AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria i trembet përfshirjes në rrugën e re të kalimit të refugjatëve

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca te Policise, duke patrulluar ne kufirin shqiptaro-grek, ne Carshove prane qytetit te Permetit. Prane doganes se Tre Urave.
Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Me mbylljen e itinerarit të vjetër të Ballkanit për emigrantët dhe refugjatët, ekzistojnë shqetësimet se Shqipëria mund të bëhet pjesë e një rruge të re drejt BE-së.

Forca te Policise, duke patrulluar ne kufirin shqiptaro-grek, ne Carshove prane qytetit te Permetit. Prane doganes se Tre Urave. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Forca te Policise, duke patrulluar ne kufirin shqiptaro-grek, ne Carshove prane qytetit te Permetit. Prane doganes se Tre Urave. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Një valë e qëndrueshme emigrantësh dhe refugjatësh nga Lindja e Mesme dhe Afrika po çajnë drejt Europës Perëndimore përmes Shqipërisë – tani që “itinerari i mëparshëm i Ballkanit” që kalonte nga Greqia në Maqedoni, Serbi dhe Hungari është mbyllur.

Genc Merepeza, zv.drejtori i policisë shqiptare të Kufirit dhe Migracionit i tha BIRN se policia shqiptare ka kapur 691 shtetas të huaj në nëntë muajt e parë të 2016, të cilët po përpiqeshin të hynin në vend përmes Malit të Zi apo Kosovës.

“Rreth 96 për qind e atyre rasteve u identifikuan në zonën kufitare ndërsa 4 për qind brenda territorit kombëtar. Në gusht, pamë një rritje të lehtë në numrin e personave që u përpiqën të hyjnë në Shqipëri,” shpjegoi ai.

Ai shtoi se shifrat mbeten të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, kur policia identifikoi 1959 persona të tillë.

Por Erjona Canaj, një eksperte në çështjet e migracionit dhe profesore në Universitetin Europian të Tiranës i tha BIRN se numri mund të rritet.

“Me dimrin që po afron, Shqipëria mund të kthehet në një itinerar për refugjatët… Pas kërcënimeve nga ana e disa vendeve të Ballkanit se do të mbyllin kufijtë e tyre, Shqipëria mund të kthehet në një vend që pret refugjatët sirianë,” tha ajo.

Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia kanë mbyllur kufijtë e tyre për refugjatët dhe emigrantët në mars, duke lënë mijëra njerëz të ngecur në Greqinë fqinje.

Shumë prej tyre megjithatë ia dolën të arrijnë në Serbim por më pas pritën për shumë kohë të kalojnë në Hungari, ku sipas një raporti të fundit të Amnesty International, përballen me paraburgim dhe rrahje.

Pas mbylljes së itinerarit të Ballkanit,  u ngritën shqetësime se trafikantët e njerëzve do të riaktivizonin “rrugën e Adriatikut” që kalon nga Shqipëria në Itali ku policitë e të dyja vendeve u zotuan të punojnë së bashku për ta parandaluar këtë.

Numri i trafikantëve të njerëzve mendohet se do të rritet. Më 28 shtator policia shqiptare arrestoi tre trafikantë që po përpiqeshin të transportonin ilegalisht 27 refugjatë nga Siria, Iraku dhe Sudani të cilët ishin larguar nga një kamp në Thesaloniki të Greqisë.

Sipas policisë, refugjatët kishin paguar 1200 euro te trafikantët për të rriturit dhe 600 euro për fëmijë në mënyrë që të kalonin në Malin e Zi.

“Ne po punonin për të parandaluar raste të tilla dhe e kemi shtuar mbikëqyrjen në kufij, duke shtuar trupa dhe logjistikë ndërsa shkëmbejmë informacion në kohë reale me autoritetet e vendeve fqinje dhe me agjencitë si FRONTEX,” tha Merepeza.

“Ne gjithashtu kemi intensifikuar kontrollet në rrugët që sjellin njerëzit nga Kosova apo Mali i Zi,” vazhdoi ai.

Merepeza tha se Shqipëria e pyet çdo person që kapet nëse kërkon azil në vend, ndërsa i trajton ata brenda normave humanitare.

Në një samit mbi refugjatët në Vienë më 24 shtator, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka ndjekur një rrugë të tretë kur vjen puna për trajtimin e refugjatëve – që do të thotë se as nuk i ka hapur kufijtë plotësisht dhe as nuk ka vepruar si disa vende që e kanë përballur çështjet në kontrast me vlerat e Bashkimit Europian.

Etiketa: AfrikaAmnesty InternationalazilBashkimit EuropianBEBIRNEdi RamaEuroFrontexGreqiaHungariItalikampKosovaKosovëKroaciaKryeministri Edi RamaLindjaLindja e MesmeMaliMali i ZiMaqedoniMaqedoniaparaburgimPoliciaPunaRamaRaportisamitSerbiSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorSiriasirianTiranë
Tjetri
“ Ballkani nuk ka gjasa të ndjekë shembullin e Hungarisë kundër emigrantëve ”

“ Ballkani nuk ka gjasa të ndjekë shembullin e Hungarisë kundër emigrantëve ”

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.