AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mali Tara, një mrekulli natyrore për aventurierët e vjeshtës

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kabinat tipike në malin Tara. Foto: Photo: Flickr/ljubar.

Shtatori është koha ideale për t’ia mbathur nga nxehtësia dhe zhurma e qytetit për t’iu drejtuar një nga maleve më të bukura në të gjithë Serbinë.

Kabinat tipike në malin Tara. Foto: Photo: Flickr/ljubar.
Kabinat tipike në malin Tara. Foto: Photo: Flickr/ljubar.

Vera pothuajse ka mbaruar dhe ne po fillojmë të ndihemi sërish si të zënë në kurth në zyrë. Megjithatë, nëse po kërkoni ende për një qetësim dhe për paqe në natyrë ndërsa koha është ende e mirë, mesi i shtatorit është perfekt për një arratisje idilike në fundjavë në malin Tara.

Pra, çfarë ka Tara më tepër se peizazhet mbresëlënëse?

Shumë gjëra, në fakt.

Mali ka diçka për këdo: liqene, lumenj, kodra, shtigje malore për biçikleta, ecje, histori impresionuese, ushqime të shijshme shtëpie dhe pije. Përveç kësaj, udhëtime ditore janë gjithashtu një mundësi duke qenë se mali është i lehtë për t’u aksesuar nga pika të tjera tërheqëse si nga Visegradi në Bosnje-Hercegovinë.

Mali Tara u shpall Park Kombëtar në 1981 dhe është veçcanërisht i njohur për përhapjen e bredhit serb, i zbuluar në vitin 1875 dhe që mbart emrin e botanistit serb që e zbuloi atë, Josif Pançiç.

Mali Tara është plot mundësi akomodimi. Dy nga hotelet më të mëdha dhe më të vjetra, Omorika dhe Beli Bor, zotërohen nga shteti dhe për këtë arsye janë pak të neglizhuara. Ato ndodhen pranë njëra-tjetrës dhe ofrojnë të dyja pamje fantastike të kodrave dhe pyjeve, si dhe pishina e fusha sporti.

Megjithatë, nëse preferoni diçka më të izoluar dhe më në natyrë, mund të merrni me qira një nga kabinat prej druri në mal. Ndërtuar në stilin tipik malor, këto ofrojnë arratinë perfekte me stilin e jetës në mal në të shekulli 19 dhe 20.

Ka shumë uebsajte që ofrojnë mundësi pronotimi të apartamenteve dhe kabinave, por çmimet variojnë. Kabinat zakonisht kushtojnë 25-30 nata dhe në varësi të numrit të personave që do të qëndrojnë (çmimi është për natë, jo për person). Sigurohuni që të pronotoni paraprakisht sepse mali është mjaft i frekuentuar këtë periudhë të vitit.

Një nga pjesët më të bukura të Tarës është fshati i vogël Mitrovaç, i ndodhur 20 kilometra mbi kodra nga rruga kryesore. Ndodhet një resort i madh fëmijësh në fshat dhe Mitrovaçi është plot fusha basketbolli dhe futbolli, si dhe vende të tjera për fëmijët.

Qendra e vogël e fshatit ka një kafene modeste ku mund të pini kafenë e mëngjesit dhe të bisedoni me vendasit, një zyrë informacioni për turistët që ofron biçikleta me qira, një zyrë poste dhe një supermarket të vogël.

Lumi Drina. Foto: BIRN
Lumi Drina. Foto: BIRN

Të dielave mund të hasni një grua të moshuar që shet djathë dhe kajmak të bërë vetë – një krem djathi vendas për të cilin munden të gjithë. Rakia e bërë në shtëpi dhe mjalti vendas janë gjithashtu në shitje.

Jo larg Mitrovacit ndodhet liqeni artificial Zaovine, i krijuar nga viti 1975 deri në 1983. Shumë njerëz peshkojnë në liqen dhe nëse moti e lejon, mund të bëni edhe not. Uji është i pastër, por mund të jetë shumë i freskët ndaj mendoni dy herë përpara se të hidheni.

Mali Tara është gjithashtu i pasur me ture ecjeje dhe pamje të bukura. Një nga më të famshmet është Banjska që ofron një pamje të jashtëzakonshme të lumit Drina dhe një tjetër liqeni artificial, Perucac.

Duhen rreth dy orë ecje nga qendra e Mitrovac për atje dhe turet kalojnë nëpër pyje dhe kodra, por ia vlejnë jashtëzakonisht. Të gjitha itineraret e ecjes janë të shënjuara mirë dhe të lehta për t’u ndjekur.

Nëse preferoni biçikletat mund të merrni një për më pak se një euro ora ose 5 euro dita në qendrën e turistëve. Punonjësit e turizmit do t’ju japin detajet dhe këshillat për rrugët më të mira të biçikletave dhe gjërat që mund të shihni ndërsa pedaloni.

Përveç pyjeve të bukura, livadheve, liqenet dhe peizazheve, ju mund të vizitoni gjithashtu fshatin e afërt Kremna, të njohur për profecitë e shekullit 20, shkruar nga Milos Tarabic dhe nipi i tij Mitar. Prifti i fshatit serb ortodoks, Zaharije Zahariç thuhet se i ka regjistruar profecitë e tyre. Tarabicët vdiqën përpara vitit 1900.

Megjithatë, ka shumë persona që i vënë në dyshim këto profeci.

Disa nga më interesantet parashikuan luftën e dytë botërore, shpërbërjen e Jugosllavisë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

“E gjithë Europa do të sundohet nga kryqi i thyer. Rusia nuk do të përfshihet derisa ushtria e agresorit ta sulmojë. Në  atë kohë, Rusia do të sundohet nga “cari i kuq”, shkruan një nga profecitë.

Por, nëse nuk doni të ecni, të shkoni për peshkim apo të lexoni profecitë e Tarabic, mund të shtrini një batanije në bar dhe të shijoni natyrën.

Pavarësisht të gjitha gjërave që ka për të ofruar, mali Tara është një vend i mrekullueshëm për relaks dhe qetësi në natyrë.

I ndodhur 180 kilometra nga Beogradi, mali Tara është pranë qytetit Uzice në Serbinë perëndimore dhe është i lehtë për t’u arritur. Vendasit pretendojnë se është i lehtë për t’u aksesuar me makinë edhe gjatë dëborës në dimër, ku linjat lokale të autobusëve kalojnë rregullisht.

Për më tepër informacioni shihni programet në raketa-ab.com dhe www.lasta.rs. Biletat për një shëtitje përreth vendit kushtojnë 15 euro.

 

Etiketa: ArratisjeBIRNBosnjeEuroEuropaFushaLokaleLumiMaliMjaftmrekulliortodokspaqePYJeRusiaSHturistUshtria
Tjetri

Shqetësimi kryesor, si të importojmë më shumë plehra

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.