AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dhuna me bazë gjinore “shumë e përhapur në Bullgari”

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Parliamenti Europian/Flickr

Një nga dhjetë bullgarë vuajtën nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore vitin e shkuar, ku nivelet ishin më të larta te popullata rome e vendit, thotë një studim i ri.

Foto ilustruese: Parliamenti Europian/Flickr
Foto ilustruese: Parliamenti Europian/Flickr

Një e treta e shtetasve bullgarë pranojnë të kenë vuajtur nga dhuna në familje apo dhuna me bazë gjinore, të paktën një herë në jetë, ku më tepër se një në dhjetë persona kanë rënë viktimë vitin e shkuar, sipas Studimit Kombëtar mbi Dhunën në Familje dhe atë Gjinore në Bullgari, të publikuar të martën.

Studimi, i kryer nga Fondacioni Partnerët e Bullgarisë, Akademia e të Drejtave të Njeriut në Norvegji dhe Qendra për Studim të Demokracisë në Sofje gjatë 14 muajve të fundit, paralajmëroi se shifrat e vlerësuara mund të jenë edhe më të larta, për shkak se mungesa e ulët e ndërgjegjësimit sjell më pak raportime, turp dhe mospranim social të diskutimit rreth eksperiencave të tilla në Bullgari.

“Nivelet e mungesës së ndërgjegjësimit dhe nënvlerësimi i dhunës në familje dhe asaj gjinore janë të larta. Shkalla e nënvlerësimit është më e lartë kur përfshihen burrat dhe fëmijët,” tha autorja e studimit Slavyanka Ivanova.

Ivanova tha se një tjetër problem ishte toleranca e publikut ndaj fenomeneve të tilla dhe madje mbështetja për akte dhune ndaj personave LGBT apo nga gratë kundrejt burrave.

Viktimat më të zakonshme të abuzimit seksual apo dhunës në familje në Bullgari mbeten gratë.

Mbi 11 për qind e grave që morën pjesë në studim pranuan se kishin vuajtur forma të dhunës me bazë gjinore apo seksuale, brenda dhe jashtë shtëpive.

Mes grave rome në Bullgari, numri i viktimave u rrit në 17.8 për qind.

“Është shumë më e vështirë për vajzat rome të marrin mbështetje, për shkak të nivelit të lartë të përjashtimit social dhe diskriminimit [ndaj romëve në shoqërinë bullgare],” tha Ivanova.

Studimi citon punonjës në qendrat e krizës që pohojnë se pavarësisht nga vështirësitë në marrjen e ndihmës sociale, gratë rome janë më të gatshme të raportojnë dhunën në familje.

Studimi gjithashtu paralajmëroi rreth nivelit të lartë të abuzimit të përsëritur të viktimave në familje në Bullgari.

Niveli arriti 20 për qind te burrat bullgarë që pranuan se ishin subjekt i formave të tilla të dhunës dhe mbi 30 për qind te gratë, ndërsa te gratë rome përqindja shkoi mbi 50.

Sipas viktimave të dhunës dhe punonjësve socialë që morën pjesë në studim, në shumicën e rasteve të abuzimit të përsëritur apo sistematik, viktimat kanë kërkuar ndihmë nga institucionet shtetërore, që kanë dështuar t’i mbrojnë ata.

Mungesa e mbështetjes së duhur institucionale shpesh zhdekurajojnë viktimat nga raportimi i rasteve të tjera të abuzimit, thotë studimi.

Në raport thuhet se nënshkrimi i Konventës së Veprimit të Stambollit nga ana e Bullgarisë, kundër grave është një hap i rëndësishëm përpara.

Njëkohësisht, ai rekomandoi që autoritetet bullgare të rrisin përpjekjet e tyre në terren për parandalimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të viktimave të abuzimit në familje, pasi largohen nga qendrat shtetërore të krizës.

Etiketa: Bullgaridhunadhuna në familjeDhunëFamiljeLGBTmbështetjeNorvegjipaktraportromromë
Tjetri
Rrëzimi i çmimit në bursë godet rëndë naftën shqiptare

Gjigandi i varfër i naftës me kontraktorë të pasur: prapaskenat e betejës së qeverisë me Bankers Petroleum

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.