AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Mjedisi

Mjedisorët protestojnë ndërsa parlamenti diskuton ligjin e importit të mbetjeve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Mjedisi, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestuesit jashtë parlamentit tentojnë të fusin një kosh mbeturinash në godinë ndërsa ligjvënësit pritet të miratojnë ligjin që i hap rrugën importit të mbetjeve në Shqipëri. 22 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë protestuan të enjten përpara godinës së parlamentit, ku po diskutohet ligji i importit të mbetjeve dhe i kërkuan qeverisë të mos votojë ligjin që e cilësuan si “mafioz”.

Protestuesit jashtë parlamentit tentojnë të fusin një kosh mbeturinash në godinë ndërsa ligjvënësit pritet të miratojnë ligjin që i hap rrugën importit të mbetjeve në Shqipëri. 22 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Protestuesit jashtë parlamentit tentojnë të fusin një kosh mbeturinash në godinë ndërsa ligjvënësit pritet të miratojnë ligjin që i hap rrugën importit të mbetjeve në Shqipëri. 22 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Përfshirja e ligjit të importit të mbetjeve në rendin e ditës në parlament shkaktoi trazira jashtë godinës së seancave plenare të Kuvendit, ku dhjetëra qytetarë nga shoqëria civile dhe aktivistë mjedisorë i kërkuan deputetëve të mos e votojnë ligjin “shkatërrimtar për mjedisin dhe shëndetin”.

Aktivistët e hodhën poshtë iniciativën ligjore të Partisë Socialiste për importimin e mbetjeve duke e quajtur atë një veprim që lidhet ngushtë me interesat mafioze dhe që synon ta kthejë Shqipërinë në një kosh plehrash.

Protestuesit argumentuan se vendi ka një shkallë të lartë ndotjeje të shkaktuar nga paaftësia në menaxhimin e mbetjeve urbane kombëtare dhe i kërkuan deputetëve në parlament të dëgjojnë zërin e tyre dhe të mos e votojnë ligjin e importit të mbetjeve.

“Aleanca Kundër Importit të Plehrave deklaron se lejimi i importit të plehrave që pritet të shqyrtohet sot në Kuvendin e Shqipërisë është një akt tradhtie ndaj interesave të popullit shqiptar, një pabesi politike ndaj votuesve dhe një akt që synon ta kthejë Shqipërinë në një kosh plehrash të Europës” u shpreh AKIP në një deklaratë për shtyp.

“…Me nismën për importin e plehrave, AKIP vlerëson se maxhoranca qeverisëse aktuale është kthyer në një organizatë që përfaqëson vetëm interesat e një grupi të vockël biznesmenësh dhe nuk përfaqëson më popullin shqiptar”, thanë aktivistët.

Mjedisorët protestojnë jashtë parlamentit kundër miratimit të ligjit të importimit të mbetjeve. 22 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Mjedisorët protestojnë jashtë parlamentit kundër miratimit të ligjit të importimit të mbetjeve. 22 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ndërkohë brenda parlamentit pozita dhe opozita shkëmbyen akuza për miratimin e ligjit të mbetjeve.

Kryeministri Rama mbrojti ligjin nga foltorja e parlamentit duke e konsideruar atë si stimul për industrinë e riciklimit dhe lajmëroi se qeveria pritet të heqë taksën prej 50 lekësh/kg për mbetjet plastike të brendshme.

“Ligji stimulon zhvillimin e një industrie që sot e ka të domosdoshme importin e objekteve të listës së gjelbër. Nëse ne nuk do të bënim këtë ndërhyrje do të falimentonim industrinë e riciklimit, do të linim rrugëve 1.200 punonjës, nuk do të ishim në pajtim me direktivën europiane dhe do të mbyllnim një front punësimi dhe pastrimi mjedisor”, u shpreh Rama.

“Po flasim për një industri që në 3 vitet e fundit ka kryer investime serioze në infrastrukturën e vetë. Shqipëria ka fabrika të riciklimit të certifikuara nga Bashkimi Europian”, shtoi ai.

Tre deputetë të PS dhe LSI, Shalsi, Bushati dhe Derveni propozuan në korrik rikthimin e importit të mbetjeve me arsyetimin se “nxit industrinë e riciklimit në vend dhe krijon mijëra vende të reja pune”.

Partia Demokratike, e cila në vitin 2011 kërkoi të vërë në lëvizje një ligj të ngjashëm për importin e mbetjeve ka ruajtur një retorikë të kujdesshme, ndërsa deputeti demokrat Genc Ruli u shpreh në komisionin parlamentar të së mërkurës se “ligji i mëparshëm i mbetjeve ishte shumë i mirë” përpara se të ndryshohej nga qeveria socialiste.

Në seancën parlamentare të së enjtes, deputetja e opozitës, Jorida Tabaku e akuzoi qeverinë Rama vetëm për shkelje të premtimeve elektorale kur deputetët e Partisë Socialiste kundërshtonin ligjin.

Jashtë parlamentit, protestuesit u përplasën me policinë ndërsa u përpoqën të fusin në parlament një kosh plehrash me thirrjet “Jo plehrat në Shqipëri”.

“Edhe nëse ligji miratohet, ne do t’i drejtohemi presidentit që ta bllokojë atë. Gjithashtu do të kërkojmë mendimin e specialistëve të Konventës së Aarhusit, e cila e bën të detyrueshme pjesëmarrjen e komuniteteve të prekura në vendimmarrje” tha për BIRN, Andi Tepelena nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave.

“Gjithashtu do të fillojmë menjëherë mbledhjen e firmave të nevojshme për referendumin kundër këtij ligji”, shtoi ai.

Protestuesit lajmëruan vazhdimin e tubimit jashtë parlamentit në orën 17:30 kohë kur pritet që parlamenti të votojë ndryshimet ligjore.

Mjedisorët protestojnë jashtë parlamentit kundër miratimit të ligjit të importimit të mbetjeve. 22 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Mjedisorët protestojnë jashtë parlamentit kundër miratimit të ligjit të importimit të mbetjeve. 22 shtator 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

 

Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBashkimi EuropianBIRNBiznesmendeputetinvestimeIvana DervishiJorida TabakuKrijonLigjLSIMaxhorancaMjedisiOpozitaparlamentPartiaPartia DemokratikePartisë SocialisteplastikePSPunëPunësimiQeveriaRamaSHshqipShqipëriShqipëriashtatortrazira
Tjetri
BIRN prezanton Hartën interaktive të Vendimeve për Krimet e Luftës

BIRN prezanton Hartën interaktive të Vendimeve për Krimet e Luftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.