AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kur globalizimi ha fëmijët e vet

Harold JamesngaHarold James
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Logoja e Deutsche Bank në selinë qendrore të kompanisë në Frankfurt të Gjermanisë më 30 shtator 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Provat se globalizimi po ndalon dhe përmbyset, vijojnë të shtohen: flukset e kapitalit dhe tregtisë ndërkombëtare janë shumë të dobëta, migrimi po kufizohet gjithnjë e më shumë. Por këto tendenca janë shfaqur pas krizës financiare të vitit 2008 dhe për rrjedhojë, ne nuk mund t’ia hedhim fajin vetëm reagimeve populiste kundër globalizimit.

Selia Deutsche Bank në Frankfurt të Gjermanisë më 30 shtator 2016. (AP Photo/Michael Probst)
Selia Deutsche Bank në Frankfurt të Gjermanisë më 30 shtator 2016. (AP Photo/Michael Probst)

Provat se globalizimi po ndalon dhe përmbyset, vijojnë të shtohen: flukset e kapitalit dhe tregtisë ndërkombëtare janë shumë të dobëta, migrimi po kufizohet gjithnjë e më shumë. Por këto tendenca janë shfaqur pas krizës financiare të vitit 2008 dhe për rrjedhojë, ne nuk mund t’ia hedhim fajin vetëm reagimeve populiste kundër globalizimit. Përkundrazi, burimi i tyre duhet të kërkohet te dështimi i autoriteteve kombëtare për ta marrë logjikën e globalizimit seriozisht.

Në një vit kur Mbretëria e Bashkuar votoi për të dalë nga Bashkimi Europian dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara zgjodhën Donalt Trump si kandidatin e vet për president, populizmi anti-globalizim duket qartë. Por megjithëse është joshëse për të parë populizmin si shkak për shqetësimet ekonomike botërore, kjo lëvizje ka pasur deri tani sukses politik të paktë.

Në fund të fundit, ekonomia botërore nuk po vuan për shkak se Polonia e Hungaria kanë qeveri të krahut të djathtë të angazhuara për të rivendosur sovranitetin kombëtar. Populizmi i krahut të majtë, nga ana e vet, vështirë se mund të kritikohet si fajtor: Fidel Castro po venitet në Kubë; Argjentina po rimëkëmbet nga keqmenaxhimi katastrofik të presidencave të Néstor Kirchner dhe Cristina Fernández de Kirchner; ndërsa ekonomia e Venezuelës u rrënua nën presidencën e Nicolás Maduro.

Globalizimi është plagosur pjesërisht për shkak të vendimeve të ndërmarra nga qeveritë e prirura për të krijuar një rend ndërkombëtar të hapur. Por, më e rëndësishmja, po vuan si pasojë e vendimeve juridike dhe thuajse-juridike për të imponuar penalitete të stërmëdha financiare kundër korporatave të huaja.

Vendimet juridike kundër korporatave shumëkombëshe tashmë janë duke tensionuar marrëdhëniet transatlantike. Në Europë, Komisioni Europian ka udhëhequr betejën me procedura antitrust që vijojnë kundër Microsoft dhe Google. Këndvështrimi nëse këto raste janë thjeshtë kundër fuqisë abuzuese konkurruese të kompanive amerikane apo janë thjeshtë përpjekje të Bashkimit Europian për të ndikuar mbi politikat e teknologjisë dhe për të promovuar alternativa vendore kundër kompanive amerikane, kjo varet se për kë punon ti.

Në mënyrë të ngjashme, SHBA-të mundet dhe ndërmarrin veprime kundër kompanive Europiane. Pasi BE njoftoi se do t’i kërkojë Apple që të paguajë 13 miliardë taksa të prapambetura, për të cilat akuzon se qenë reduktuar në mënyrë të paligjshme nga qeveria irlandeze, SHBA-të gjobitën Deutsche Bank, një kompani gjermane me 14 miliardë dollarë për të zgjidhur pretendimet se ka shitur tituj të mbështetur nga kredi me kolateral të pavlera para krizës së vitit 2008.

Dikush mund t’i shohë këto penalitete si përgjigje efikase në një botë ku korporatat shumëkombëshe janë bërë jashtëzakonisht të afta për të reduktuar detyrimet e veta fiskale. Problemi është se, ndryshe nga taksat normale, gjobat ndaj kompanive nuk mbahen në mënyrë të parashikueshme apo uniforme dhe duhet të përcaktohen individualisht rast pas rasti. Këto diskutime shpesh politizohen dhe përfshijnë ndërhyrje nga nivelet më të larta të qeverisjes.

Cila është arsyeja pas këtyre gjobave? Që të jemi të sigurtë, Deutsche Bank dhe ikona të tjera Europiane të tilla si Volksëagen dhe British Petroleum duhet të përgjigjen respektivisht për shitjet e titujeve të borxheve përmes gënjeshtrave dhe për manipulimin sistematik të testimeve për emetimet e CO2-shit, si dhe për ndotjen e Gjirit të Meksikës. Por ndërsa kompanitë e huaja mund të veprojnë me agresivitet për të kapur pjesë të tregut në tregje të reja, ato  dukshëm nuk janë shkelësit e vetëm, siç u demonstrua nga një valë zemërimi kundër bankave dhe korporatave amerikane pas krizës financiare.

Një dallim këtu është se është më e lehtë që kompanitë vendëse t’i thonë qeverisë së vet se pse ato janë të nevojshme dhe se sa shumë vende pune krijojnë, sa shumë nënkontraktorë dhe furnizues vendës kanë e me rradhë.

Kompanitë vendëse kanë një avantash të lidhur me punën në fushën e vet kur lobojnë për t’i shpëtuar apo për të reduktuar penalitetet. Më 2004 për shembull, Citigroup bindi qeverinë e SHBA-së që ta përgjysmonte një gjobë e cila qe pothuajse në të njëjtën masë me atë të Deutsche Bank, gjobë që qe vendosur pikërisht për mashtrime me kreditë me kolateral.

Kështu, lobimi nga korporatat vendëse shpesh sjell te diçka e ngjashme me kapjen e autoriteteve rregullatore ku privilegjet e qeverisë kapen nga interesat e korporatave kombëtare. Dyshimi i publikut ndaj korporatave pas kësaj përqendrohet drejtpërsëdrejti te kompanitë e huaja.

Autoritetet gjyqësore Amerikane dhe Europiane janë një burim i ri për një nacionalizëm të ri. Një tjetër burim janë institucionet përgjegjëse për tregtinë ndërkombëtare, veçanërisht kur kemi të bëjmë me teknologji të reja.

Shumë nga përmirësimet më themelore teknologjike përgjatë shekullit të kaluar kanë ardhur nga fondet e qeverive për kërkim dhe zhvillim, të cilat kanë krijuar teknologji tepër të kushtueshme për t’u përballuar nga firmat private. Superioriteti teknologjik i Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore është rezultat i drejtpërdrejtë i mobilizimit të burimeve në industrinë ushtarake të kohës së Luftës së Ftohtë, gjë që solli zhvillimin e teknologjisë së satelitëve si dhe të asaj që më vonë u bë interneti.

Mbështetja e drejtpërdrejtë shtetërore për kompanitë e teknologjisë së lartë shpesh i shkel rregullat ndërkombëtare të tregtisë që janë krijuar për të nxitur neutralitetin dhe krijimin e një fushe loje të barabartë. Për shembull, Organizata Botërore e Tregtisë sapo ka dalë në konkluzionin se Airbus, një kompani europiane, ka marrë ndihmë shtetërore në shkelje të rregullave të OBSH-së. Sipas OBSH-së, avioni i suksesshëm Airbus A350 ia doli të realizohet pikërisht për shkak të “efekteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta” të mbështetjes afatgjatë të qeverisë.

Debati mbi Airbus është zvarritur prej dekadash, ku Europianët janë përgjigjur duke thënë se Boeing, një kompani amerikane, ekziston sot vetëm për shkak të statusit të saj si furnizues i ushtrisë amerikane. Me të vërtetë, kjo lojë lobimi është shpesh një garë drejt rrënimit dhe kompanitë e huaja janë të detyruara të krijojnë prani vendore në mënyrë që të detyrojnë politikanët të mendojnë se ato janë po aq ndihmuese për ekonominë vendore sa edhe konkurruesit e tyre vendës.

Ekonomitë e tregut nuk mund të funksionojnë kur rregullat ekzistuese zbatohen në mënyrë të pabarabartë dhe pikërisht kjo ndodh kur rregulluesit kombëtarë dhe ndërkombëtarë kthehen në avokatë për kompanitë vendëse dhe në armiq të bizneseve të huaja. Ky nuk është një rezultat i revoltës populiste; por e vërtetë është edhe ana tjetër: nëse do të jemi populistë në pushtet, zgjidhja sërish se do të vijë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. When Globalization Eats Its Young

Etiketa: AirbusAppleBashkimi EuropianBECO2EkonomiaGjobatGjyqglobalizimglobalizimiGoogleikonaITSKomisioni EuropiankrediLobimiLuftaMASMbretëria e BashkuarMicrosoftOBSHpaktParaPoloniapopulistPopulizmipresidentProject SyndicatePunëQeveriaRend ndërkombëtarSHBAshtatorShtetet e BashkuarataksaTaksatteknologjiTrumpVendimetzhvillim
Tjetri
Nis nga puna agjencia e re kufitare e Bashkimit Europian

Nis nga puna agjencia e re kufitare e Bashkimit Europian

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.