ballkan me çështje të pazgjidhura që datojnë prej Luftës së Dytë Botërore kanë arritur ditët e fundit një nga pikat më të ulëta që prej luftës së 1900-s.

Të dyja shtetet drejtohen aktualisht nga qeveri konservative, që kanë pak interes për të adresuar përgjegjësinë e tyre për të shkuarën e dhunshme.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç që tani duket se po ndjek gjurmët e Erdoganit; publikisht ai është një kampion i vlerave demokratike europiane, ndërsa në të njëjtën kohë ai mban pozicion të fortë autokratik dhe përpiqet të vërë nën kontroll median e pavarur dhe shoqërinë civile. Publikisht ai mbështet perspektivën e Serbisë në Bashkimin Europian dhe NATO, ndërkohë që vazhdon të forcojë lidhjet e vendit me Rusinë.

Ndarje të thella të brendshme politike dhe etnike bllokuan gjithashtu vendimarrjen dhe procesin e anëtarësimit të Bosnje Hercegovinës në BE, duke rrezikuar ndarjen e vendit dhe destabilizimin e të gjithë rajonit.

Mosmarrëveshjet për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë bllokuan anëtarësimin e Maqedonisë në BE-që vetëm pak vite më parë dukej një çështje kohe-dhe shkaktuan tensione të rrezikshme politike dhe etnike, të cilat gjithashtu e rrezikuan vendin me një ndarje më dysh me pasoja potencialisht katastrofike.

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë sërish të etura për t’iu bashkuar BE-së, por elitat e tyre politike nuk kanë vullnetin për të ndërmarrë reformat tërësore të kërkuara nga Brukseli, pasi ato do të pengonin pushtetin dhe pasurimin e tyre dhe potencialisht mund të sillnin veprime ligjore kundrejt tyre.

Përgjigja e hutuar dhe e shkëputur e BE dhe SHBA ndaj masave të qeverisë turke u dërgon një mesazh të rrezikshëm politikanëve përqark rajonit, duke i lënë të kuptojnë se demokracia mund të anulohet dhe shtypja shpaguhet.

Shumica e vendeve të Ballkanit kanë një traditë të varfër në respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes prej vitesh. Ndërkohë që përgjegjësia për këtë të fundit u takon liderëve lokalë, shpërfillja aktuale e Perëndimit ndaj krizës turke frymëzon elitat e Ballkanit të ndjekin shembullin e Erdoganit.

“Politika e fqinjësisë” në krizë

Situata aktuale në Turqi dhe në shumicën e vendeve të Ballkanit sugjeron se “politika e fqinjësisë” e BE (për vendet që nuk janë ende pjesë e saj) dhe ajo e Shteteve të Bashkuara, në vend që të paqësonte fqinjët direktë të Bashkimit Europian, kontribuoi në destabilizimin e tyre.

Pas ndarjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, zyrtarët amerikanë dhe europianë mbështetën fuqimisht anëtarësimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit. Nga ky rrugëtim mendohej të përfitonin vendet e Ballkanit, po aq sa fuqitë perëndimore, sa kohë që stabiliteti në krahët jugorë dhe lindorë të Europës perceptohej në atë kohë me rëndësi strategjike për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, drejtimi strategjik po del gradualisht nga binarët. BE u bë gjithnjë e më shumë konservatore, e mbi-menaxhuar, teknokratike dhe pragmatiste. Duke u fokusuar me tepri tek proceset e reformave, BE humbi pamjen e “fotografisë së madhe” se çfarë gjithë këto reforma synonin të arrinin.

Si rezultat, kuptimi i BE-së mbi avantazhet e një anëtarësimi të shpejtë për vendet e Ballkanit gradualisht u pakësua, ndërsa paralelisht u intensifikuan kërkesat e saj për reforma të vështira.

Njësoj si me Turqinë, BE kërkoi gjithnjë e më shumë reforma nga elitat politike të Ballkanit, ndërsa ofroi gjithnjë e më pak përfitime të menjëhershme.

Situata u bë edhe më shumë e vështirë dhe konfuze, ndërsa BE u përfshi në një seri krizash ekonomike dhe politike prej 2009, të cilat treguan se disa prej të vjetërve dhe disa prej vendeve të reja anëtarë si Greqia, Bulgaria, Rumania apo Kroacia kishin dështuar në reformimin e vërtetë të vetvetes.

Kjo tregoi se as procesi në vetvete dhe as anëtarësimi në BE nuk ishin një “pilulë magjike” për transformimin dhe demokratizimin e shoqërive, ç’ka qe mantra e Bashkimit Europian për dekada. Të gjitha këto zhvillime, përfshirë referendumin Britanik për daljen jashtë BE treguan gjithashtu se vetë Bashkimi Europian ka nevojë të transformohet dhe reformohet tërësisht.

Megjithatë, zyrtarët e BE sërish duken të fokusuar më shumë në zgjidhjet afatshkurtra për shuarjen e një numri në rritje zjarresh të brendshme dhe të jashtme se sa në perspektivën afatgjatë të saj, e cila po bëhet gjithnjë e më shumë e errët. Liderët e Bashkimit Europian po bëjnë tani atë që politikanët e Ballkanit e kanë bërë prej vitesh-ata shmangin të përballen me përgjegjësinë e tyre për gabimet e së shkuarës dhe refuzojnë të reformohen.

Dhe kjo dërgon një mesazh të rrezikshëm tek liderët e Ballkanit, disa prej të cilëve mendojnë që tani se represioni dhe dhuna mund të tërheqë vëmendjen e BE, SHBA, Rusisë, Turqisë ose arabëve, të cilët mund të të mbështesin më shpejt dhe më lehtë se sa vitet e reformave të vështira jopopullore.

Çdo dobësim i mëtejshëm i autoritetit të BE do ta linte Ballkanin pa idenë e vetme unifikuese dhe afatgjatë dhe pa dashje do t’u hidhte benzinë axhendave separatiste, autonomiste, irredentiste apo axhendave të tjera nacionaliste, të cilat Ballkanit nuk i kanë munguar kurrë.

Srecko Latal është një gazetar, editor dhe analist, i cili ka mbuluar Ballkanin prej vitit 1990.

Etiketa: BallkanBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBosnjeBosnje HercegovinëBrukselidemokraciadhunaErdogangazetarGjurmëtGreqiaKosovaKroaciaMaliMali i ZimbështetjembrojtjeNATOndarjeoperacionpasojaPunëQeveriarajonRecep Tayyip ErdoganReformaRumaniaSHBAshqipShqipëriaShtetet e BashkuaratensioneTurqi
Tjetri
Leksione nga Amerika Latine për korrupsionin e madh në Kosovë

Leksione nga Amerika Latine për korrupsionin e madh në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.