AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Politika e normave negative të interesit

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis në Bruksel më 20 shkurt 2015. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Kapërcimi i Deflacionit të Madh kërkon mënyra kreative të politikave mes bankave qendrore dhe qeverive, ku duhet të sigurohet se barra dhe përfitimet bien mbi të gjithë, argumenton Yanis Varoufakis, ish-ministri grek i financës.

Ish-ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis në Bruksel më 20 shkurt 2015. (AP Photo/Petros Giannakouris)
Ish-ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis në Bruksel më 20 shkurt 2015. (AP Photo/Petros Giannakouris)

Ato që dëshirohen, kanë një kosto. Vetëm gjërat e këqija, si mbetjet toksike, kanë një çmim negativ, të barazvlefshëm me tarifën që është i gatshëm kushdo të paguajë për t’i zhdukur ato. A nënkupton kjo që normat negative të interesit përmbajnë një perspektivë të re të parasë – që ka shkuar “keq”?

Në ekonomitë e tregut, paraja është një matje e vlerës së mallrave dhe shërbimeve. Dhe norma e interesit është çmimi i asaj metrike – paraja në vetvete. Kur çmimi është zero, nuk ka ndryshim nëse paraja mbahet poshtë dyshekut apo jepet hua, sepse nuk ka kosto në mbajtjen apo huadhënien e parasë kesh.

Por si mundet çmimi i parasë – që mbi të gjitha e bën botën të rrotullohet, apo siç e ka thënë Karl Marksi “transformon të gjitha paaftësitë e mia në të kundërtën” – të jetë zero? Dhe si është e mundur që të bëhet negativ, siç është tani në shumicën e ekonomisë globale, me njerëzit e kamur që “korruptojnë” qeveritë të marrin hua prej tyre më shumë 5.5 trilionë dollarë?

Përgjigjja mund të jetë vetëm e një lloji që ekonomistët e urrejnë: filozofike, politike dhe kështu e pa mundur për t’u shpjeguar saktë. Me fjalë të tjera, përgjigjja duhet të lidhet me thelbin e parasë.

Në një treg fermerësh, shitësit me shumë patate të pashitura fillojnë të ulin çmimin derisa të arrihet një nivel (mundësisht shumë i ulët, por ende pozitiv) në të cilën blihen të gjitha patatet. Në kontrast, që nga kriza financiare globale e vitit 2008, çdo herë çmimi i parasë është pakësuar, kërkesa për të bie dhe kursimet shtohen. Dukshëm, paraja nuk është si patatet apo gjithçka tjetër që përcaktohet si “dicka”.

Për të kuptuar se si paraja mund të jetë e mira supreme e shoqërive tona ndërsa tërheq një çmim negativ, është mirë të fillojmë duke kuptuar se, ndryshe nga patatet, paraja nuk ka vlerë të brendshme private. Dobia e saj vjen nga ajo që mbajtësi mund t’i bëjë të tjerët të bëjnë. Paraja, për të cituar përkufizimin e Leninit mbi politikën, është rreth “kush i bën çfarë kujt”.

Imagjinoni sikur jeni një sipërmarrës me para në bankë ose keni një bankë të gatshme t’ju japë hua sasi të madha parash që t’i investoni në biznesin tuaj. Ju kaloni netë pa gjumë duke pyetur veten nëse duhet të investoni në një produkt të ri – apo duhet ta shfrytëzoni aksesin te paratë për të bërë që të tjerët të punojnë për juve. Në Deflacionin e Madh aktual, çfarë ju shqetëson më tepër është e ardhmja e fuqisë blerëse dhe perceptimi i klientëve tuaj. A do të jenë ata në gjendje apo do të kenë dëshirë të blejnë produktin tuaj të ri në çmime dhe sasi mjaftueshëm të larta?

Le ta zëmë se më pas ndizni radion apo televizorin dhe dëgjoni se kryetarja e Rezervës Federale Amerikane Janet Yellen dhe presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi po konsiderojnë uljen e normave të interesit edhe më tej. A do të kënaqeni nga perspektiva se kostot tuaja financiare do të bien? Do të motivoheni të investoni paratë tuaja tani që fiton më pak interes (ndoshta edhe në normë negative)?

Jo dhe jo. Reagimi juaj me shumë gjasa do të jetë alarmant. “O Zot! Nëse Janet dhe Mario po konsiderojnë një tjetër ulje të normës së interesit, ata duhet të kenë arsye të mira për të besuar se kërkesa do të mbetet e ulët!” Ndaj ju braktisni planin tuaj të investimit. “Më mirë marr para borxh me thuajse pak kosto,” mendoni ju, “dhe të blej disa aksione të tjera të kompanisë sime, të rris çmimin e tyre, të fitoj pak më shumë nga norma e këmbimit dhe përfitimet financiare për ditët e këqija që po vijnë.”

Dhe kështu ndodh që çmimi i parasë bie, edhe kur furnizimi i saj është i mjaftueshëm. Bankierët qendror të cilët nuk e parashikuan kurrë Deflacionin e Madh tani po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kjo me modele ekonomike dhe ekonometrike që nuk mund ta shpjegojnë kurrë, e jo më të gjejnë zgjidhje. Në pamundësi për të vënë në pyetje dogmën politike se bankat qendrore duhet të jenë apolitike, ata refuzojnë të mendojnë për paranë më tepër si një “gjë”. Dhe kështu vazhdojnë të kërkojnë për një rregullim teknokratik të problemit duke thirrur për një zgjidhje filozofike me kuptim politik.

Ky është një kërkim i kotë. Sapo çmimi i parasë (normat e interesit) arriti në zero, bankat që u përpoqën të blinin male të borxhit publik dhe privat nga bankat tregtare për t’i dhënë atyre një nxitje të dhënies së borxhit lirshëm. BQE shkoi aq larg saqë pagoi bankat për t’i dhënë borxh bizneseve ndërsa, njëkohësisht, i ndëshkonte ato për mosdhënie të huasë (përmes normave negative të interesit për rezervat e tepërta).

Por bankierët dhe biznesmenët, duke i parë këto masa si përgjigje të dëshpëruara për të shitur pritshmëri deflacioniste vetëpërmbushëse, shkuan në grevë investimi, ndërsa përdornin paratë e bankës qendrore për të fryrë çmimet e aseteve të tyre (fonde, art, prona të paluajtshme dhe kështu me radhë). Ata nuk bënë asgjë për të mundur Deflacionin e Madhe; vetëm u bënë gjithnjë e më të pasur, një rezultat që në një mënyrë riformoi besimin e bankierëve qendrorë në pavarësinë e bankës qendrore.

Jo të gjithë bankierët qendrorë, fatmirësisht, janë të paaftë t’i përgjigjen në mënyrë kreative Deflacionit të Madh. Andy Haldane, krye-ekonomist i Bankës së Anglisë, sugjeroi në mënyrë kurajoze që të gjitha paratë të bëhen dixhitale, që do të lejonte normat negative të interesit në kohë reale të imponoheshin mbi të gjithë ne, duke detyruar kështu këdo që të shpenzojë njëkohësisht. John Ëilliams, president dhe CEO i Bankës së Rezervës Federale të San Francisskos, së fundmi argumentoi se Deflacioni i Madh mund të mundej vetëm duke shënjestruar nivelin e çmimit dhe të ardhurën kombëtare nominale njëkohësisht – një qasje e Marrëveshjes së Re mes Fed dhe qeverisë.

Çfarë i ndan bankierët qendrorë nga tufa është gatishmëria e tyre për të hedhur tej mitin e politikës së pavarësisë monetare, për të pranuar se paraja është më politikja e mallrave, për të sfiduar shenjtërinë e parasë kesh dhe për të pranuar se mundja e Deflacionit të Madh kërkon një axhendë politike progresive.

Simone Weil dikur tha: “Nëse doni të dini se si është vërtet një burrë, vini re se si vepron kur humbet para”. Po kështu, nëse duam të dimë se si janë shoqëritë tona, duhet të vëmë re se si reagojnë ato ndaj normave negative të interesit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Politics of Negative Interest Rates

Etiketa: BankatBiznesmenBrukselCEODraghiFondehuaKESHkostoKrizaMarksiMasaNorma e interesitParapresidentProject SyndicatepronaSHTreguljeYanis Varoufakis
Tjetri
Samiti i Poznanit s’duhet të harrojë fatin e të zhdukurve të Ballkanit

Më shumë se 10,000 persona ende të zhdukur nga luftërat jugosllave

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.