AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Kosova i ofron një jetë të lirë arinjve të keqtrajtuar në Shqipëri

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ari në qendrën e përkujdesit të kafshëve në Prishtinë. Foto: BIRN

Arinjtë e mbajtur dikur në kushte çnjerëzore në lokalet shqiptare po përshtaten me një stil të ri dhe të lumtur jetese në një qendër kujdesi në Kosovë, ndërsa autoritetet shqiptare synojnë të mbledhin fonde për të krijuar një strehë të ngjashme.

Një ari në qendrën e përkujdesit të kafshëve në Prishtinë. Foto: BIRN
Një ari në qendrën e përkujdesit të kafshëve në Prishtinë. Foto: BIRN

Pasi u mbajt i izoluar në një kafaz për dy vite, ariu i murrmë Tomi u largua nga Shqipëria dhe gjeti një shtëpi të re dhe më të mirë në Kosovë një muaj më parë.

Ariu 5-vjeçar i cili mbahej në kushte të këqija për të “argëtuar” vizitorët e një restoranti në veri të Tiranës është ristrehuar në një qendër pranë liqenit Badovcit, 21 kilometra nga Prishtina.

I përshkruar në median ndërkombëtare si ariu më i trishtuar në botë, Tomi të enjten po luante dhe po kapte mollë në një zonë të gjelbër të hapur në të ashtuquajturin Pyll i Kafshëve në Prishtinë.

“Si asnjë ari tjetër në qendër, Tomia ka shijuar shtëpinë e tij të re që nga dita e parë, duke luajtur vazhdimish dhe me një pamje të lumtur,” tha për BIRN Fitore Berisha një nga guidat e qendrës.

Afrim Mahmuti, përfaqësues i organizatës Katër Putrat dhe drejtor i qendrës së përkujdesit të kafshëve në Prishtinë, i tha BIRN se Tomi dhe dy artinjtë e tjerë të sjellë nga Shqipëria, të quajtur Xhina dhe Pashuk, ishin ende në fazë rehabilitimi.

“Ata kanë përjetuar mizori dhe tani shëndeti i tyre fizik e mendor po përmirësohet ngadalë. Tre arinjtë nga Shqipëria janë mbajtur në kushte të këqija dhe të izoluar për vite, ndaj procesi do të jetë i gjatë,” tha Mahmuti.

Pashuki, i cili përpara se të vinte në Prishtinë kishte nevojë për operim për të hequr një zinxhir të ngecur brenda në qafë, gjithashtu duket se po e shijon jetën e re.

Nga ana tjetër, Xhina, një tjetër “ari restoranti” nga Shqipëria, duket ende e frikësuar dhe nervoze. Ajo futet në strofkën e saj sa herë sheh një njeri t’i afrohet. Kujdestarët e parkut shpresojnë që një ditë ajo ta kalojë ankthin.

Tre arinjtë shqiptarë janë mes 16 individëve të zhvendosur në Kosovë, një vend që duket se po ka sukses kur vjen puna te kujdesi për arinjtë.

Puna në qendrën në Prishtinë filloi në 2012, pasi u publikua lajmi për fenomenin e zymtë të arinjve të kapur që përdoreshin për të argëtuar njerëz për nxjerrje përfitimesh.

Organizata ndërkombëtare, Katër Putrat, hyri në negociata me qeverinë e Kosovës ndërsa një fondacion u krijua për të menaxhuar qendrën.

Komuna e Prishtinës dhuroi për përdorim për 10 vjet, 16 hektarë tokë ndërsa mbështetja vazhdoi duke ndërtuar një rrugë që do të sillte vizitorë në qendër.

Në eksperiencën e saj katër-vjeçare, qendra ka mbledhur 19 arinj dikur të izoluar, nga mosha 3-17 vjeç, ndërsa ka punësuar si staf 16 të rinj nga Prishtina.

Drejtori i Pyllit të Kafshëve në Prishtinë, Mahmuti tha se parku është bërë një destinacion i rëndësishëm turistik në Kosovë. Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, rreth 30,000 persona kanë blerë bileta për ta vizituar atë.

“Ne jo vetëm kujdesemi për arinjtë, por gjithashtu organizojmë trajnime me fëmijët dhe të rinjtë se si mund ta mbrojnë natyrën dhe kafshët e egra. Me ndihmën e vullnetarëve nga e gjithë Europa, ne po ndihmojmë fushata të ndryshme për të mbrojtur mjedisin në Kosovë,” tha ai.

Por duke e pasur fokusin kryesor te arinjtë, Mahmuti tha se ata e konsiderojnë si sukses madhor që gjatë 2015 dhe 2016 nuk pati raste të reja të arinjve të mbajtur në kafazë në Kosovë.

Shqipëria mëson nga eksperienca e fqinjit:

Një ari në qendrën e përkujdesit të kafshëve në Prishtinë. Foto: BIRN
Një ari në qendrën e përkujdesit të kafshëve në Prishtinë. Foto: BIRN

Shqipëria ka një situata më problematike për arinjtë e mbajtur të izoluar. Rreth 50 arinj mbahen ende në kafazë në të gjithë vendin.

“Një në gjashtë arinj në Shqipëri është i izoluar dhe kjo është një situatë shumë shqetësuese,” tha Megi Hafizi, nga Animal Rescue Albania ARsA.

Një delegacion nga ministria shqiptare e mjedisit, bashkia e Tiranës dhe organizata të mbrojtes së kafshëve dhe mjedisit u mblodhën në Prishtinë të enjten për të mësuar mbi qendra të ngjashme që mund të ngrihen në Tiranë.

Në prill, ministria i kërkoi organizatave në rajon dhe në Europë ta ndihmojnë për të ngritur një strehë për arinjtë e shpëtuar.

Rreth 18 arinj janë shpëtuar ose janë në proces të shpëtimit gjatë 2016. Ministria u ndihmua nga Katër Putrat dhe nga organizatat vendase në këtë detyrë.

Por procesi i dërgimit të arinjve jashtë është i kushtueshëm dhe krijimi i një qendre në Shqipëri është thelbësor nëse Shqipëria do të shpëtojë të gjithë arinjtë e izoluar.

Ministria e Mjedisit, Katër Putrat dhe Bashkia e Tiranës tani janë në proces të ndërtimit të një qendre. Mali i Dajtit konsiderohet vendi më i mirë.

“Kemi identifikuar një zonë me 17 hektarë në malin e Dajtit, që konsiderohet pozicion strategjik për krijimin e një qendre të tillë”, tha Artenisa Peculaj, një specialiste nga agjencia kombëtare për zonat e mbrojtura.

Mungojnë vetëm paratë. Bazuar në përvojën e Kosovës, më shumë se 1 milionë euro nevojiten për të hapur një qendër për arinjtë dhe kostoja e lartë vjetore e funksionimit shkon në disa qindra mijëra euro.

Qendra në Prishtinë shpenzoi 160,000 euro gjatë 2015 për ushqim për arinjtë dhe mirëmbajtje.

Institucionet shqiptare po shpresojnë të mbledhin mjaftueshëm donacione për krijimin e kësaj qendre, pasi financimi nga buxheti i shtetit nuk është i mundur.

Etiketa: BashkiaBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitdonacioneEuroEuropafitoreFondefushataKosovaKosovëMaliMinistria e MjedisitMjedisitnegociataPrishtinaPunaPunërajonSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëvullnetarëZonat e Mbrojtura
Tjetri
Beteja Clinton-Trump përçan kryeqytetin boshnjak

Beteja Clinton-Trump përçan kryeqytetin boshnjak

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.