AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A duhet fëmijët të kenë të drejtën për të vdekur?

Peter SingerngaPeter Singer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një lodër e vënë në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të Nisës, ku humbën jetën edhe fëmijë. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

Rasti i parë në Belgjikë i një adoleshenti që kërkoi eutanazi dhe të cilën doktorët ia miratuan shkaktoi debate të gjera në shoqëri, nëse fëmijëve mund t’i jepet e drejta për të zgjedhur vdekjen apo duhet të vazhdojnë “obligimin” e të jetuarit – Peter Singer argumenton.

Një lodër e vënë në ceremoninë e përkujtimit të viktimave të Nisës, ku humbën jetën edhe fëmijë. (AP Photo/Efrem Lukatsky)
Foto ilustruese. (AP Photo/Efrem Lukatsky)

Që nga viti 2002, Belgjika ka lejuar të rriturit e sëmurë rëndë apo ata me sëmundje të pashërueshme që të kërkojnë dhe të marrin eutanazi nga një doktor. Në shkurt 2014, parlamenti belg e hoqi parashikimin e ligjit për eutanazinë që e kufizonte atë vetëm për të rriturit. Kjo çoi në një kundërshtim të fortë.

Siç merrej me mend, kundërshtimi vazhdoi edhe muajin e fundit kur i pari minoren kërkoi dhe mori eutanazi. Kardinali elido Sgreccia, duke folur për Radio Vatikanin, tha se ligji belg i mohon fëmijëve të drejtën e jetës. Por rrethanat e rastit dhe fakti se u deshën dy vite e gjysmë që kjo të ndodhte, tregojnë të kundërtën: ligji belg respekton të drejtën e jetës – dhe në rrethana të përcaktuara me kujdes, të drejtën e vdekjes.

Megjithëse ligji aktual i eutanazisë në Belgjikë nuk ka moshë të përcaktuar – ndryshe nga legjislacioni holandez, që i lejon doktorët t’i ofrojnë eutanazi, me kërkesë, minorenëve që janë të paktën 12 vjeç – ai parashikon që personi që e kërkon eutanazinë të ketë kapacitet të dukshëm vendimmarrjeje. Kjo përjashton në mënyrë efektive aplikimin e ligjit te fëmijët në moshë shumë të vogël. Kërkesa duhet të ekzaminohet nga një ekip doktorësh dhe një psikiatër apo psikolog dhe duhet miratimi nga prindërit e minorenit. Minoreni duhet të jetë “në një situatë mjekësore të pashpresë të vuajtjes së vazhdueshme dhe të padurueshme që nuk mund të lehtësohet dhe që do të shkaktojë vdekje në kuptim afatshkurtër”.

Në lajmërimin e të parit përdorim të ligjit nga një minoren, Wim Distelmans, kreu i komisionit federal belg të eutanazisë, theksoi se ka shumë pak fëmijë që kërkojnë eutanazi. Ai shtoi se kjo nuk është një arsye për të refuzuar një vdekje me dinjitet për ata që e kërkojnë atë dhe që përmbushin kërkesat e rrepta të ligjit.

Megjithëse asnjë detaj rreth minorenit nuk u dha fillimisht, më pas u zbulua se ai apo ajo ishte 17 vjeç. Pacienti do të kishte qenë kështu i kualifikuar për eutanazi në Holandë.

Nëse Kardinal Sgreccia do t’i përgjigjej vdekjes së adoleshentit duke thënë se ligji belg mohon që fëmijët kanë detyrimin për të jetuar, ai mund të kishte nisur një debat të dobishëm që do të kishte qartësuar ndryshimet midis atyre që besojnë se ekziston një detyrim i tillë dhe atyre që nuk e besojnë këtë. Thomas Aquinas, ende një figurë me influencë në traditën katolike, mendonte se ne kemi një detyrim për të mos i dhënë fund jetës sepse duke e bërë këtë mëkatojmë ndaj Zotit.

Ai e ilustroi pretendimin e tij duke hequr një analogji mes dhënies fund të jetës së vet nga dikush dhe vrasjes së një skllavi që i përkiste dikujt tjetër, që do të thotë se dikush “mëkaton ndaj pronarit të skllavit”. Duke e lënë mënjanë atë analogji të pandjeshme dhe groteske, është e qartë se ky argument nuk ofron arsyetim kundër vetëvrasjes për njerëzit që nuk besojnë në ekzistencën e një zoti. Edhe teistët do të kenë vështirësi të kuptojnë përse një hyjni e përkujdesur do që dikush që po vdes të qëndrojë gjallë deri në momentin e fundit, pavarësisht se sa e madhe mund të jetë dhimbja, shqetësimi apo humbja e dinjitetit të tij.

Ka një arsye tjetër përse edhe Kardinali Sgreccia mund të hezitojë të pohojë se ekziston detyrimi për të jetuar. Kisha Katolike e ka pranuar prej kohësh se nuk është e detyrueshme për një doktor apo pacient të çojë deri në fund të gjitha mjetet e mbështetjes së jetës, pavarësisht gjendjes së pacientit apo prognozës.

Në spitalet katolike kudo në botë, maskat e frymëmarrjes dhe forma të tjera të mbështetjes së jetës i hiqen pacientëve kur barra e vazhdimit të trajtimit gjykohet si “në disproporcion” me përfitimet që do të arrihen. Kjo tregon se çdo detyrim për të jetuar është subjekt i përfitimeve të vazhdimit të jetës ndaj barrës së trajtimit. Pacientët që kërkojnë eutanazi gjykojnë se përfitimet e vazhdimit të jetës nuk e kalojnë barrën e mjekimit apo të vazhdimit të jetës, me apo pa mjekim.

Një e drejtë, megjithatë, është e ndryshme nga një detyrim. Unë kam të drejtë të lirisë së fjalës, por unë mund të hesht. Unë kam të drejta mbi pjesët e mia të trupit, por mund të dhuroj një veshkë te një i afërm, mik apo një i panjohur që po vuan nga një sëmundje në veshkë. E drejta ime më jep mundësinë e zgjedhjes. Unë mund të zgjedh ta ushtroj atë apo jo.

Kufizimet e moshës janë gjithnjë arbitrare deri diku. Mosha kronologjike dhe ajo mendore mund të ndryshojnë. Për disa aktivitete që kanë kufizim moshe, numri i njerëzve që marrin pjesë në to është shumë i madh: votimi, marrja e patentës apo kryerja e marrëdhënieve seksuale për shembull. Por do të ishte shumë e kushtueshme të këqyrej me kujdes nëse çdo person i interesuar në këto aktivitete ka kapacitetin për të kuptuar se çfarë përfshihet në votim, në ngarje të përgjegjshme të makinës apo të merrte informacion rreth seksit konsensual. Kjo është arsyeja përse ne mbështetemi te mosha kronologjike si një indikator parësor i kapacitetit të rëndësishëm mendor.

Kjo nuk është e vërtetë për minorenët që kërkojnë eutanazi. Nëse numri i atyre që plotësojnë kriteret për ligjin është aq i vogël saqë në Belgjikë ka pasur vetëm një rast në dy vitet e fundit, nuk është e vështirë të kryhet një ekzaminim ndaj kapaciteteve të pacientëve për të bërë një kërkesë të tillë.

Për këto arsye, përfshirja e minorenëve me kapacitet të dukshëm racional të vendimmarrjes në ligjin belg për eutanazinë nuk i mohon askujt të drejtën për të jetuar. Përkundrazi, i jep të drejtë të vdesin atyre që janë të përgjegjshëm dhe që zgjedhin ta ushtrojnë atë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Should Children Have the Right to Die?

Etiketa: debatedetyrimKisha KatolikeMjekmjekëpaktProject SyndicatepsikologSHspitalettë drejtavdekjevdesvotimVotimi
Tjetri
Vuçiç, kryeministri që nuk mund të resht së cituari

Serbia kundërshton marrjen nën kontroll të Trepçës nga Kosova

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.