AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Artistët shqiptarë mblidhen në Valbonë dhe Tiranë për protestë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga e djathta në të majtë: Andi Tepelena, Catherine Bohne, Eda Zari, Elina Duni, Pano Soko dhe Gjergj Erebara. Foto Kortezi: Eljan Tanini

Një grup artistësh nga Shqipëria dhe Kosova, përfshirë Eda Zarin, Elina Dunin, Gent Rushin, Arbent Xhaferin, grupin Jericho etj., do të këndojnë për të protestuar në mbrojtje të Valbonës dhe kundër importit të plehrave në Valbonë dhe Tiranë këtë fundjavë.

Nga e djathta në të majtë: Andi Tepelena, Catherine Bohne, Eda Zari, Elina Duni, Pano Soko dhe Gjergj Erebara. Foto Kortezi: Eljan Tanini
Nga e djathta në të majtë: Andi Tepelena, Catherine Bohne, Eda Zari, Elina Duni, Pano Soko dhe Gjergj Erebara. Foto Kortezi: Eljan Tanini

Dy këngëtaret shqiptare që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër, Eda Zari dhe Elina Duni zhvilluan një konferencë të pazakontë për media të enjten më 27 tetor në Tiranë, ku njoftuan angazhimin e tyre qytetar në mbrojtje të lumit të Valbonës nga hidrocentralet dhe kundër importit të plehrave në Shqipëri krahas aktivistëve të Aleancës Kundër Importit të Plehrave dhe të banorëve të luginës së Valbonës.

“Kjo është një nismë e cila kërkon të sjellë mesazhin, jo HEC-eve në Valbonë, lëre lumin të lirë dhe kundër importit të mbetjeve në Shqipëri,” tha artistja Eda Zari.”Kjo është një nismë pa bordura apo ngjyrosje politike, është një maratonë artistike që mbështet, sensibilizon dhe sjell kurajën civile,” shtoi ajo.

“Po flitet që ky lum të burgoset, po flitet që këto plehra të vijnë në Shqipëri. Organizatat kanë bërë shumë pyetje për këtë çështje por nuk kanë marrë përgjigje,” shtoi Eda Zari.

“Ne e marrim frymëzimin nga natyra, për çdo këngë flitet për natyrën,” tha këngëtarja Elina Duni, e cila jeton në Zvicër dhe jep koncerte në të gjithë Europën, por që vendosi të bashkohet me Zarin dhe artistë të tjerë për të kënduar në dy protestat e planifikuara për të shtunën dhe të dielën në Valbonë dhe në Tiranë.

Njoftimi i protestave
Njoftimi i protestave

“Kur unë i këndoj natyrës shqiptare nëpër Europë, shumë më pyesin nëse mund të vijnë edhe ata për ta shijuar. Unë dua t’i them që të vijnë, por vështirë se mund t’ia them nëse aty shohin ndërtim hidrocentralesh dhe jo natyrë,” tha Duni.

Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e 14 hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës me procedura, të cilat, sipas aktivistëve, mbartin shkelje të panumërta ligjore.

Aktivistja Catherine Bohne, një amerikane që jeton në Valbonë, tha se lajmi për ndërtimin e hidrocentraleve është mësuar aksidentalisht në janar të këtij viti.

“Ne gabimisht na ranë në dorë planet për hidrocentrale në Dragobi dhe Valbonë,” tha ajo. “Po të mos ndodhte ky gabim, ne nuk do ta mësonim se çfarë po ndodhte deri sa të mbërrinin ekskavatorët,” shtoi Bohne. Sipas projekteve, gati 80 për qind e të gjithë lumit të Valbonës do të futet në tuba të nëndheshëm për të prodhuar energji elektrike duke zhdukur lumin.

Paralelisht me shqetësimin për Valbonën, Aleanca Kundër Importit të Plehrave, një grup qytetarësh që organizuan betejën për ndalimin e importit të plehrave në vitet 2011-2013, po luftojnë kundër një ligji që Kuvendi i Shqipërisë miratoi mes debateve të ashpra në 22 shtator, i cili lejon disa kompani ricikluese të importojnë mbetje nga vende të tjera për përpunim në Shqipëri.

Posterat e dy protestave
Posterat e dy protestave

Elina Duni e shprehu angazhimin e saj kundër importit të plehrave duke rikujtuar se kur viziton Dhërmiun, kujdeset të mbledhë bishtat e cigareve në plazh. “Mua më thonë: ‘po kujdesesh për plazhin, a mos do të kujdesesh edhe për peshqit?!’ Dhe unë i them, Po! Do të kujdesem për natyrën”.

Aktivisti Pano Soko theksoi se ky është rasti i parë në Shqipëri që artistët bashkohen në protesta.

Aktivisti i AKIP Gjergj Erebara tha se të dyja çështjet janë një përplasje e hapur mes interesit të të mirës së përbashkët dhe interesit privat.

“Lumi i Valbonës është pronësi publike, rrjedhimisht i përket qytetarëve të zgjedhin nëse duan që ky lum të shërbejë për turizëm apo të përdoret për prodhim të energjisë elektrike,” tha ai.

“Me importin e plehrave është e njëjta situatë. Ajri, toka dhe uji janë pronësi e përbashkët dhe i përket qytetarëve të vendosin nëse do të lejojnë ndotjen dhe në çfarë niveli do të lejojnë ndotjen,” shtoi ai.

Sipas Erebarës, Alpet e Shqipërisë janë aktualisht resursi më i rëndësishëm turistik i vendit dhe se mënyrat e përdorimit të këtij resursi duhet të përzgjidhen nga banorët e Luginës së Valbonës, si dhe nga të gjithë shqiptarët, të cilët janë pronarët e vërtetë të kësaj pasurie.

“Nëse atje do të prodhohet energji elektrike, duhet të kemi parasysh se kjo energji nuk do të na jepet falas. Ne do ta paguajmë. Rrjedhimisht na takon ne të zgjedhim nëse duam që këtë lum ta përdorim për turizëm apo ta përdorim për energji. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve e kanë vendosur, kërkojnë që Valbona të mbetet e lirë nga ndërtimet dhe Shqipëria të mos importojë plehra. Ne na duhet që ta ngremë zërin fort që ta detyrojmë qeverinë e rradhës të dëgjojë vullnetin e qytetarëve për të mirën tonë të përbashkët”.

Artistët dhe aktivistët u përballën me pyetje nga gazetarët mbi “keqpërdorim nga politika” të artistëve dhe protestave.

“Arti është i pavarur për nga natyra,” tha Eda Zari.

“Propaganda dhe arti janë dy çështje të kundërta,” shpjegoi aktivistja Bohne. “Propaganda synon të të bindë me përgjigje ndërsa arti të ndihmon të ngresh pyetje.”

Në protestat e Valbonës dhe Tiranës do të marrin pjesë edhe artistët Gent Rushi, Genc Salihu, Armend Xhaferi, Ilir Bajri, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj, Linda Rukaj, Emiljan Dhimo, Ermal Rodi, Alban Nimani, Olsa Papandili, grupi Jericho dhe Dj Oda.

 Të dyja koncertet do të jenë falas për publikun.

 

Etiketa: aktivistAktivistëBajriBanorëCatherine Bohnee djathtaenergji elektrikegazetarGjergj ErebaraGjermaniHECHidrocentraletKamela IslamajKosovaKuvendiLumimbetjembrojtjeMediaPano SOKOplazhprodhimPropagandaProtestaProtestatQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorTiranëTokaValbonaValbonësZvicër
Tjetri

Kampi i restauratorëve shpëton nga rrënimi monumentet e Beratit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.