AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Myslimanet e mbuluara të Bosnjës i durojnë ofendimet për të shfaqur besimin

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Numri i boshnjakëve që mbajnë shami u shtua pas fuqizimit të islamit të rreptë salafi në vend. Foto: Mario Ilicic

Boshnjaket që mbajnë shaminë e mbulimit të fytyrës thonë se shpesh ofendohen apo tallen në rrugët e Bosnje-Hercegovinës, por shprehen se janë të vendosura të tregojnë se ndjekin rregullat e fesë.

Numri i boshnjakëve që mbajnë shami u shtua pas fuqizimit të islamit të rreptë salafi në vend. Foto: Mario Ilicic
Numri i boshnjakëve që mbajnë shami u shtua pas fuqizimit të islamit të rreptë salafi në vend. Foto: Mario Ilicic

“Kam lindur këtu. Jam rritur këtu… E mendoj këtë qytet si timin,” thotë M.Z, një doktoreshë nga kryeqyteti boshnjak që ka veshur vellon e zakonshme të islamit që mbulon fytyrën, perçen, për 17 vitet e fundit.

Por edhe në Sarajevën e mbizotëruar nga myslimanët, M.Z, e cila nuk donte që emri i saj i plotë të publikohej, thotë se haset shpesh me fyerje ndërsa ecën rrugës – njerëzit e quajnë atë një “ninxha” ose e pyesin përse e fsheh fytyrën – ofendime që ndonjëherë e bëjnë që të vendosë të rrijë në shtëpi sepse “nuk dua të prish ditën”.

M.Z. thotë se prindërit e saj nuk ia kanë mbështetur vendimin për të mbuluar fytyrën, sepse kishin frikë se kjo do ta ndalonte nga arritja e qëllimeve të saj në jetë, edhe pse në fund e pranuan.

Ajo thotë se ishte subjekt i kritikave që në fillimi dhe kujton një profesor t’i ketë thënë: “Ti jeni një nxënëse e mirë. Nuk e di pse duhet ta vësh atë gjë në kokë. Nuk do të arrish kurrë sukses kështu. Pse po ia bëni jetën vetes më të vështirë?”

Ajo arriti të përfundonte studimet universitare dhe të gjente një punë si mjeke, por thotë se nuk mund ta mbulojë fytyrën në punë.

“Është thjesht e pamundur të punosh e mbuluar. E heq shaminë para Qendrës Shëndetësore. Fëmijët tremben nëse nuk mund të ta shohim fytyrën. Kam pranuar faktin se nuk ka asnjë mënyrë tjetër” shpjegon ajo.

Por ajo thotë se njerëzit që e kundërshtojnë për perçen në thelb i kërkojnë të fshehë identitetin e saj fetar: “Ji një myslimane, por vetëm në zemër. Praktikoje fenë tënde brenda shtëpisë. Lutju Zotit, por nuk ke përse ia tregon të gjithëve se çfarë po bën… Unë mendoj se duhej ta tregoja atë që kam në shpirt dhe zemër,” thotë ajo.

Gruaja thotë se ka vënë re se kur prezantohet te të tjerët duke u thënë se kush është dhe çfarë bën, njerëzit ndryshojnë mendim, pavarësisht faktit se mban një shami fytyre.

Klerikët në vend kanë mendime të ndryshme në lidhje me idenë nëse ato duhet ta mbulojnë fytyrën plotësisht. Foto: Mario Ilicic
Klerikët në vend kanë mendime të ndryshme në lidhje me idenë nëse ato duhet ta mbulojnë fytyrën plotësisht. Foto: Mario Ilicic

Numri i saktë i grave që veshin shallin apo vellon islamike në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk është i ditur, për shkak se nuk mblidhen të dhëna.

Por shtimi i numrit të grave që e mbajnë atë në vitet e pas luftës lidhet me rritjen e numrit të myslimanëve të Bosnjës që ushtrojnë një interpretim të rreptë salafi të Islamit, ndryshe nga ai para konfliktit të viteve 1992-95.

Gratë myslimane në Bosnje dhe Hercegovinë i mbajnë perçet për të treguar se respektojnë rregullat fetare, por klerikët në vend kanë mendime të ndryshme në lidhje me idenë nëse ato duhet ta mbulojnë fytyrën plotësisht.

A.S. e cila gjithashtu nuk do t’i publikohet emri, jetoi në Gjermani gjatë luftës dhe nuk dinte shumë rreth fesë.

Por kur u kthye në Sarajevë dhe filloi të mësonte për rregullat fetare, ajo vendosi të mbulonte flokët dhe fytyrën. Ajo kujton se si një grua i tha në rrugë se ishte një Baba Yaga – një shtringë e frikshme nga folklori sllav – ndërsa një tjetër binfëmijën e vet 3-vjeçar t’i gjuante me gur.

“Shkoj rregullisht te bëj vrap. Njerëzit në fillim e shihnin si diçka të çuditshme. Thoshin “shiko! Një ninxha që vrapon.’ Por ata të gjithë më përshëndesin tani”, tha A.S.

Një tjetër grua boshnjake që ka zgjedhur të mbajë niqabin, Edina Taliç, thotë se filloi ta mbulonte fytyrën kur nisi ta mësonte Kuranin përmendësh.

“Niqabi është një aksesor që më bën të ndihem me më shumë dinjitet. Kur e vë, mendova se të gjithë mi ngulnin sytë, por ndihesha mirë dhe isha në paqe,” shpjegon ajo, duke shtuar se kur e ka vënë, i duket sikur ka një kurorë në kokë.

B.S. e cila gjithashtu mban shami fytyre, thotë se kur ishte në shkollë të mesme mbante një shami koke, por më pas vendosi ta mbulonte të gjithë fytyrën.

Foto: Mario Ilicic
Foto: Mario Ilicic

“Kur kupton se e ke për detyrim, fillon të shkosh në atë drejtim. Po përpiqem të bëj atë që kënaq Allahun”, shpjegon ajo.

Ajo thotë se ndonjëherë fëmijët në rrugë i thonë se duket si një ninxha, por ajo nuk e ka problem, sepse ata janë veçse “kuriozë”.

Megjithatë disa boshnjakë laikë e kundërshtojnë shfaqjen hapur të përkatësive fetare në publik. Një skandal shpërtheu muajin e kaluar pasi gazetarja boshnjake Lejla Colak e krahasoi mbajtjen e burkës dhe niqabit me shfaqjen e lodrave të seksit në publik.

“Feja duhet të jetë intime, ashtu si seksualiteti. Mbajeni për vete dhe ndër ata që mendojnë njëlloj. Mos ia impononi të tjerëve,” shkroi Colak në një postim në Facebook, prej të cilit mori kërcënime me vdekje dhe përdhunim.

Sociologu Dino Abazoviç sugjeron se reagimet negative ndaj grave që veshin niqab janë një formë e kundërshtimit të kthimit të traditës.

Gratë që i veshin ato shpesh akuzohen se e bëjnë këtë vetëm ngaqë paguhen nga klerikët e Arabisë Saudite, të cilët duan të fusin forma më strikte të islamit te myslimanët e moderuar të Bosnjës.

Por nuk ka prova për këtë dhe A.S. ngul këmbë se nuk është e vërtetë: “Kushdo që mendon se ne paguhemi për t’u mbuluar duhet ta provojë vetë dhe të na thotë nëse do t’i japë njeri para”, thotë ajo.

“Disa gra që menduan se do të paguheshin për këtë erdhën në shtëpinë time dhe më thanë: “Kemi filluar të mbajmë shami. A do të përfitojmë ndonjë para për këtë?”

Etiketa: BosnjedetyrimEmriFacebookGjermanigraKEmyslimanepaqeParaPiSSarajevëSHvdekje
Tjetri

Kompania guackë që fshihet pas projektit “Morgan” për portin e Karpenit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.