AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

“Ne jemi qyteti”; lëvizja e të rinjve ringjall vullnetarizmin në Shkodër

Anila DushingaAnila Dushi
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grupimi Eko-Mendje gjatë një eksplorimi në natyrë | Foto nga : Mirsad Basha

Një grupim i ri, i drejtuar nga Mirsad Basha në Shkodër është përfshirë në një sërë aktivitetesh mjedisore-sociale jashtë ndikimit të politikës, ndërsa aktivizmi i tyre vullnetar ka fituar simpatinë e qindra qytetarëve.

Grupimi Eko-Mendje gjatë një eksplorimi në natyrë | Foto nga : Mirsad Basha
Grupimi Eko-Mendje gjatë një eksplorimi në natyrë | Foto nga : Mirsad Basha

Tre vjet më parë, Mirsad Basha, një i ri nga Shkodra i pasionuar me fotografinë, sportin dhe mjedisin e përdori për herë të parë profilin e tij në Facebook për një kauzë publike. I revoltuar nga projekti për sjelljen në Shqipëri të lëndëve kimike, Basha tregon se asokohe postoi një reagim dhe organizoi një protestë, me mbështetjen e familjarëve dhe miqve që iu bashkuan thirrjes së tij.

Tre vjet më pas, Mirsad Bashën dhe grupin e bashkëpunëtorëve të tij e gjen gjithkund në Shkodër; nga shtëpitë e të moshuarve tek fushatat për dhurim gjaku, aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit apo ditët poetike të edicionit të tetë të festivalit të poezisë së pabotuar.

Prej dhjetorit 2014, Basha dhe miqtë e tij kanë krijuar grupimin Eko-Mendje-një zë i pavarur dhe i angazhuar në problematikat e qytetit të Shkodrës. Lëvizja lindi në hapësirën e lënë bosh nga shoqëria civile për vite të tëra në qytetin e Shkodrës dhe fitoi simpatinë dhe mbështetjen e banorëve të këtij qyteti.

“Emri i grupimit do të thotë të mendosh pastër në raport me njerëzit dhe natyrën. Është OJF mjedisore –sociale, por ndryshe nga të tjerat kjo nuk ka marrë asnjë projekt… jo se nuk duhen paratë për të bërë punë që ne realisht i bëjmë, por qëllimi ynë është të përfshihen sa më shumë njerëz,” thotë Basha për BIRN.

Anëtarët e Eko-Mendje janë njerëz të zakonshëm, që nuk pushtojnë ekranet e televizorëve apo faqet e gazetave, por që me punën e tyre po ngjallin vullnetarizmin në qytetin më të rëndësishëm të Shqipërisë së Veriut.

Gjatë dy viteve të fundit, Eko-Mendje ka organizuar një sërë aktivitetesh në pastrimin e lulishteve dhe mjedisit, në promovimin e natyrës përmes shëtitjeve me biçikletë, në aktivitetet sociale për shtresat vulnerabël dhe në një sërë fushatash për dhurim gjaku.

Gjithçka bëhet vullnetarisht, pa rrahur gjoksin dhe pa promovuar individë, me donacione të vogla individuale që mbesin anonime, përfshirë dhe ato që japin individë të veçantë që vlerësojnë punën e tyre.

Mirsad Basha, ideatori dhe drejtuesi i Eko-Mendje thotë se qëllimi i këtij grupimi është nxitja e vullnetarizmit dhe e angazhimit qytetar. Për disa të diela radhazi, ata organizuan nismën “Udhëto me biçikletë”; një përpjekje për të ringjallur traditën e dikurshme të Shkodrës.

Angazhimi me të moshuarit apo shtresat në nevojë është tanimë pjesë e përhershme e aktiviteteve të të rinjve shkodranë.

”Këto kategori nuk është se kanë nevojë për ushqim apo veshje, pasi ato u sigurohen nga institucionet rezidenciale ku ato jetojnë, ato kanë nevojë për dashuri. Ndaj çdo ditë të mërkurë ne bëjmë diçka për ta. Të moshuarit i nxjerrim shëtitje, i kemi dërguar dhe në pishinë, diskutojmë me ta, i përfshijmë në aktivitetet tona gjithmonë sipas mundësive dhe dëshirave të tyre,” tregon Basha.

Aktivitete të tilla janë tanimë periodike. Vullnetarët e Eko-Mendje shëtisin apo pinë një kafe me të moshuarit, e ndonjëherë organizojnë mbrëmje me muzikë të viteve ’70, kinema verore apo piknik në liqen.

Fushatat e dhurimit të gjakut kanë qenë gjithashtu të rëndësishme dhe efikase, pasi aktivistët e Eko-Mendje nuk i bëjnë gjërat pasivisht. Ata kanë vendosur kontakte me urgjencën e spitalit dhe bëjnë thirrje në kohë reale, sa herë ka nevojë për një grup gjaku të caktuar.

Eko-Mendje përdor rrjetet sociale për t’u dhënë zë kauzave të tyre, duke rritur numrin e njerëzve që u bashkohen atyre.  Faqja e grupimit në rrjetin social të Facebookut luan rolin e një selie prej nga shpërndahen mesazhet dhe aktivitetet e Eko-Mendje. Aty shfaqen idetë e reja dhe nismat e grupimit, po aq sa pasioni për të përfshirë sa më shumë njerëz në këto nisma.

Ndërsa kanë tërhequr pas vetes mjaft qytetarë, jo të gjithë në Shkodër i shohin me sy të mirë aktivitetet e Eko-Mendje. Protestat e tyre kanë ngjallur shpeshherë shqetësim tek njerëzit që kanë përgjegjësi mbi gjërat që nuk shkojnë mirë, ndërsa aktorët politikë kanë nxituar t’i përdorin ato për qëllimet e tyre.

“Për kauzat që ngremë, na pyesin nëse jemi kundër njerëzve që e kanë për detyrë t’i bëjnë këto punë. Ne nuk jemi kundër askujt, por advokimi dhe puna që bëjmë është në të mirë të qytetit dhe njerëzve…” thotë ai.

Sipas Mirsad Bashës, shoqëria civile ndjehet e kërcënuar kur nuk është e përfshirë me politikën. Ai vetë tregon raste kur është përballur me sulme, kundërshtime apo edhe tentativa joshjeje përmes donacionesh apo sponsorizimesh.

“Nuk kemi pranuar, pasi kjo do të devijonte qëllimin e Eko-Mendje, duke bërë që të mos jetë ajo e ëndrrave që duhen realizuar,” thotë ai.

Basha tregon se politika tenton të mbajë peng aktivitetet e shoqërisë civile dhe tenton shpeshherë t’i përdorë ato për interesin e vet. Ai ngulmon se thirrjet e tyre i drejtohen komunitetit pa dallim, ndërsa qëllimi i tyre është ndihma për njerëzit në nevojë apo rregullimi i diçkaje që nuk shkon mirë.

“Në rast se ne bëjmë punën e dikujt, nuk ka pse të ketë reagime negative sepse nuk kemi gjë më ta. Ne u themi hajde bashkohu me ne. Ndodh që dhe  paragjykohemi. Por ne nuk kemi fonde, as projekte, as financime,” thotë Basha.

“Eko Mendje është lëvizje mjedisore-sociale dhe asgjë më shumë,” përfundon ai.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëBashaBIRNdonacioneEmriFacebookFondeMjaftMjedisitnismaProtestatPunaPunëPunëtorPunëtorëraportRrjetet socialeSHShkodërshqipShqipërivullnetarë
Tjetri
Presidenti Nishani rikthen ligjin për anëtarësim të detyrueshëm te Dhoma e Tregtisë

Presidenti Nishani rikthen ligjin për anëtarësim të detyrueshëm te Dhoma e Tregtisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.