AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Rusia fal interesat e borxhit bullgar mbi centralin bërthamor sovjetik

Maria CheresevangaMaria Chereseva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Centrali bërthamor në Belene. Foto: Atomstroyeksport

Kompania Atomstroyexport e Rusisë ra dakord të falë interesat e borxheve që Bullgaria i detyrohet për projektin e centralit bërthamor në Belene – me kushtin që Bullgaria të shlyejë principalin në tërësi deri më 15 dhjetor.

Centrali bërthamor në Belene. Foto: Atomstroyeksport
Centrali bërthamor në Belene. Foto: Atomstroyeksport

Një marrëveshje për shlyerjen e borxhit u nënshkrua nga kompania shtetërore e Bullgarisë për energjinë elektrike NEC dhe prodhuesit rus të centraleve bërthamore Atomstroyexport të mërkurën, bëri të ditur Ministria e Energjisë së Bullgarisë.

Një gjykatë arbitrazhi në Gjenevë urdhëroi NEC të paguajë te firma ruse 601.6 milionë euro për prodhimin e dy reaktorëve bërthamorë për centralin e anuluar të Belenes.

Gjykata vendosi në qershor që deri sa Bullgaria të shlyejë këtë borxh, ajo i detyrohet rusëve edhe 130 mijë euro interesa për çdo ditë vonesë.

Por kompania ruse premtoi se nëse Bullgaria do ta paguajë shumën e plotë para 15 dhjetorit të këtij viti, ajo do të anulojë interesat e akumuluara që nga 14 qershori, të cilat aktualisht arrijnë në 23.8 milionë euro.

Nëse borxhi nuk shlyhet brenda 15 dhjetorit por shtyhet deri më 25 dhjetor, Rusia pranoi të anulojë vetëm 55 për qind të interesave të akumuluara.

NEC pagoi sakaq 5 milionë euro si këst i parë i principalit.

Projekti i centralit bërthamor në Belene filloi në vitet 1970 por punimet u bllokuan në vitet 1990.

Pas disa përpjekjeve për riaktivizim, kryeministri aktual Boyko Borissov e braktisi projektin më 2013 për shkak të mungesës së fondeve dhe mungesës së interesit nga investitorët privatë.

Në qershor, një gjykatë në Gjenevë urdhëroi Bullgarinë të paguajë 550 milionë euro kompensim për kompaninë ruse që pati prodhuar dy reaktorët bërthamorë të destinuar për projektin e braktisur.

Në shtator, qeveria miratoi një ligj për të paguar këtë detyrim si borxh publik, por ligji duhet të miratohet paraprakisht edhe nga Brukseli.

Në qershor, qeveria e Bullgarisë njoftoi se do të kërkojë blerës për dy reaktorët bërthamorë por nuk e mbylli opsionin për të kërkuar investitorë privatë për rigjallërimin e projektit.

Të hënën, një deputet nga partia në pushtet GERB, Delyan Dobrev, dorëzoi imunitetin parlamentar pasi prokuroria nriti akuza kundër tij në lidhje me projektin Belene.

Prokurorët e akuzuan Dobrev se kishte neglizhuar punën për NEC gjatë kohës që qe Ministër i Ekonomisë dhe Energjisë mes viteve 2009 dhe 2013, gjë që i ka kushtuar shtetit 560 milionë euro.

Etiketa: Akuzaborxh publikBorxhiBrukseliBullgariadeputetdetyrimEuroGjykatakompensimLigjmarrëveshjeParaPartiaprokurorProkuroriaPunëQeveriaRusëRusiashtator
Tjetri
Universitetet “braktisen” nga studentët, i ndëshkon formula e re

Ministria e Arsimit pranon problemet e sistemit të regjistrimit në universitete

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.