AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Barriera kufitare e Sllovenisë shqetëson ekspertët në Kroaci

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatët në kufirin Kroaci-Slloveni në vitin 2015. Foto: BEATAPHOTO/AP Photo/Darko Bandic

Vendimi i Sllovenisë për të ngritur një barrierë të re kufitare me Kroacinë do të fuqizojë trafikimin e njerëzve dhe mund të çojë në më tepër dhunë, paralajmërojnë ekspertët e krizës së refugjatëve në Kroaci.

Refugjatët në kufirin Kroaci-Slloveni në vitin 2015. Foto: BEATAPHOTO/AP Photo/Darko Bandic
Refugjatët në kufirin Kroaci-Slloveni në vitin 2015. Foto: BEATAPHOTO/AP Photo/Darko Bandic

Vendimi i Sllovenisë për të ngritur panele metali dhe barriera të tjera në kufirin me Kroacinë, për të penguar valën e refugjatëve, do të rrisë trafikimin e njerëzve dhe do të çojë në dhunë, kanë paralajmëruar ekspertët kroatë.

“Duke pasur parasysh se BE-ja tani ka agjencinë e saj të kufirit dhe rojës bregdetare, që Bullgaria ka ushtrinë e saj në kufi dhe se Serbia ka mobilizuar më shumë njerëz për t’u dërguar në jug… ne mund të presim dhunë më të madhe nëse një numër më i madh njerëzish duan të kalojnë kufirin,” tha për BIRN Julija Kranjec, një aktiviste që punon në Qendrën për Studime Paqeje me bazë në Zagreb.

“Gjëra të tilla nuk mund të ndalojnë njerëzit nga kapërcimi i kufirit por mund të rrisë numrin e vdekjeve dhe dhunës, si dhe të zgjerojë rrjetin e trafikantëve të njerëzve,” theksoi ai.

Autoritetet sllovene kanë filluar të instalojnë panele metali në pikat kufitare me Kroacinë që nga e premtja e shkuar. Ministria e brendshme sllovene konfirmoi për BIRN se kishte instaluar tashmë 27.5 km të gardhit.

“Në ditët në vazhdim, Sllovenia do të përqendrohet te instalimi i barrierave teknike në disa nga zonat më të përdorura për të hyrë në vend vitin e shkuar,” deklaroi ministria.

“Këto masa të nevojshme dhe të përkohshme synojnë të mbështesin policinë sllovene në mbrojtjen efektive të kufirit të jashtëm Shengen në rast të një vale tjetër migracioni dhe për të ruajtur sigurinë e njerëzve,” përfundoi ministria.

Në vizitën e tij në Serbi të hënën, kryeministri serb Miro Cerar tha se vendi i tij synon të kontrollojë se kush mund të hyjë apo jo në Slloveni dhe në zonën Shengen”.

Ai paralajmëroi se nëse një valë e re refugjatësh mbërrin, ashtu si në vjeshtën e shkuar, sllovenia mund të imponojë një regjim më strikt vizash ndaj të ardhurve.

Drago Zuparic Iljic, nga Instituti për Migracionin dhe Studimet Etnike i tha BIRN se rrethimi i ri i kufirit “do të bllokonte disa persona që të mos hynin, por gjithashtu do të dëmtonte më shumë të tjerë”.

“Më e rëndësishmja është se përveç paneleve, Sllovenia mund të dërgojë ushtrinë e saj në kufi, duke e militarizuar më tej problemin. Skenari më i keq do të çonte në ngjarje si Bullgaria ku policia qëlloi refugjatët që po përpiqeshin të hynin nga Turqia”, paralajmëroi ai.

Sllovenia e ndryshoi ligjin e saj të mbrojtjes në tetor 2015 gjatë krizës së refugjatëve, duke lejuar dërgimin e ushtrisë në kufi për të parandaluar hyrjen e paligjshme të refugjatëve.

“E gjitha kjo forcon rrjetet e trafikantëve, që do të rrisin çmimet për kalimin e njerëzve në anën tjetër të kufirit”, theksoi Zuparic-Iljic.

Luka Juranic, nga OJQ-ja me bazë në Zagreb “E keni seriozisht?” që ndihmoi refugjatët e Lindjes së Mesme në Kroaci vjeshtën e shkuar, gjithashtu i sheh panelët e rinj si “një lëvizje apo mesazh politik”.

“Si panelët dhe telat me gjemba janë një akt politik. Në thelb nuk do të thotë asgjë… sepse trafikatët e dinë shumë mirë se si dhe ku mund të kalohet kufiri dhe është e qartë se jo i gjithë kufiri mund të mbrohet nga panelet apo telat,” tha ai për BIRN.

Juranic dhe Kranjec bien dakord se numri i refugjatëve që mbërrijnë në Kroaci nga Serbia është rritur por jo në mënyrë drastike.

Rreth 200 persona hyjnë në Kroaci çdo ditë nga Serbia. Rritja mund të shihet vetëm në kuptimin e azilkërkuesve.

Nga janari në fund të shtatorit, Kroacia regjistroi 1584 azilkërkues, shifër më e lartë sesa 211 azilkërkues në të gjithë 2015-ën.

“Kjo tregon diçka thelbësore – mosekzistencën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes policisë kroate dhe serbe. Një vend do që të shpëtojë nga refugjatët, ndaj policia e tij i dërgon ata në kufi me vendin tjetër, ndërsa ky i fundit i kthen sërish,” përfundoi Juranic.

Etiketa: azilkërkuesBEBIRNBullgariaDhunëKroaciKroaciaKufiMasaMigracioniMinistria e BrendshmePoliciaSerbiSerbiaSHShengenSlloveniTurqiaVendimiZagreb
Tjetri
Partitë e reja shqiptare në Maqedoni sfidojnë ato të vjetrat

Partitë e reja shqiptare në Maqedoni sfidojnë ato të vjetrat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.