AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Zgjedhja tragjike e Erdogan

Dani RodrikngaDani Rodrik
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Recep Tayyip Erdogan Foto: (Murat Cetinmuhurdar/ Presidential Press Service via AP)

Përpjekja e dështuar për grusht shteti në Turqi i dha presidentit Erdogan shansin e artë për të bashkuar kombin dhe për të rritur dialogun edhe me opozitën. Megjithatë Dani Rodrik argumenton se për të dytën herë në histori, Erdogan hoqi dorë nga mundësia për të lënë një trashëgimi të mirë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan Foto: (Murat Cetinmuhurdar/ Presidential Press Service via AP)
Presidenti Recep Tayyip Erdogan Foto: (Murat Cetinmuhurdar/ Presidential Press Service via AP)

Që kur presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan fitoi zgjedhjet e tij të para të përgjithshme në fund të vitit 2002, ai ka qenë i fiksuar me idenë se pushteti do t’i merrej prej duarsh me një grusht shteti. Ai kishte arsye për t’u shqetësuar edhe atëherë. Establishmenti ultra-laik i Turqisë, që strehohej në pjesët më të larta të gjyqësorit dhe ushtrisë atëherë, nuk e fshehu antipatinë e vet kundrejt Erdogan dhe aleatëve të tij politikë.

Vetë Erdogan u burgos se recitoi poezi të lidhura me fenë, gjë që e ndaloi atë të merrte menjëherë postin aktual kur partia e tij AKP synonte fitore në nëntor 2002. Në vitin 2007 ushtria lëshoi një deklaratë që kundërshtonte kandidaturën e të nominuarit të AKP për president – atëherë kryesisht drejtues formal. Dhe në vitin 2008, partia mezi shpëtoi pa u mbyllur nga gjykata kryesore e vendit për “aktivitete anti-laike”.

Përpjekjet e gardës së vjetër sollën pasoja dhe shërbyen vetëm sa për të shtuar popullaritetin e Erdogan. Fuqizimi i pushtetit nga ana e tij mund ta kenë zbutur dhe të kenë çuar një krijimin e një stili politik më pak konfrontues. Në vend të kësaj, në vitet pasuese, aleatët e tij të atëhershëm, gylenistët – pasues të klerikut në mërgim Fethullah Gylen – ia dolën ta kthejnë fiksimin e Erdogan në paranojë.

Nga viti 2008 në 2013, gylenistët në polici, gjyqësor dhe media sajuan një seri konspiracionesh fiktive dhe komplotesh kundër Erdoganit, njëra më e përgjakshme se tjetra. Ata drejtuan gjyqe sensacionale që shënjestronin oficerë ushtarakë, gazetarë, OJQ, profesorë dhe politikanë kurdë. Erdogan mund të mos i ketë besuar të gjitha akuzat – një shef ushtrie më të cilin ai kishte punuar ngushtësisht ishte mes të burgosurve – por ndjekjet penale i shërbyen qëllimeve të tyre. Ato ushqyen frikën e Erdogan se do të përmbysej nga pushteti dhe eliminuan gjurmët e mbetura të regjimit sekular nga ushtria dhe burokracia civile.

Gylenistët bënë edhe një lëvizje tjetër. Ata arritën të vinin simpatizantët e tyre në rangjet e larta të liruara nga oficerët e ushtrisë të shënjestruar nga pseudogjyqet e tyre. Gylenistët kishin kaluar dekada duke infiltruar ushtrinë, por rangjet komanduese nuk i kishin prekur. Kjo ishte mundësia e tyre. Ironia e fundit e grushtit të dështuar të shtetit është se nuk u projektua nga laikët e Turqisë, por nga oficerët gylenistë që Erdogan i lejoi të ngriheshin në atë pozicion.

Nga fundi i vitit 2013, aleanca e Erdogan me gylenistët ishte kthyer në fushëbetejë të hapur. Me armikun e përbashkët – gardën e vjetër laike – të mundur, kishte pak arsye për ta mbajtur aleancën të bashkuar. Erdogan kishte filluar mbylljen e shkollave dhe bizneseve gyleniste dhe po i spastronte ato nga burokracia shtetërore. Një spastrim i madh ushtarak ishte në të ardhmen e afërt, që mesa duket i shtyu oficerët gylenistë të bënin lëvizjen e tyre.

Në cilindo rast, përpjekja për grusht shteti ka konfirmuar paranojën e Erdogan, që ndihmon në shpjegimin e arsyes përse kundërmasat ndaj gylenistëve dhe kundërshtarëve të tjerë të qeverisë kanë qenë aq të ashpra dhe të thella. Përveç shkarkimit të rreth 4000 oficerëve, 85,000 zyrtarë publikë janë larguar nga puna që prej 15 korrikut dhe 17,000 janë burgosur. Shumë gazetarë janë burgosur, përfshirë shumë prej tyre pa lidhje me lëvizjen e Gylenit. Çdo ngjasim me sundimin e ligjit dhe procesin e rregullt është zhdukur.

Një lider i madh do të kishte pasur përgjigje tjetër. Puçi i dështuar krijoi një mundësi të rrallë për bashkim kombëtar. Të gjitha partitë politike, përfshirë Partinë kurde Demokrate të Popullit (HDP), dënuan përpjekjen për grusht shteti, ashtu si shumica e njerëzve të zakonshëm, pavarësisht orientimit të tyre politik. Erdogan mund ta kishte përdorur mundësinë për t’u ngritur përtej identiteteve islamike, liberale, laike dhe kurde për të krijuar një konsensus të ri politik rreth normave demokratike. Ai kishte mundësinë të bëhej një unifikues demokratik.

Në vend të kësaj, ai zgjodhi të thellojë ndasitë e Turqisë dhe të gërryejë sundimin e ligjit edhe më tepër. Shkarkimet nga puna dhe burgosjet e kundërshtarëv kanë shkuar shumë më larg atyre që mund të kishin rol në puç. Akademikët marksistë, gazetarët kurdë dhe analistët liberalë janë futur në një thes me gylenistët. Erdogan vazhdon ta trajtojë HDP-në si një shtresë e ulët. Dhe, larg nga arritja e paqes me rebelët turq, ai duket se po shijon rifillimin e luftës me ta.

Fatkeqësisht, kjo është një strategji fitimtare. Mbajtja e vendit në alarm ndaj armiqve të perceptuar dhe nxitja e pasioneve nacionaliste-fetare shërben për ta mbajtur bazën e Erdogan të mobilizuar. Dhe neutralizon dy partitë kryesore të opozitës’ të dyja janë shumë nacionaliste dhe për këtë arsye krijon aleatë të besueshëm në luftën kundër rebelëve kurdë.

Po ashtu, ofensiva e Erdogan kundër Gylenit dhe lëzivjes së tij duket se nxitet më tepër nga oportunizmi politik sesa nga një dëshirë për të sjellë para drejtësisë organizatorët e pucit. Erdogan dhe ministrat e tij janë ankuar për ngurrimin e Shteteve të Bashkuara për të ekstraduar Gylenin në Turqi. Megjithatë, rreth dy muaj pas grushtit të shtetit, Turqia nuk i ka dhënë akoma SHBA-së ndonjë provë për fajin e Gylenit. Retorika anti-amerikane po luan mirë në Turqi dhe Erdogan nuk po e lë pa shfrytëuar.

Në dëshminë e tij te prokurorët e grushtit të shtetit, gjenerali kryesor i ushtrisë ka thënë se puçistët që e morën atë peng ofruan ta vinin në kontakt me Gylenin atë natë. Kjo mbetet prova më e fortë kundër përfshirjes së vetë Gylenit. Një lider që do të synonte të bindte botën për fajin e Gylenit do ta kishte nxjerrë shefin e ushtrisë përpara medias për të treguar se çfarë ndodhi atë natë. Megjithatë gjenerali nuk është pyetur – apo lejuar – të flasë në publik, duke nxitur spekulimin për rolin e tij në përpjekjen e grushtit të shtetit.

Dhe kështu cikli pa fund i viktimizimit të Turqisë – të islamikëve, komunistëve, laikëve dhe kurdëve e tani edhe gylenistëve – ka fituar ritëm. Erdogan po bën të njëjtin gabim tragjik që bëri në 2009-2010: po përdor popullaritetin e tij për të penguar demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend që t’i kthejë ato – dhe po e bën kthimin e moderimit dhe pajtimit politik edhe më të vështirë në të ardhmen.

Erdogan ka pasur dy herë shansin të bëhej një lider i madh. Me një kosto të konsiderueshme për legjitimitetin e tij – dhe madje me një kosto më të madhe për Turqinë – ai i ka shpërdoruar të dyja rastet.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Erdoğan’s Tragic Choice

Etiketa: AKPdemokrateErdoganfitoregazetarGjurmëtGjykataGjyqgrusht shtetiGylenkostoKrijonMediaParaPartiapasojapolicipresidentProject SyndicateprokurorPunaRecep Tayyip ErdoganSHSHBATurqiTurqiaUshtriaZgjedhjet
Tjetri

Stilistja e guximshme dhe e pazakontë nga Serbia i drejtohet Nju Jorkut

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.