AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tony Blair përfundon shërbimin e konsultimit në Shqipëri

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Rama dhe këshilltari i tij për reformat Tony Blair gjatë një mbledhje qeverie në 2013. Foto: Kryeministria.al

Pasi ish-kryeministri britanik lajmëroi se po mbyll perandorinë e tij të biznesit, zyra e tij konfirmoi për BIRN se punët me Shqipërinë, të cilat nuk u bënë kurrë publike, janë gjithashtu të përfunduara.

Kryeministri Rama dhe këshilltari i tij për reformat Tony Blair gjatë një mbledhje qeverie në 2013. Foto: Kryeministria.al
Kryeministri Rama dhe këshilltari i tij për reformat Tony Blair gjatë një mbledhje qeverie në 2013. Foto: Kryeministria.al

“Tony Blair Associates”, që po mbyllet, i ka përfunduar detyrat e veta me qeverinë shqiptare, duke i dhënë fund një bashkëpunimi që filloi në vitin 2013.

“Tony Blair Associates e ka përfunduar projektin e vet me Shqipërinë dhe është e kënaqur për ndihmën e ofruar kryeministrit (Edi Rama) dhe qeverisë së tij në përpjekjet për të sjellë begati më të madhe për popullin e Shqipërisë,” tha për BIRN përmes një emaili një këshilltar i medias i Blair.

“Siç e dini, Blair ka thënë shpesh se sa vlerë ka pasur vendi dhe populli [shqiptar] për të,” vazhdoi ai.

Të martën, në një lajmërim publik, ish-kryeministri dhe lideri i partisë laburiste Blair tha se po mbyllte veprimtarinë e tij lobuese dhe këshilluese të shumëkritikuar për t’u përqendruar te puna jo-fitimprurëse dhe bamirësia.

Tony Blair Associates, u themelua në 2007 dhe arriti kulmin duke punësuar 200 persona, të cilët punonin në më tepër se 20 vende të ndryshme të botës.

Puna e Blair në Shqipëri ka mbetur gjithnjë mistar dhe nuk u zbulua kurrë realisht. Bashkëpunimi filloi në shtator 2013, në të njëjtin muaj që Rama mori detyrën si kryeministër.

Pasi u takua me Blair në Nju Jork dhe Londër, Rama bashkëdrejtoi një takim me Blair në tetor 2013, kur ai shpjegoi se ish-kryeministri anglez do të ndihmonte qeverinë e re të qendrës së majtë në Tiranë të prioritizonte reformat dhe të kishte një ndryshim real në jetët e njerëzve.

Në një intervistë me Top Channel TV, Blair theksoi se ishte i vendosur të ndihmonte qeveritë që donin të bënin ndryshime reale ndërsa u përqendrua në lidhjen e tij të veçantë me shqiptarët si rezultat i luftës në Kosovë.

“Nëse nuk je i kujdesshëm, politika mbetet vetëm në nivel fjalësh dhe vizioni. Ndaj është e rëndësishme të përmbushet ky vizion, për të përmirësuar jetët e shtetasve përmes energjisë elektrike, furnizimit me ujë, arsimit dhe shëndetit. Këto janë gjëra të rëndësishme, ndaj unë ndihmoj vendet në të gjithë botën ta bëjnë realitet këtë objektivë”, tha Blair në intervistë.

Blair foli gjithashtu rreth krijimit të njësive të veçanta të shpërndarjes në Shqipëri, ndërsa theksoi se biznesi i tij nuk do të merrte asnjë para nga qeveria shqiptare dhe se do të financohej me ndihmën e organizatave globale që punojnë në vendet në zhvillim.

Megjithatë, pas kësaj, nuk u gjet asnjë informacion nga ai apo qeveria shqiptare rreth këtyre njësive të veçanta apo projekteve konkrete të financuara.

Në gusht të këtij viti, Blair pati një vizitë private në Dhërmi për të takuar Ramën. Shumë persona besonin se në atë kohë kontrata e këshillimit vazhdonte ende.

Puna këshilluese e Blair e ka bërë atë të pasur por gjithashtu shumë jopopullor në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai rregullisht sulmohet në media,  veçanërisht për punën në vende si Kazakistani.

Në vitin 2015, Blair shtoi edhe Serbinë në listën e vendeve që paguhej për të këshilluar, pavarësisht rolit të tij si nxitës i bombardimeve të Beogradit në 1999.

BIRN ka raportuar se Blair këshilloi kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, dikur një kritik i madh i tij, sipas një marrëveshje që besohet se financohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Blair dhe skuadra e tij kanë bërë vizita të rregullta në Beograd në 2015, thanë burimet qeveritare serbe.

BIRN ka kontaktuar qeverinë në Beograd rreth veprimtarisë së Blair në Serbi, por zyra e kryeministrit tha se do të përigjigjej në ditët e ardhshme.

Etiketa: BeogradBIRNDhërmiEdi RamaEmiratet e Bashkuara ArabeKazakistaniKryeministriaLondërmarrëveshjeMbledhjeMediaParaPunaPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSerbiSHshqipShqipërishqiptareshtatorTony BlairTop Channelvizitazhvillim
Tjetri
Ministria e Financave shënon deficitin e parë të të ardhurave për vitin 2016

Ministria e Financave shënon deficitin e parë të të ardhurave për vitin 2016

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.