AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria kërkon të mbledhë fonde për strehimin e arinjve pas skandalit të keqtrajtimit

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ari mbahet në kushte të këqija në një restorant në Vaun e Dejës. korrik 2016 Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Pas presionit ndërkombëtar për të përmirësuar kushtet e jetesës për arinjtë që mbahen të izoluar në mënyrë çnjerëzore, institucionet në vend po kërkojnë fonde për krijimin e një qendre pranë Tiranës.

Një ari mbahet në kushte të këqija në një restorant në Vaun e Dejës. korrik 2016 Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Një ari mbahet në kushte të këqija në një restorant në Vaun e Dejës. korrik 2016 Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shqipëria po bën përpjekje për të zhvendosur të paktën 50 arinj në kafazë nëpër të gjithë vendin në një qendër të re pranë kryeqytetit në Tiranë.

Lëvizja vjen pas një proteste ndërkombëtare mbi kushtet e mjerueshme të kafshëve, që mbahen në kafazë të vegjël ose në zinxhirë për të argëtuar njerëzit.

Simboli i kësaj beteje u bë së fundmi një ari i quajtur Tomi, i cili ka ndenjur prej dy vjetësh në një kafaz 40 kilometra nga Tirana dhe për të cilin u raportua në një lajm ekskluziv të Daily Mail të Britanisë në korrik.

Sipas gazetës britanike, pas lajmit “ambasada e vendit në Londër u bombardua me ankesa, nisi një peticion dhe historia u shpërnda në uebsajte të ndryshme për mirëqenien e kafshëve.” Ariu më vonë u zhvendos në një qendër tjetër të kujdesit për kafshët.

Rasti i Tomit duket se ka shtuar përpjekjet nga zyrtarët për të gjetur habitate më të përshtatshme për arinjtë e izoluar.

Ana Kekezi nga Ministria e Mjedisit, i tha BIRN se procesi i dërgimit të arinjve në qendra të strehimit filloi në 2014 – por procesi kërkon kohë dhe para ngaqë arinjtë duhen transportuar kryesisht në vendet fqinje.

“Deri më tani, ne kemi dërguar katër arinj në qendra të specializuara – tre në Greqi në janar 2016 dhe një në Gjermani në maj 2016. Në prill të këtij viti ministri Koka nënshkroi një marrëveshje me Prishtinën për të dërguar pesë arinj në Strehën e Arinjve në në Prishtinë, që është një qendër e fondacionit “Katër Putra”. Ata do të dërgohen atje brenda tetorit, por ky proces kërkon shumë kohë dhe mbështetje, ndërsa dërgimi i tyre jashtë vendit është i shtrenjtë,” tha ajo.

Një ligj i miratuar në tetor 2008 për mbrojtjen e jetës së egër ndalon të gjitha format e izolimit dhe mizorisë kundër kafshëve dhe shpendëve, megjithëse janë vërejtur mjaft probleme me zbatimin e tij.

Një nga pengesat më të mëdha në zhvendosjen e arinjve në streha ka qenë mungesa e një qendre të specialuzar në Shqipëri.

Ariu Tomi transferohet përkohësisht në kopshtin zoologjik të Tiranës. Foto: mjedisi.gov.al
Ariu Tomi transferohet përkohësisht në kopshtin zoologjik të Tiranës. Foto: mjedisi.gov.al

Në prill, ministria e mjedisit ka nënshkruar një marrëveshje me fondacionin Katër Putra për të ndërtuar një strehë për arinjtë në malin e Dajtit pranë Tiranës.

“Projekti për këtë qendër ka përpunuar në letër dhe tani po mbledhim para për të filluar ndërtimin e saj brenda 2017. Kjo qendër gjithashtu zgjidh problemin dhe krijon kushte të përshtatshme për t’i dhënë fund mizorisë ndaj këtyre kafshëve,” tha Kekezi.

Ajo theksoi se kafshët e mbajtura për një kohë të gjatë në izolim humbin aftësinë për të mbijetuar në jetën e egër të pyjeve dhe maleve, ndaj për të zgjidhja më e mirë është qendra e specializuar në Tiranë.

Të martën, Tomi dhe dy arinj të tjerë u dërguan përkohësisht në kopshtin zoologjik të Tiranës, ku po presin të transferohen në shtëpinë e tyre të përhershme pranë Prishtinës.

Etiketa: BIRNFondeGjermaniGreqiIvana DervishiizolimKrijonLigjLondërmarrëveshjembështetjeMinistria e MjedisitMjaftMjedisiMjedisitpaktParapeticionprotesteSHshqipShqipëriShqipëriaStrehaTiranaTiranë
Tjetri
Përgjimet e trafikantit të drogës ngrenë hije skandali mbi Prokurorinë

Nga Kushtetuta tek ngritja e SPAK dhe KLP; Prokuroria ankohet se është në ngërç

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.