AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Referendumi polemik i Bosnjes ndiqet nga hetimet për shkelje të Kushtetutës

Eleanor RosengaEleanor Rose
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik. Foto: Anadolu.

Ndërsa prokurori shtetëror i Bosnjës përgatitet të merret me dëshmitarë të rangut të ulët, ekspertët thonë se do të jetë e vështirë që institucionet shtetërore të nxjerrin para përgjegjësisë zyrtarë të lartë në Republikën Srpska në lidhje me mbajtjen e referendumit të ndaluar.

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik. Foto: Anadolu.
Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik. Foto: Anadolu.

Ekspertët ligjorë thonë se ata dyshojnë se gjykatat e nivelit shtetëror të Bosnjës kanë forcë për të ngritur një çështje kundër liderëve serbë të Bosnjës për referendumin e paligjshëm në entitetin me shumicë serbe në Bosnjë, Republika Srpska, në lidhje me ditën kombëtare të entitetit.

Një avokat nga Banja Luka, Milani Petkoviç, duhet të dalë para prokurorëve të shtetit të hënën.

Petkoviç konfirmoi për BIRN se prokurorët e kanë thirrur atë në një seancë dëgjimore në Sarajevë si i dyshuar në një hetim penal në lidhje me presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, nën pretendimin se ai nuk zbatoi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e ndalonte referendumin.

Autoritetet e Republikës Srpska, përfshirë edhe kuvendin e entitetit dhe komisionin e referendumit, e sfidën ndalimin që vendosi Gjykata Kushtetuese shtetërore për mbajtjen e një referendumi mbi ditën e shtetësisë së entitetit më 25 shtator.

Petkoviç tha për BIRN me email: “Dyshoj se jam ftuar për shkak të përfshirjes time në në komisionin për mbajtjen e referendumit.”

Ai tha se ishte i sigurt se nuk kishte asnjë përgjegjësi penale, duke vënë në dukje se ai u emërua në komisionin e referendumit si një anëtar jo-partiak për të ndihmuar në marrjen e vendimeve “që kanë të bëjnë me organizimin edhe mbajtjen e referendumit”.

Petkoviç shtoi: “Nuk ndihem fajtor dhe besoj se komisioni, si një organ teknik, nuk kishte autoritet për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për pasojë nuk është përgjegjës për dështimin në moszbatimin e ndonjë vendimi.”

Dodik ëstë thirrur dy herë të marrë pjesë në seancat me prokurorët shtetërorë, por është përgjigjur se nuk “do të poshtërohet” nga ky “spektakël” duke shkuar t’i përgjigjet pyetjeve në Sarajevë në entitetin e Federatës, ku ai thotë se nuk është i sigurt.

Ai u ofrua të merrej në pyetje në Republikën Srpska.

Ekspertët në ligjin ndërkombëtar thanë se duke thirrur të dyshuar të rangut të ulët dhe dëshmitarë, prokurorët e shtetit po kalonin mocione për të ndjekur çështjen – por do të përballeshin me probleme serioze nëse do të përpiqej të konsideronte përgjegjës ndonjë aktor kyç në procesin e referendumit.

Bodo Weber, një analist për Ballkanin i specializuar në sundimin e ligjit, tha zyra e prokurorit të shtetit është dobësuar që nga vendimi në vitin 2009 të mos për të zgjeruar rolin e prokurorëve ndërkombëtarë në çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Bosnjë.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë injoruar vazhdimisht që atëherë, tha Weber, i cili besonte se kryeprokurori Goran Salihoviç – tani i pezulluar për shkak të një hetimi kundër tij – kishte vepruar vetëm tani për shkak se sfida ndaj autoritetit të gjykatës ishte shumë e qartë dhe publike.

“Ne tani kemi prokurorinë shtetërore që vepron në këtë çështje në një mjedis në të cilin, për pothuajse një dekadë, ajo ka mësuar të mos veprojë në raste shumë të ndjeshme,” tha Weber.

Weber tha se do të kishte shumë probleme komplekse ligjore në këtë çështje, përfshirë edhe zgjedhjen e kujt të paditësh, në rast se do të ketë ndonjë të tillë.

“Edhe nëse paditet një person i rangut të lartë, pyetja e radhës është a do ta arrestonte SIPA (Agjencia Shtetërore për Investigim dhe Mbrojtje)? pyeti ai.

Ai rikujtoi gjithashtu se dhjetorin e kaluar Ministria e Brendshme e Republikës Srpska befas pezulloi bashkëpunimin me policinë dhe gjykatën në nivel shtetëror.

Weber pyeti gjithashtu se si prokurori i shtetit mund ta ndjekë çështjen kur komuniteti ndërkombëtar kishte ofruar “vetëm fjalë” si mënyrë mbështetjeje në këtë çështje.

“Ne kemi parë Perëndimin të tërhiqet pas gjatë viteve të fundit,” tha ai. “Zyra e prokurorit është paradigma absolute për këtë.”

Zarije Seizoviç, një profesor i të drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, tha se prokuroria shtetërore do të ishte në gjendje ta ndiqte çështjen në mënyrë efikase me mbështetjen e plotë ndërkombëtare.

“Çështja do të dështojë nëse mungon presioni nga komuniteti ndërkombëtar ose një marrëveshje politike me ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar,” tha Seizoviç në një deklaratë me shkrim.

Kur u pyet nëse prokuroria shtetërore ishte mjaftueshëm e fortë për të ndjekur çështjen në mënyre efikase, ai tha: “Jo mjaftueshëm e fortë.”

Zyra e prokurorisë shtetërore të Bosnjës i shkroi BIRN-it për seancën e programuar për sot duke thënë: “Ne vazhdojmë të hetojmë çështjet dhe të marrim në pyetje të dyshyar në periudhën e mëtejshme. Nuk jemi në pozicion për të publikuar detaje në lidhje me çështje të caktuara.”

Etiketa: BIRNGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHetimHetimetInvestigimkushtetuesemarrëveshjembrojtjeMilorad DodikMinistria e BrendshmeMjedisParaprokurorProkuroriProkuroriaRepublika SrpskaSHshtatorVendimVendimetVendimi
Tjetri
Çastet më të bukura të ndeshjes Shqipëri-Spanjë (Foto)

Çastet më të bukura të ndeshjes Shqipëri-Spanjë (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.