AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Beteja Clinton-Trump përçan kryeqytetin boshnjak

Eleanor RosengaEleanor Rose
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke firmosur letrën mbështetëse pro-Clinton. Foto: BIRN/Eleanor Rose

Zgjedhjet presidenciale kanë zbuluar përçarje të njohura në Bosnje, ku myslimanët mbështesin kandidaten demokrate Hillary Clinton ndërsa serbët janë pro Donald Trump.

Qytetarë duke firmosur letrën mbështetëse pro-Clinton. Foto: BIRN/Eleanor Rose
Qytetarë duke firmosur letrën mbështetëse pro-Clinton. Foto: BIRN/Eleanor Rose

Boshnjakët në qytetin me shumicë myslimane të Sarajevës u tubuan në mbështetje të kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton të shtunën, ndërsa një tjetër grupim në mbështetje të kandidatit republikan Donald Trump u mbajt në Sarajevën Lindore të dominuar nga serbët, disa kilometra më tej.

Turma qytetarësh të Sarajevës nënshkruan një letër mbështetjeje për Clinton të shtunën, duke dënuar retorikën e fushatës së Trump.

Organizuesi i eventit pro-Clinton Mirza Hulusic tha se retorika “tmerruese” e Trump ishte “e njëjta… me atë që dëgjuam në Ballkan kur Sarajeva ishte e rrethuar”, duke iu referuar luftës së vitit 1992 në Bosnje kur qyteti u rrethua nga serbët e Bosnjës.

Hulusic, një arkitekt, tha se ai e organizoi eventin për të treguar mbështetje për vlerat “e qytetëruara” të Clinton dhe për ta pranuar atë si një mike prej kohësh të Bosnjes.

Burri i Clinton, Bill, ndërsa ishte president në vitin 1995 udhëhoqi aksionin ushtarak të NATO kundër serbëve të Bosnjës që i dha fund rrethimit të Sarajevës dhe luftës në vend.

“Ka shumë Trump të vegjël në këtë rajon… duhet të tregojmë se Bosnja nuk është për këtë lloj retorike,” tha Hulusic.

Sabit Grabus, një 39-vjeçar që punon si menaxher dhe që nënshkroi letrën e mbështetjes për Clinton tha se SHBA luajti një rol të rëndësishëm në botë, ndërsa fjalimet e Trump i kujtonin atij ato të ish-liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, arkitekt i rrethimit të Sarajevës.

Mirsad Kebo, ish-president i entitetit të Federatës së Bosnjës, tha se eventi ishte një mundësi për qytetarët të pozicionohen në anën e paqes dhe demokracisë përkundrejt “absolutizmit, diktaturës dhe tiranisë”.

Ndërkohë një tubim paralel i një natyre më pak serioze u mbajt në Sarajevën Lindore të dominuar nga serbët të dielën në mbrëmje në mbështetje të Donald Trump, simpatia e të cilit për Rusinë dhe liderin rus Vladimir Putin e ka bërë atë të njohur mes shumë serbëve pro-rusë.

Sarajeva Lindore ndodhet në entitetin boshnjak të dominuar nga serbët, Republika Srpska.

Srdjan Mrsic, një poet dhe nëpunës civil tha për BIRN se tubimi – që tërhoqi më tepër gazetarë se mbështetës të Trump – ishte organizuar si parodi ndaj eventit në Sarajevë.

Ai nuk ishte një mbështetës i Trump por besonte se tubimi për Clinton ishte “çmenduri” sepse “ne nuk jemi të interesuar në zgjedhjet në SHBA.

Parodi ose jo, një grup pensionistësh serbë të bosnjës u paraqitën për të mbështetur Trump pa e ditur se protesta ishte parodi.

Dane Grabez, një pensionist tha se e pëlqente Trump sepse ai ishte kundër bombardimit nga NATO të serbëve  të Bosnjës në 1995 dhe të Serbisë në 1999 dhe për shkak se populli serb ishte i mirë, i ndershëm dhe punëtor”.

“Ndaj erdha të mbështes Trump krahasuar me Clinton” tha Grabez.

“Ajo gënjeu për luftën duke thënë se u qëllua në Tuzla teksa vrapoi për në aeroport dhe rezultoi që nuk ishte e vërtetë,” tha ai sipas Klix.ba.

Kjo i referohej pretendimit të hedhur poshtë të Clinton se në 1996 avioni i saj u qëllua nga një snajper serb në Tuzla në Bosnjën veriore.

Megjithatë lufta në Bosnje atëherë kishte përfunduar.

Etiketa: AeroportBallkanBIRNBosnjaBosnjedemokrateDonald TrumpgazetarLuftambështetjemyslimaneNATOnatyrepensionistëpresidentpresidenteProtestaPunëPunëtorPutinrajonRepublika SrpskaSarajevëSHSHBATrumpVladimir PutinZgjedhjet
Tjetri
Sfida demografike e ekonomive në zhvillim

Mrekullia e tregtisë së lirë

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.