AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Shqetësimi kryesor, si të importojmë më shumë plehra

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) protestojnë kundër ligjit për importin e plehrave. 19 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shqipëria është aktualisht e mbytur me plehra në të gjitha anët dhe zyrtarisht, 40 për qind e popullsisë nuk mbulohet nga shërbimi i heqjes së mbeturinave. Megjithatë, për tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, shqetësimi kryesor është ndalimi i importimit të plehrave nga vendet fqinje.

Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) protestojnë kundër ligjit për importin e plehrave. 19 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe aktivistë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave (AKIP) protestojnë kundër ligjit për importin e plehrave. 19 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Shqipëria ka një problem të madh, ekzistencial, administrativ, politik dhe shoqëror me menaxhimin e plehrave të veta. Aktualisht, mbi 40 për qind e popullsisë nuk ka shërbim të heqjes së mbeturinave. Kur them nuk ka shërbim, do të thotë se asnjë autoritet nuk ka vendosur kosha dhe nuk i mbledh mbetjet e krijuara. Njerëzit e këtij 40 përqindëshi, në rastin më të “mirë” i djegin plehrat që prodhojnë ndërsa në rastin më të keq, i hedhin nëpër lumenj. Nga lumi në lum, plehrat mbërrijnë në det. Grykëderdhjet e lumenjve të Shqipërisë janë vendgrumbullim plehrash më vete. Disa grupe aktivistësh kanë punuar në mënyrë të lavdërueshme herë pas here për t’i pastruar këto plehra por procesi i pastrimit të plazheve me punë aktiviste ngjan si Miti i Sizifit, sërish dhe sërish, plazhet mbushen me plehra. Zgjidhja natyrisht konsiston që autoritetet, (autoritetet vendore në rastin konkret), të vendosin kazanë në të gjithë territorin e vendit dhe t’i grumbullojnë plehrat. Ato duhet të vendosin dhe të mbledhin taksë për pastrimin nga të gjithë qytetarët dhe ta financojnë pastrimin me të ardhurat nga taksat në të gjitha zonat ku popullsia është tepër e varfër për të paguar shërbimin e pastrimit.

Ky është problemi më elementar. D.m.th, të vendosësh kazanë dhe të grumbullosh plehra nuk kërkon njohuri të thella shkencore. Por ka ca probleme akoma më të komplikuara të cilat kërkojnë gjithashtu zgjidhje. P.sh, riciklimi. Aktualisht, një pjesë e vogël e mbetjeve, rreth 25 për qind, kryesisht plastikë dhe metal, riciklohen. Pjesa tjetër, përfundon në det ose në nëntokë dhe do të qëndrojë aty për mijëra vitet e ardhëshme. Bota ka shpikur mënyra se si mund të pakësohet sasia e mbetjeve që do të përfundojnë në tokë. P.sh, qelqi, që përbën një pjesë të konsiderueshme të mbetjeve, duhet dhe mund të riciklohet. Por kemi gjëra të tjera, si bateritë e celularëve, p.sh, të cilat kërkojnë investime të konsiderueshme për t’u përpunuar në mënyrë që të mos ndosin.

Pyetja me vend është: kur kemi dëgjuar ndonjëherë, ndonjë zyrtar apo ndonjë deputet të na diskutojë se si e mendon ai nevojën e pastrimit të vendit nga plehrat?! Përgjigjja është se nuk kemi dëgjuar kurrë asgjë të tillë. E vetmja gjë që kemi dëgjuar është një propozim nga tre deputetë, dy socialistë dhe një LSI-st, të cilët, argumentojnë me forcë se vendi duhet të lejojë importin e plehrave nga vendet fqinje, më së shumti nga Italia, në ndihmë të disa kompanive të riciklimit.

E drejtë, të dyja çështjet nuk janë të lidhura në masën 100 për qind. Ndalimi i importit të plehrave nuk ndihmon drejtpërsëdrejti në pastrimin e vendit dhe anasjelltas: Shqipëria mund ta lejojë importin e plehrave dhe njëkohësisht ta pastrojë veten. Por problemi qëndron te prioritetet. Tre deputetë kanë zgjedhur të angazhojnë energjitë e tyre në lejimin e importit të plehrave dhe argumentojnë se Shqipëria ka sot një të ashtuquajtur “inspektoriat mjedisi”, të aftë, sipas tyre, të kontrollojë llojin e mbetjeve që do të hyjnë në vend dhe kushtet mjedisore në të cilat këto mbetje do të përpunohen për riciklim. Duket se në hapësirën e deputetëve pro plehra, Shqipëria është një vend që i ka zgjidhur problemet me plehrat e veta, plazhet e ndotura përtej çdo imagjinate nuk përbëjnë shqetësim. Lumenjtë e kthyer në panorama apokaliptike qesesh plastike të varura nëpër pemë nuk përbëjnë problem. Rrugët e mbushura me mbeturina në çdo anë nuk përbëjnë problem. Problemi qëndron te ndalimi i importit të plehrave.

Kuptohet, argumenti se Shqipëria ka sot “inspektoriat mjedisi” ndërsa më 2013 nuk e kishte vështirë se gëlltitet. Inspektoriati i mjedisit, p.sh, ka për detyrë të ndalojë tregtimin e daterit, një molusk që është ndaluar konsumohet për shkak të shkatërrimit të mjedisit detar që shoqëron nxjerrjen e tij. Nja tre vjet të shkuara, Ministria e Mjedisit bëri goxha bujë kur deklaroi se është e vendosur ta ndalojë konsumimin e daterit nëpër restorante, duke e konfiskuar atë kudo që ta gjente dhe duke gjobitur restorantet. Çfarë ndodhi?! Sot, tre vjet më pas, në çfarëdolloj restoranti që të shkosh gjen dateri me shumicë ndërsa i ashtuquajturi inspektoriat mjedisi nuk bën asgjë.

Arsyet për të vijuar ndalimin e importit të plehrave janë të shumta. Por vullneti i popullit, i cili është shprehur në mënyrë kategorike kundër besoj se mjafton. Megjithatë, deputetët shqiptarë do të duhet të votojnë më 22 shtator propozimin e tre deputetëve. Kuptohet, nëse deputetët vendosin ta lejojnë importin e plehrave, është detyra e qytetarëve që ta rrëzojnë edhe një herë këtë ligj që sillet vërdallë që nga viti 2004. Dhe nëse deputetët e hedhin poshtë propozimin, i takon sërish qytetarëve që të bëjnë rojë për të garantuar që vullneti i tyre të respektohet. Sa për të tre deputetët propozues, ata tashmë e kanë bërë të qartë se shqetësimi i tyre kryesor është se si po ecën biznesi i disa kompanive të riciklimit. Por se sa plehra ka Shqipëria, kjo natyrisht që nuk përbën shqetësim për ta.

 

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNdaterideputetinvestimeItaliaIvana DervishiLigjLSILumiMASmbetjembeturinaMinistria e MjedisitMjedisiMjedisitPanoramaplastikericiklimSHshqipShqipëriashtatorTaksat
Tjetri

Globalizim për këdo

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.