AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi serb i disidentit kosovar

Die MorinaDanilo HinicngaDie MorinadheDanilo Hinic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varri i Enver Hadrit. Foto: T. Hadri/Creative Commons

Një gjykatë belge ka dënuar me burgim të përjetshëm një ish-zyrtar të policisë sekrete jugosllave dhe dy vrasës serbë për vrasjen e disidentit shqiptar të Kosovës, Enver Hadri, në Bruksel në vitin 1990.

Varri i Enver Hadrit. Foto: T. Hadri/Creative Commons
Varri i Enver Hadrit. Foto: T. Hadri/Creative Commons

Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel të mërkurën dënoi Bozidar Spasiç, ish-kreu i operacioneve speciale të policisë sekrete jugosllave, UDBA, dhe anëtarët e një bande kriminale serbe, Andrija Draskoviç dhe Veselin Vukotiç, me burgim të përjetshëm për vrasjen e aktivistit të të drejtave të emigrantëve të Kosovës Enver Hadri.

Spasiç organizoi vrasjen dhe Draskoviç dhe Vukotiç e kryen atë, tha gjykata në vendimin që u dha një ditë para dënimit.

Hadri, kreu i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në makinën e tij ndërsa priste në semafor në Bruksel më 25 shkurt 1990.

Të tre burrat u gjykuan dhe u dënuan në mungesë, sepse ata janë në Serbi.

Spasiç, i cili është i njohur në Serbi dhe ka shkruar dy libra mbi punën e tij si shef spiunimi, tha për mediat në Beograd se ai nuk ishte informuar zyrtarisht rreth vendimit.

“Nuk e di as për çfarë jam dënuar apo sa për sa vjet u dha dënimi. Duke marrë parasysh që ata mendojnë se unë isha organizatori, mendoj se më kanë dhënë dënim me burgim të përjetshëm. Nuk e di,” tha ai për televizionin N1 të mërkurën.

Avokati i Vukotiçit, Zdenko Tomanoviç, tha ndërkohë për N1 se klienti i tij nuk ishte në gjendje të mbronte veten në Bruksel dhe të vërtetonte “mos ekzistencën dhe paligjshmërinë e provave që ishin mbledhur” sepse ai nuk mund të largohet nga Serbia duke qenë se është në arrest shtëpie.

Vukotiç u dënua për vrasjen e një personi në një klub natë në Mal të Zi, për të cilën ai bëri tetë muaj burg në Serbi para se të lirohej për shkaqe humanitare. Megjithatë, një raport nga BIRN në vitin 2011 zbuloi se ai ishte liruar për shkak se ai pranoi të bëhej informator dhe të siguronte informacione në lidhje me gangsterët malazezë.

Avokati i Draskoviç tha për faqen serbe të lajmeve KRIK se nëse vendimi i gjykatës belge bëhet përfundimtar, ai do ta çojë çështjen e në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Draskoviç u dënua me 10 vjet burg nga një gjykatë serbe në vitin 2010 për vrasjen e një tjetër krimineli në një restorant në Beograd, por u lirua para kohe nga burgu tre vjet pas kësaj.

Viktima e vrasjes në Bruksel, Enver Hadri, ishte një nacionalist dhe aktivist etnik shqiptar nga Kosova që kishte ikur në Belgjikë në vitin 1972.

Ai ishte aktiv në Rezistencën Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës dhe më vonë themeloi Komitetin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, i cili mblodhi të dhëna mbi shtypjen e shqiptarëve etnikë nga forcat jugosllave të sigurimit.

Ai u vra disa ditë para se ishte programuar të paraqiste një raport të detajuar të vdekjeve të dhjetëra shqiptarëve etnikë në duart e policisë jugosllave në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Vajza e tij, Teuta Hadri, tha të mërkurën se dënimet me burgim të përjetshëm përfaqësojnë gjithashtu një dënim të Serbisë, të cilën ajo e akuzoi se po mbronte vrasësit e babait të saj.

“Për çerek shekulli, autoritetet serbe bënë gjithçka që mundën që vrasja e Enver Hadrit të mos zgjidhet dhe autorët e saj të mos ndëshkoheshin,” tha ajo në një deklaratë.

Dy të dyshuar të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen Hadrit, Andrija Lakoniç dhe Darko Asanin, u vranë në Serbi në vitet 1990.

Etiketa: aktivistArrestarrest shtëpieBeogradBIRNBrukselBurgGjykataGjykatëGjykatësKosovaKosovëKRIKMal të ZiParaPunëraportSerbiSerbiaStrasburgVendimiviktimaVrasja
Tjetri
Deputeti gjerman: Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave

Deputeti gjerman: Shqipëria s’i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.