AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Deficiti i Inteligjencës Emocionale të Trump

Joseph S. Nye, Jr.ngaJoseph S. Nye, Jr.
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

Republikanët e nivelit të lartë që po refuzojnë të mbështesin Donald Trump shpesh deklarojnë se atij i mungon “temperamenti” i nevojshëm për të qenë president i SHBA-ve. Dhe kanë të drejtë: Trump nuk ka një dimension kyç të inteligjencës emocionale, e cila është me rëndësi kritike për udhëheqësi të suksesshme.

Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)
Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

Muajin e kaluar, 50 ish zyrtarë të sigurisë kombëtare të cilët kanë shërbyer në nivelet e larta të administratave republikane, nga Richard Nixon te George W. Bush publikuan një letër ku thonin se ata nuk mund të votonin për kandidatin e partisë së tyre për president Donald Trump. Në fjalët e tyre, “një president duhet të jetë i disiplinuar, të kontrollojë emocionet dhe të veprojë vetëm pasi të mendohet dhe të mendohet me kujdes.” Thënë thjeshtë, “Trump nuk ka temperamentin e nevojshëm për të qenë president.”

Në terminologjinë e teorisë moderne mbi udhëheqësinë, Trump është deficent në inteligjencën emocionale – kontrollin e vetvetes, disiplinën dhe kapacitetin empatik që i lejon udhëheqësve të kanalizojnë pasionet e veta personale dhe të tërheqin të tjerët. E kundërt me mendimin se ndjenjat ndërhyjnë te të menduarit, inteligjenca emocionale – e cila përfshin dy komponentë të rëndësishëm, aftësinë për të kontrolluar veten dhe aftësinë për të komunikuar me të tjerët – sugjeron se aftësia për të kuptuar dhe rregulluar emocionet mund ta bëjë të menduarit të përgjithshëm më efikas.

Ndërsa koncepti është modern, ideja nuk është e re. Njerëzit praktikë prej kohësh e kanë kuptuar rëndësinë e saj te udhëheqësia. në vitet 1930, ish gjykatësi i Gjykatës së Lartë Oliver Wendell Holmes, një veteran i zemëruar i Luftës Civile Amerikane, u dërgua të takojë Franklin D. Roosevelt, i cili qe gjithashtu njësoj si ai i diplomuar në Harvard por që nuk qe dalluar si student i mirë. Pyetur mbi përshtypjet e tij mbi presidentin e ti, Holmes komentoi atë që më pas u bë koment i famshëm: “intelekti i tij është i dorës së dytë; temperamenti është i dorës së parë”. Shumica e historianëve bien dakord se suksesi i Roosevelt si udhëheqës qëndronte më shumë te Koeficenti Emocional më shumë se sa te Koeficienti i Inteligjencës analitike.

Psikologët janë përpjekur të masin inteligjencën prej më shumë se një shekulli. Testet e përgjithshme të Koeficientit të Inteligjencës masin dimensione të tilla të inteligjencës si të kuptuarit verbal dhe të arsyetuarit të perceptuar, por pikët e marra në Koeficientin e Inteligjencës parashikojnë vetëm 10-20 për qind të variacionit të suksesit në jetë. Pjesa tjetër prej 80 për qind mbetet e pashpjeguar dhe është produkt i qindra faktorëve që luhen me kalimin e kohës. Inteligjenca Emocionale është njëra prej tyre.

Disa ekspertë argumentojnë se inteligjenca emocionale është dy herë më e rëndësishme se sa aftësitë teknike apo konjiktive. Të tjerë sugjerojnë se roli i inteligjencës emocionale është më i vogël. Për më tepër, psikologët nuk bien dakord se në çfarë mënyre të dy dimensionet e inteligjencës emocionale – vetëkontrolli dhe empatia – ndërveprojnë me njëra-tjetrën. Bill Clinton, për shembull, kishte pikë të ulëta te e para por të larta te e dyta. Pavarësisht kësaj, ata bien dakord se inteligjenca emocionale është një komponent i rëndësishëm i udhëheqësisë. Richard Nixon ka gjasa ka pasur një koeficient më të lartë inteligjence se sa Roosevelt por koeficient më të ulët emocional se sa ai.

Udhëheqësit përdorin inteligjencën emocionale për të menaxhuar “karizmën” e tyre, apo magnetizmin personal në kontekste që ndryshojnë. Ne të gjithë e prezantojmë veten para të tjerëve në një varietet mënyrash në mënyrë që të menaxhojmë përshtypjet që krijojmë te të tjerët: për shembull, ne “vishemi për sukses.” Politikanët gjithashtu, “vishen” në mënyra të ndryshme për audienca të ndryshme.

Stafi i Ronald Reagan qe i famshëm për efikasitetin e vet në menaxhimin e përshtypjeve. Edhe një gjeneral i ashpër si George Patton njihet se praktikonte mimikën e të treguarit si njeri hijerëndë para një pasqyre.

Menaxhimi i suksesshëm i përshtypjeve personale kërkon të njëjtën disiplinë emocionale dhe aftësi që posedohen nga aktorët më të mirë. Të aktruarit dhe udhëheqësia kanë shumë gjëra të përbashkëta. Që të dyja kombinojnë vetëkontrollin me aftësinë për të projektuar ndjenja. Eksperienca e mëhershme e Reagan si aktor në Hollivud i shërbeu atij mirë në këtë drejtim, ndërsa edhe vetë Roosevelt qe një aktor i përkryer gjithashtu. Pavarësisht vuajtjes dhe vështirësisë në të lëvizur nga këmbët e tij të bllokuara nga polio, FDR ruante një eksterior me buzëqeshje dhe qe i kujdesshëm që të shmangte të fotografuarit në karrigen me rrota që ai përdorte.

Njerëzit, si të gjitha grupimet e tjera primate, e përqendrojnë vëmendjen e tyre te udhëheqësi. Pavarësisht nëse janë drejtorë ekzekutivë apo presidentë dhe pavarësisht nëse e kuptojnë apo jo, sinjalet që ata japin janë gjithmonë të vrojtuara nga afër. Inteligjenca emocionale përfshin të qenit të vetëdijshëm dhe të pasurit kontroll mbi sinjale të tilla si dhe të pasurit të vetëdisiplinës për të parandaluar që nevojat personale psikologjike të çorientojnë politikën. Nixon, për shembull, qe në gjendje të organizonte strategji efikase në politikën e jashtme; por ai qe më pak i aftë të menaxhonte pasiguritë personale që i shkaktonin atij të krijonte “lista me armiq” dhe rrjedhimisht kjo gjë solli edhe rrëzimin e tij.

Trump ka disa aftësi të inteligjencës emocionale. Ai është një aktor me eksperiencë në moderimin e një spektakli televiziv gjë që i ka mundësuar atij të dominonte fushëbetejën me shumë kandidatë të zgjedhjeve primare të republikanëve dhe të tërhiqte vëmendje të konsiderueshme mediatike. I veshur për raste të tilla me kapelën simbol të kuqe të bejsbollit dhe me slloganin “Ta Bëjmë Amerikën të Madhe Sërish”, ai duket se luajti me sistemin me një strategji fituese të përdorimit të deklaratave “politikisht jokorrekte” për të tërhequr vëmendjen te vetja dhe për të përftuar sasi të stërmëdha reklamash falas.

Por Trump ka rezultuar deficient në kuptimin e vetëkontrollit, duke e lënë veten të paaftë për të lëvizur drejt qendrës dhe për t’u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme. Në mënyrë të ngjashme, ai ka dështuar të tregojë disiplinën që nevojitet për të kontrolluar detajet e politikës së jashtme, me rezultate që, ndryshe nga Nixon, e kanë bërë atë të duket naiv mbi çështjet botërore.

Trump ka një reputacion si një njeri bullist (njeri që bëhet i fortë para të tjerëve) në ndërveprim me të tjerët, por kjo nuk është e keqe automatikisht. Siç e thotë edhe psikologu i Stanford Roderick Kramer, Presidentin Lyndon Johnson qe gjithashtu bullist dhe shumë nga sipërmarrësit e Silicon Valley kanë një stil të tillë. Por Kramer i cilëson këto figura si bullistë me një vizion që frymëzon të tjerët që t’i ndjekin. Dhe Narcisizmi i Trump e ka shtyrë atë të të reagojë më tepër nga sa duket, shpesh në mënyrë kundërprodhuese, ndaj kritikave dhe fyerjeve. Për shembull, ai hyri në debate me një çift myslimanësh amerikanë, fëmija e të cilëve, një ushtar amerikan, qe vrarë në Irak dhe në një debat për gjera të vogla me Paul Ryan, Drejtues i Dhomës së Përfaqësuesve, pasi Trump u ndje i mospërfillur. Në raste të tilla, Trump shkeli vetë mesazhin e vet.

Në këtë deficencë në inteligjencën e tij emocionale, Trump humbi mbështetjen e disa prej ekspertëve më të njohur të politikës së jashtme në partinë e tij dhe në të gjithë vendin. Në fjalët e tyre, “ai është i paaftë apo nuk ka vullnet për të ndarë të vërtetën nga gënjeshtra. Ai nuk i nxit mendimet e kundërta. Ai nuk e kontrollon veten dhe vepron në mënyrë të nxituar. Ai nuk e toleron kritikën.” Ose, siç mund ta thotë Holmes, Trump është diskualifikuar nga temperamenti i tij i dorës së dytë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Trump’s Emotional Intelligence Deficit

Etiketa: Bill ClintondebateDonald TrumpGeorge W. BushGjykatëGjykatësIrakKontrolliParapresidentProject SyndicatepsikologrepublikaneRooseveltSHSHBAstudentTrumpZgjedhjet
Tjetri

Shpenzimet e mëdha për lobuesin amerikan i hapën dyert në Uashington LSI-së

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.