AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Reforma në drejtësi përballet me rrethin vicioz të korrupsionit

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë.

Denoncimet e rralla të korrupsionit dhe mangësitë proceduriale në hetime rrisin  pandëshkueshmërinë në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve-por ekspertët e ligjit dyshojnë se reforma në drejtësi do t’i zgjidhë të gjitha problemet.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë | Foto nga : LSA

Majlinda Andrea, gjyqtare e Gjykatës së Lartë u pezullua nga detyra më 11 korrik, pasi Prokuroria ngriti dyshime se ajo kishte përfituar 50 mijë euro në këmbim të një vendimi për një çështje pronësie.

12 orë para se Gjykata e Lartë të vendoste pezullimin e saj, Andrea u largua nga Shqipëria bashkë me të shoqin-edhe ai nën akuzë për “korrupsion pasiv”.

Gjyqtarja e lartë u rikthye në Shqipëri tre ditë më pas, ndërsa bashkëshorti i saj, Odhise Andrea është ende në listën e të kërkuarve të Prokurorisë. Të vetmit të arrestuar për këtë rast korruptiv janë dy pretendentët e pronës që paguan paratë dhe ndërmjetësi i tyre.

Çështja e gjyqtares Majlinda Andrea reflekton perceptimin e gjithëpërhapur në Shqipëri për korrupsionin në radhët e gjyqësorit dhe “bujarinë” e institucioneve të drejtësisë në rastet e  hetimit dhe ndëshkimit të kolegëve të tyre.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se ndonëse dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të hetuar nga Prokuroria për veprat penale që lidhen me korrupsionin apo shpërdorimin e detyrës, të dënuarit numërohen me gishtat e njërës dorë.

Përveç Majlinda Andreas, Prokuroria mori nën hetim gjatë vitit 2016 gjyqtarët Ibrahim Hoxha, Shyqyri Çobo dhe trupën prej tre gjyqtarësh të çështjes së tjetërsimit të ish-hotel Vollgës në Durrës.

Nga gjashtë çështjet, Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar para gjykatës vetëm Çobon-gjyqtari i Beratit, i akuzuar se kërkoi favore seksuale në këmbim të vendimit gjyqësor.

Gjatë vitit 2015, Prokuroria nisi procedime për 18 zyrtarë të sistemit të drejtësisë, të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Të dhënat e siguruara nga BIRN në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në Prokurori tregojnë se më pak se ¼ e këtyre rasteve kanë marrë dënime në gjykatë.

Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, që ka për kompetencë gjykimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë, dy gjyqtarë u dënuan për veprat penale të korrupsionit në vitin 2015 dhe dy të tjerë në 2016.

Pesë procedime të tjera ndodhen aktualisht në fazën e gjykimit.

Në dy vitet e fundit, sistemi gjyqësor në Shqipëri është vendosur në shenjestër për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit, koorporatizmit dhe pandëshkueshmërisë.

Reforma në drejtësi-e miratuar më 22 korrik nga parlamenti i Shqipërisë synon të pastrojë sistemin nga të korruptuarit përmes një procesi të gjerë vetingu dhe të gjallërojë hetime pro-aktive përmes një strukture elitë antikorrupsion.

Reforma në drejtësi dhe paketa ligjore që e shoqëron atë shihet prej shumicës së shqiptarëve dhe politikanëve si “kura” e duhur për të luftuar korrupsionin në drejtësi e më pas në qeverisje.

Por gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë i thanë BIRN se nevojitet shumë më tepër përpjekje për të mposhtur kulturën e korrupsionit dhe të pandëshkueshmërisë në vend.

Terreni “win-win” i korrupsionit

Njerëzit e drejtësisë bien dakord që numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndëshkuar për korrupsion është i ulët, po aq sa janë të ndërgjegjshëm se korrupsioni nuk ështëm një krim i thjeshtë për t’u provuar.

Gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët e intervistuar nga BIRN argumentojnë se pandëshkueshmëria në radhët e njerëzve të drejtësisë është pjesë e një panorame më të gjerë, ku mpleksen bashkë ndikimi politik, dobësia e institucioneve të hetimit dhe kultura që ushqen korrupsionin në Shqipëri.

Një zyrtar i Prokurorisë i tha BIRN në kushtet e anonimatit se korniza ligjore dhe denoncimet me vonesë të rasteve korruptive minojnë hetimin e suksesshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai shpjegon se ligji dënon njësoj si personin që jep rryshfet edhe atë që e merr, duke mos inkurajuar denoncimin e këtyre rasteve.

Prokurori shpjegon se rastet e suksesshme kanë qenë vetëm ato kur zhvillohen hetime pro-aktive me përgjime telefonike apo infiltrime, por shumica e akteve korruptive denoncohen me vonëse duke ulur shanset e hetimit të suksesshëm.

Një tjetër arsye që sipas prokurorit sjell dështim të hetimeve është edhe kultura e korrupsionit në vend.

“Qytetarët në Shqipëri janë të prirur të përfitojnë përmes rryshfetit. Ata tentojnë me çdo kusht të ndihmojnë të afërmit e tyre, duke i nxjerrë nga burgu me para, edhe kur ndaj tyre rëndojnë akuza të rënda,” thotë prokurori.

“Vetëm kur nuk arrijnë dhe u kanë ikur nga duart edhe shumë të madha parash drejtohen në dyert e prokurorisë dhe bëjnë denoncimin”.

Gjyqtarët e intervistuar nga BIRN bien dakord me prokurorin sa i përket vështirësisë së hetimit të rasteve të korrupsionit. Megjithatë, ata argumentojnë se dobësitë dhe vonesat e organeve të hetimit bëhen shpeshherë shkak për dështimin e çështjeve në gjykatë.

Florian Kalaja, magjistrat dhe gjyqtar në Gjykatën e Vlorës i tha BIRN se zbulueshmëria e korrupsionit është dhe rrezikon të mbetet e vogël për shkak se ky lloj krimi krijon një situatë “win-win” mes palëve.

“Ofiqarët e sistemit të drejtësisë që korruptohen nuk do të jenë ndonjëherë kallëzues të krimit të tyre; kallëzues nuk do të jenë as personat që kanë ushtruar ndikimin e paligjshëm sepse janë përfitues… të dëmtuarit ….nuk do të flasin,” argumenton ai.

Për situatën e korrupsionit në sistemin e drejtësisë, Kalaja e ndan fajin mes politikës dhe qeverisë së gjyqësorit. Ai beson se Shqipëria nuk ka pasur asnjë kryeministër apo mazhorancë në historinë e vet me vullnet për të krijuar një sistem të pavarur drejtësie-ndaj edhe drejtuesit e këtyre institucioneve sipas tij nuk janë zgjedhur në bazë të meritokracisë dhe ndodhen brenda rrethit të influencës politike.

“Gjithnjë sistemi i drejtësisë është trajtuar dhe përdorur si levë dhe kohët e fundit është trajtuar dhe përdorur edhe si justifikim për çdo dështim,” tha Kalaja për BIRN.

Gerd Hoxha, kryetar i Unionit të Gjyqtarëve sfidon perceptimin e gjerë publik me bindjen e tij se shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë punojnë me përkushtim, edhe pse gjenden shpeshherë nën fyerje dhe përbuzje të padrejta.

Megjithatë, ai e sheh korrupsionin si një fenomen shqetësues të sistemit dhe argumenton se pandëshkueshmëria lidhet edhe me mangësitë dhe vonesat e hetimeve ndaj këtyre rasteve.

Hoxha i tha BIRN se hetimet administrative dhe ato penale shoqërohen me mangësi proceduriale, të cilat shfrytëzohen më pas në procesin gjyqësor.  Ai beson gjithashtu se niveli profesional i punonjësve të hetimit është një tjetër problem-i cili duhet të korrigjohet me trajnimin e thellë të tyre.

“Këto të meta marrin një rëndësi thelbësore për çështjen, nëse biem dakort se korrupsioni është një ndër krimet më të vështira për t’u zbuluar, pasi palët nuk kanë konflikt mes tyre,” tha Hoxha për BIRN.

Pikëpyetjet mbi reformën  

Gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ndërmorri një reformë të thellë kushtetuese për të zgjidhur problemet e veta me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, si brenda sistemit të drejtësisë ashtu edhe jashtë tij.

Reforma u miratua me 140 vota në Parlament falë presionit ndërkombëtar, por pak besojnë se zbatimi i saj do të ketë mbështetje unanime. Pikëpyetje të reja ngrihen mbi mënyrën e vënies së saj në praktikë dhe vullnetin që do ta shoqërojë këtë proces të gjatë dhe të vështirë.

Avokati Vladimir Meçe- njohës i mirë i sistemit e quan reformën në drejtësi “një hap përpara në luftën kundër korrupsionit”. Megjithatë, ai ka pak besim se kjo luftë mund të ezaurohet vetëm përmes ligjeve.

“Është një shoqëri e tërë që duhet të bëjë ‘paktin e madh‘ të luftës ndaj korrupsionit. Është një betejë e gjatë dhe një proces i vështirë që fillon me ndërgjegjësimin e qytetarëve për domosdoshmërinë e luftës ndaj tij. Ky do të jetë hapi i parë në luftën frontale ndaj korrupsionit, që është lufta e të gjithëve,“ tha Meçe.

E ndërsa Meçe e vë theksin tek rëndësia e faktorëve socialë, politikë dhe ekonomikë për betejën antikorrupsion, Gerd Hoxha i Unionit të Gjyqtarëve vëren me shqetësim se politika nuk është e gatshme të lëshojë terren dhe as të krijojë premisat e një drejtësie të shpejtë dhe të pavarur nga çdo lloj ndikimi“.

Si shembull, ai merr debatin e krijuar së fundmi për trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve-një element kyç sipas tij për suksesin e zbatimit të reformës në praktikë.

“Nën pretekstin e ‘kursimit të parave të shqiptarëve’ po kërkojnë të ulin në maksimum trajtimet financiare për njerëzit e drejtësië, edhe pse miratuan pa u menduar kufizime dramatike të lirive dhe të drejtave të këtyre njerëzve…,” proteston Hoxha.

Ndërsa i mëshon faktit se reforma kërkon njerëz të trajtuar mirë, të trajnuar dhe largpamës, ai i bën thirrje ambasadores së BE, Romana Vlahutin t’i përmbahet angazhimeve që ajo ka marrë para prokurorëve dhe gjyqtarëve për trajtimin e tyre me paga dinjitoze.

Ndonëse mori një mbështetje të gjerë popullore dhe ndërkombëtare, ekspertët e sistemit të drejtësisë ruajnë rezerva për suksesin e reformës në Shqipëri. Devijimi nga projekti i miratuar mund të sjellë sipas tyre rreziqe më të mëdha sesa vetë korrupsioni që synohet të luftohet.

Avokati Meçe theksoi se reforma mund të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët, vetëm nëse ajo zbatohet realisht siç është konceptuar. Në të kundërt, ai mendon se ajo do të reduktohej në një fushatë thjesht propagandistike.

Ndërsa Gerd Hoxha kërkon që hetimi i punonjësve të drejtësisë të jetë sa më objektiv, i bazuar në prova dhe fakte dhe të kryhet nga njerëz me integritet.

“Përndryshe, do të ekzistojë rreziku që këto hetime të përdoren si gjueti shtrigash për të intimiduar gjyqtarë dhe prokurorë që kanë në dorë çështje me ngarkesa të larta politike, financiare, kriminale apo mediatike,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeAkuzaBEBIRNDurrësEuroFlorianGerd HoxhagjuetiGjykataGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtarehetimeHetimetkonfliktKorrupsionKorrupsioniKrimkrimikryetarkufizimeKulturakushtetueseLuftaParaProcedimeprokurorProkuroriProkuroriaReformaRomana VlahutinrryshfetShqipëriShqipëriaVendimiVetinguVlorëVota
Tjetri

Refugjatët e kthyer në Greqi paditin Maqedoninë në Strasburg

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.