AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Beteja për plehrat, Nishani takon aktivistët, Rama, kryebashkiakët dhe ricikluesit

Ivan DervishiGjergj ErebarangaIvan DervishidheGjergj Erebara
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët duke folur për median pas takimit me Presidentin Nishani. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Presidenti Nishani u takua me një grup aktivistësh që kundërshtojnë importin e plehrave në Shqipëri dhe premtoi se do të marrë vendim për kthimin apo jo të ligjit pasi të takohet me një përfaqësi të ricikluesve ndërsa paralelisht, kryeministri Edi Rama diskutoi pa shumë rezultat idenë për një plan kombëtar pastrimi.

Aktivistët duke folur për median pas takimit me Presidentin Nishani. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Aktivistët duke folur për median pas takimit me Presidentin Nishani. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një përfaqësi qytetarësh nga Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe organizata e grupime të tjera u takuan sot (7 tetor) me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, ku qytetarët i kërkuan presidentit rikthimin për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit 92/2016 “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin 10 463 Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, me argumentin se ligji i miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 22 shtator nuk ka ndjekur procedurat e duhura të konsultimit publik dhe se bie ndesh me interesin e popullit shqiptar për një mjedis të pastër.

Paralelisht, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me një pjesë të kryetarëve të bashkive si dhe me përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve, një grup kompanish që punojnë në sektorin e riciklimit të mbetjeve urbane.

Rama përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij në mbrojtje të ligjit të miratuar duke argumentuar se ligji i ri do të shpëtojë nga falimenti industrinë e riciklimit. “Industria e Riciklimit është në një moment dramatik,” tha Rama. “Ajo ose duhet të pranojë fundin e ekzistencës së vet në Shqipëri duke shpallur falimentin ose duke u zhvendosur në vende të tjera të rajonit, ose të marrë frymë dhe të jetë motori i këtij procesi që nuk mund të ketë asnjë shans suksesi pa këtë industri.”

Takimi i Ramës me kryebashkiakët dhe ricikluesit qe supozuar se do të shërbente për të krijuar një plan kombëtar për pastrimin e vendit dhe për menaxhimin e mbetjeve urbane siç duhet. Në fjalën e tij, Rama tha se kishte krijuar një zyrë pranë kryeministrit për këtë punë. Por nuk është e qartë nëse një plan i tillë ekziston me të vërtetë apo është funksional për të zgjidhur problemin që shumë qeveri në të shkuarën kanë premtuar se do ta zgjidhin, duke e lënë vendin pas efektivisht më të ndotur nga sa e gjetën. Rama nga ana e tij theksoi se sipas mendimit të tij, Shqipëria sot është më e pastër nga sa ka qenë në ditën kur ai mori postin e kryeministrit, por nuk dha ndonjë referencë se ku e bazonte këtë konkluzion.

Presidenti Nishani, nga ana e tij dëgjoi argumentet e aktivistëve, të cilët theksuan se ligji për menaxhimin e mbetjeve ka humbur funksionin e vet bazë.

“Ju drejtohemi ju pasi jemi në një hall të madh, prej vitit 2004 AKIP ka sprapsur disa tentativa për hapjen e rrugës për importin e mbetjeve. Ligji [për menaxhimin e mbetjeve urbane] ka synim të mbrojë jetën dhe shëndetin e qytetarëve, por ka nene që lejojnë importimin e mbetjeve,” tha në takim aktivistja e AKIP Kozara Kati.

“Qëllimi i ekzistencës së ligjit për menaxhimin e mbetjeve është që të mbrojë mjedisin,” argumentoi aktivistja Brizida Gjikondi, “por ky ligj po përdoret në fakt për interesa ekonomikë,” theksoi ajo duke vënë në dukje se, ndonëse ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2011, menaxhimi i integruar i mbetjeve mbetet një ëndërr në Shqipëri ndërkohë që dy qeveri janë investuar në të shkuarën dhe në të tashmen, kundër vullnetit të qytetarëve dhe në mbështetje vetëm të neneve që lejojnë importin e mbetjeve.

Presidenti Nishani përgëzoi qytetarët për protestën e 1 tetorit duke argumentuar se, pavarësisht se cili është personi që qeveris vendin, Shqipëria ka nevojë për shoqëri civile.

“Zëri juaj si shoqëri civile më ka inspiruar dhe më ka dhënë shpresë. Jam i bindur që do ta fitoni kauzën tuaj”, shtoi presidenti duke theksuar se në raste të tilla zëri qytetar ka më tepër rëndësi se një firmë.

“Unë do ta trajtoj me seriozitet çështjen e shtuar prej jush. Do të punojmë me ekspertë për të, pasi për mua ka shumë rëndësi. Jam i obliguar të jem i integruar në mbrojtje të interesit publik… Për sa kohë do të jem në këtë zyrë, nuk do ta zhgënjen interesin publik që ju përfaqësoni”, u shpreh presidenti Nishani.

“Si qytetar dhe jo si President, ju kërkoj që të jeni persistentë në angazhimin publik,” tha Nishani.

Në fund, Nishani tha se do të marrë vendimin final për kthimin apo jo të ligjit për shqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë pasi të konsultohet edhe me Shoqatën e Ricikluesve.

Nëse Nishani e kthen ligjin në parlament, dekreti i tij, Kuvendi do të duhet të miratojë dekretin dhe të rishqyrtojë ligjin ose ta rrëzojë dekretin e Presidentit me jo më pak se 71 vota. Balanca e votave në parlament në lidhje me këtë çështje është aktualisht e paqartë. Ligji u miratua me vetëm 63 vota, por një numër deputetësh nuk morën pjesë në votim pavarësisht se kishin shprehur qëndrimin e tyre pro, duke e lënë të hapur mundësinë që një dekret për kthimin e tij në kuvend, të mund të rrëzohet me 71 vota.

 

Etiketa: aktivistAktivistëBIRNBujar NishaniDekretideputetEdi RamaFinalIvana DervishiKryebashkiakKryeministri Edi RamakryetarKuvendKuvendiLigjmbështetjembrojtjeMjedisparlamentpresidentRamaSHshqipShqipëriShqipëriashtatorVendimVotavotim
Tjetri
Të luash me politikën e jashtme të SHBA-ve

T'i japësh revoltës populiste vendin që i takon

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.