AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fotografi dokumenton impaktin njerëzor të luftës së Kosovës

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: BIRN

Për një ekspozitë të re në Prishtinë, fotografi holandez Willem Poelstra përdori historinë e prindërve të tij si pikënisje për të treguar impaktin afatgjatë të luftës së viteve 1990 te njerëzit në Kosovë.

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Kur Willem Poelstra, i biri i një babai gjerman dhe një nëne hebreje, vizituan për herë të parë Kosovën në vitin 2012, në mendjen e tij ishte historia e vetë familjes së tij.

Pas vdekjes së prindërve të tij, Poelstra gjeti një kuti me dokumente dhe informacione që tregonin se sa të vështirë e kishte familje hebreje e mamasë së tij Hanna të pranonte se ajo kishte zgjedhur të martohej me një gjerman pak kohë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky zbulim ndihmoi në fotografitë që ai realizoi për ekspozitën e tij të re “Për Hanën”, e cila do të jetë e pranishme në Sheshin Skënderbeu të Prishtinës deri më 17 tetor dhe paraqet portrete të njerëzve nga e gjithë Kosova që i mbijetuan konfliktit, në përpjekje për të kapur imazhet e realitetit të përditshëm të pasluftës në vend.

“E ndiej shumë ndikimin e luftës në Kosovë, pra, ajo është ende e pranishme,” tha Poelstra për BIRN.

Ai tha se prindërit e tij nuk diskutonin kurrë atë që u ndodhi atyre gjatë luftës, por u shpreh se kjo ishte e vetmja mënyrë – edhe në Kosovë po aq sa në Holandë pas Luftës së Dytë Botërore – për t’u përballur me të kaluarën.

“Nëse doni të ecni përpara, duhet të diskutoni për të, të flisni për të. Edhe nëse kjo s’është e këndshme për këdo, por mendoj se kështu shkoni drejt pajtimit,” tha ai.

Foto: BIRN.
Foto: BIRN.

Poelstra tha se i ishte dukur “sfiduese” të ekspozonte fotografitë në Prishtinë, por shikuesit dukeshin të impresionuar nga mënyra sesi ai dokumentonte njerëzit e zakonshëm në Kosovë.

Nita Zeqiri, një fotografe nga Mitrovica, e cila ka mbetur e ndarë midis shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve që prej luftës, tha se të shikoje punën e Poelstrës ishte një eksperiencë emocionuese për njerëzit që përjetuan konfliktin.

“Ka lidhje me Mitrovicën, e cila vazhdon të ketë ngjashmëri me origjinat e prindërve të fotografit, duke qenë se në Mitrovicë ka më shumë bashkëpunime dhe marrëdhënie midis serbëve dhe shqiptarëve, gjë që është normale, por bashkëpunimi në çështjet politike kritikohet dhe nuk shihet si diçka njerëzore – marrëdhënie të tilla ndoshta shihen si tradhti ndaj kombit,” tha Zeqiri për BIRN.

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti gjithashtu e lavdëroi ekspozitën në ambient të hapur.

“Kjo është një përpjekje e suksesshme për të treguar historinë e luftës, shenjat që lë lufta, nëpërmjet fotografive,” tha Ahmeti.

Saranda Bogujevci, një artiste që humbi të gjithë familjen e saj në luftë dhe shkoi të jetonte në Britani në moshën 14-vjeçare, tha se ishte e rëndësishme të flasësh për të kaluarën e trazuar të dikujt në mënyrë që të shërosh plagët psikologjike.

“Është shumë e vështirë të jesh në pozicionin e viktimës, kështu që kur dikush gjen një mënyrë të përshtatshme për të treguar historinë, është shumë e rëndësishme,” tha Bogujevci.

Etiketa: BIRNBritaniFamiljefotografiKosovaKosovëLuftaMitrovicaMitrovicëPunëSHSkënderbeu
Tjetri
Artan Rama: Emisioni ” Públicus ” tregonte çfarë ndodhi në Landfillin e Sharrës

Artan Rama: Emisioni " Públicus " tregonte çfarë ndodhi në Landfillin e Sharrës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.