AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mrekullia e tregtisë së lirë

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punëtor po punon në linjën a asemblimit të Ford Focus në një fabrikë të Fordit në Miçigan, SHBA. Eficenca e punës konsiderohet si faktori kyç për rritjen ekonomike në dekadat e ardhëshme. (AP Photo/Paul Sancya)

Duke dhënë argumentet ekonomike dhe njerëzore pro tregtisë së lirë, Bjorn Lomborg arsyeton se bota duhet të ulë barrierat e tregtisë, ndërsa kapërcen disavantazhet e vogla që vijnë prej saj.

Një punëtor po punon në linjën a asemblimit të Ford Focus në një fabrikë të Fordit në Miçigan, SHBA. Eficenca e punës konsiderohet si faktori kyç për rritjen ekonomike në dekadat e ardhëshme. (AP Photo/Paul Sancya)
Një punëtor po punon në linjën a asemblimit të Ford Focus në një fabrikë të Fordit në Miçigan, SHBA. Eficenca e punës konsiderohet si faktori kyç për rritjen ekonomike në dekadat e ardhëshme. (AP Photo/Paul Sancya)

Tregtia e lirë globale ofron mundësinë më të shkëlqyer për të përmirësuar mirëqenien njerëzore gjatë 15 viteve të ardhshme. Ka ndihmuar tashmë më shumë se një miliard njerëz të dalin nga varfëria gjatë çerekut të fundit të shekullit të kaluar. Ulja e barrierave tregtare edhe më tepër mund të dyfishojë të ardhurat mesatare të pjesëve më të varfra të botës gjatë 15 viteve të ardhshme.

Po, tregtia e lirë ka kosto që duhen zgjidhur më mirë, por kostot janë gjerësisht të tejkalueshme krahasuar me përfitimet. Megjithatë, në vende të pasura sot, humori i keq e ka penguar tregtinë e lirë. Kjo është një tragjedi.

Askund nuk është kundërshtimi ndaj tregtisë së lirë më i lartë se në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se kush e fiton garën presidenciale të muajit e ardhshëm, një skeptik i tregtisë së lirë do të ulet në Shtëpinë e Bardhë. Si Clinton dhe Trump e kundërshtojnë iniciativën më të madhe tregtare të lançuar nga administrata e presidentit Obama – Partneritetin Trans-Paqësor (TPP) me 11 vende të tjera të Paqësorit – dhe që të dy do ta rishqyrtojnë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Amerikano Veriore (NAFTA) që ka funksionuar që prej 1994.

Një iniciativë tjetër madhore e tregtisë e kryesuar nga Obama, Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimit (TTIP) mes SHBA dhe Bashkimit Europian është fundosur dhe mbushur me kundërshtim nga të dyja kontinentet dhe nga rezultatet e referendumit Brexit të Britanisë, që është interpretuar gjerësisht si një votë për protektonizëm.

Ndërkohë, protestat kundër marrëveshjeve të tregtisë së lirë po tërheqin mbështetje politike dhe turma në Gjermani, Belgjikë, Kanda, Suedi, Zelandë të Re, Australi dhe gjetkë.

Më shumë sesa thjesht retorika ka ndryshuar. Një studim zbuloi se përdorimi i politikave proteksioniste u rrit me 50 për qind në 2015, duke e kaluar numrin e masave të liberalizimit të tregtisë në tre me një. Anëtarë të G20 – ekonomive më të përparuara dhe më të zhvilluara të botës, që përfaqësojnë më tepër se katër të pestën e PBB-së globale dhe tre të katërtën e tregtisë – ishin përgjegjës për 81% të masave ndëshkuese.

Politikanët në vende të pasura bien pre e frikës së kuptueshme të publikut. Një marrëveshje tregtare krijon kosto përshtatjeje në zona të caktuara, si në SHBA-në e Perëndimit të Mesëm dhe Jugut, ku prodhimi mund të jetë më i kushtueshëm dhe më pak efikas sesa jashtë shtetit. Fabrikat e mbyllura shërbejnë si një paralajmërues të dukshëm dhe totemik kundër kufijve të hapur.

Përfitimet më të mëdha të tregtisë së lirë janë më pak të dukshme. Konsumatorët marrin një shumëllojshmëri mallrash me çmime më të lira. Amerikanët e klasës së mesme fitojnë një fuqi blerëse 29% për çdo dollar sesa sikur të mos ekzistonte tregtia. Efekti është edhe më i madh – 62% – për dhjetëpërqindëshin më të varfër të konsumatorëve amerikanë.

Tregtia i bën eksportet më të fuqishme, më efikase dhe më produktive. Përfitimet ndahen mes punëtorëve” Këshilltarët e Obamës për Këshillin Ekonomik zbuluan se mesatarisht industritë e eksportit i paguajnë punonjësit deri në 18% më shumë sesa firmat jo-eksportuese.

Kundërshtimi ndaj tregtisë së lirë shpërfill realitetin tonë të ndërlidhur. Rreth 80% e tregtisë së lirë ndodh në zinxhire furnizimi të firmave transkombëtare, sipas një raporti të OKB për 2013. Ndërsa disa politikanë amerikanë bëjnë thirrje për tarifa kundrejt Meksikës, Byroja Kombëtare e Kërkimit Ekonomik vlerëson se rreth 40% e vlerës së importeve meksikane me SHBA-në përfitohet nga vetë kjo e fundit.

Këto argumente janë të gjitha pjesë e arsyetimit ekonomik pro tregtisë së lirë. Por argumenti më i fortë është moral. Analiza kosto-përfitim tregon se tregtia më e lirë është mënyra e vetme më e fuqishme për të ndihmuar qytetarët më të varfër të botës.

Rigjallërimi i diskutimeve të tregëtisë së lirë globale, Raundit Doha të Zhvillimit i cili është lënë në harresë, do të sillte pakësim të numrit të njerëzve të varfër në një shifër 145 milionë në 15 vite, sipas kërkimit të komisionar nga Qendra e Kopenhagenit për Konsensus. Bota do të jetë 11 trilionë dollarë më e pasur çdo vit deri në 2030, ku 7 trilionë dollarë do t’i shkonin vendeve në zhvillim – e barasvlershme me 1000 dollarë personi për çdo vit në këto vende deri në 2030.

Për më tepër, tregtia gjithashtu përmban përfitime më të mëdha për shoqërinë. Globalizimi ekonomik ka treguar se pakëson vdekshmërinë te fëmijët dhe shton jetëgjatësinë, për shkak të të ardhurave dhe informimit më të mirë. Në SHBA, tregtia në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar ka shtuar ndjeshëm jetëgjatësinë. Në Ugandë, tregtia më e lirë në 35 vitet e fundit ka treguar se e zgjat jetëgjatësinë me 2-3 vjet.

Për më tepër, “tregtia e lirë i bën mirë mjedisit” për të cituar një studim akademik. Kjo mund të duket kundër intuitës. Por megjithëse çdo 10% e rritjes së prodhimit çdon në 2.5-5% më tepër ndotje, të ardhurat më të larta nga kjo bëjnë që teknologjia të përmirësohet dhe rregullat të bëhen më rrepta. Ky zbulim është mbështetur nga një studim që arriti në përfundimin se “tregtia priret të pakësojë tre masa të ndotjes së ajrit”.

Njëkohësisht, tregtia e lirë ka treguar se krijon më shumë vende pune për gratë, pakëson diskriminimin në punë dhe përmirëson kushtet e të drejtave të njeriut.

Sigurisht, jo çdokush përfiton nga tregtia më e lirë. Disa njerëz do të humbin vendin e punës dhe disa prej tyre do të kenë vështirësi të gjejnë punë tjetër. Por është e rëndësishme të krijohet një sens i përmasës së problemit.

Një studim i fundit sugjeron se tregtia e lirë rrit pabarazinë e të ardhurave dhe kostoja e rishpërndarjes do të merrte 20% të përfitimeve. Kjo nënkupton se ne duhet të jemi të gatshëm të shpenzojmë ndoshta 20% të përfitimeve nga tregtia në nidhmë të atyre që humbin nga marrëveshjet tregtare, përmes trajnimeve për punë dhe ndihma të mirëqenies sociale për të përmirësuar rreziqet.

Por gjithashtu tregon se 80% e përfitimeve – 9 trilionë dollarë – shkojnë për pakësimin e varfërisë, vdekshmërisë te fëmijët dhe ndotjes, për rritjen e jetëgjatësisë dhe uljen e diskriminimit të bazuar te gjinia dhe raca.

Ndërsa kandidatët amerikanë për presidentë kanë përdorur retorikë proteksioniste, po të njëjtën gjë bëri dhe Obama kur ishte kandidat në 2008. Megjithatë ai u bë më pas një mbrojtës entuziast i marrëveshjeve të tregtisë së lirë, veçanërisht në mandatin e dytë. Tregtia, thotë ai, “ka ndihmuar ekonominë tonë më tepër nga sa e ka dëmtuar”. Teksa lë postin, ai e ka deklaruar këtë si një fushë “të punës së papërfunduar”. Po kështu duhet të jetë për të gjithë ne, nëse përqendrohemi më pak te frika dhe më shumë te faktet.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Free-Trade Miracle

Etiketa: AdministrataBashkimit EuropianBrexitG20GjermaniglobalizimikandidatëtkostoKrijonliramarrëveshjeMasambështetjeMjedisitnaftandotjeOKBPBBpresidentProject SyndicateProtestatPunëPunëtorPunëtorëRaportiSHSHBAShtetet e BashkuaraTPPTregTrumpzhvillim
Tjetri
Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

‘Rritja e pagave’: mungesa e seriozitetit për buxhetin dhe borxhin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.