AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Duhet të flasim për Alekun

Dejan AnastasijeviçngaDejan Anastasijeviç
10 years më parë
në Blog, Në Fokus, Nyje Debati
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zbutja e Kryeneçes në skenë. Foto: Bard on the Beach Shakespeare Festival/Flickr

Duke argumentuar se si një lider i Ballkanit po e zbut popullin e tij, siç bëri Shekspiri me Kryeneçen, gazetari Dejan Anastasijeviç përshkruan rrezikun e krijimit të një bote ‘ideale’ paralele të gënjeshtrave.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA

Kryeministri i palodhur i Serbisë po krijon një botë Oruelliane në të cilën dy plus dy bëjnë pesë – dhe askush nuk e kundërshton – apo e vëren.

Ai e bëri sërish të dielën mbrëma. Aleksandër Vuçiç, kryeministri ynë, i njohur gjithashtu si Aleku për disa nga miqtë. Ai doli live në një prej studiot e tij të preferuara televizive dhe foli përçart për plot dy orë duke përdorur fjalë si “budallenj”, “idiotë” dhe “përbindësha” për të përshkruar kundërshtarët e tij, duke bërë premtime të pamundura dhe duke nxjerrë një gënjeshtër pas tjetrës.

Ai tha, për shembull se kurrë nuk e kishte mbështetur Hillary Clinton për presidente të SHBA, megjithëse e bëri publikisht dhe i regjistruar më pak se një muaj më parë dhe madje shkoi në një event financimi të Clinton në Nju Jork ku u filmua duke u përqafuar me bashkëshortin e kandidates, Billin. Moderatori servil i programit, i cili gjithashtu është pronar i stacionit, jo vetëm dështoi të bënte një pyetje të vetme konfrontuese, por në fakt ia bëri qejfin.

Dhe Alek vazhdon ta bëjë këtë vazhdimisht. Kur nuk është në studio, ai i drejtohet serbëve në parlament ose mban një konferencë për shtyp ose në inaugurimin e një rruge, tuneli apo diçkaje tjetër. Shumica e kryeministrave e bëjnë këtë me raste, por ai e bënë shtatë ditë në javë, ndonjëherë disa herë në ditë dhe ne jemi aq të shastisur nga prania e tij vazhdueshme saqë thuajse nuk ekziston gjë tjetër në hapësirën publike serbe. Gjithçka rrotullohet rreth tij, tij, tij.

Vetëm disa javë më parë, ai theksoi se asnjë sipërmarrje biznesi në Serbi nuk do të punonte nëse nuk do të ishte për përfshirjen e tij. Në çdo vend tjetër përveç Koresë së Veriut, kjo do të shkaktonte një zemëratë; këtu pak vetë e vunë re.

Nëse narcizmi i tepruar do të ishte i vetmi problem, do ta pranoja. Çfarë më shqetëson mua është dëshira e tij e vazhdueshme për të shtrembëruar realitetin dhe për të krijuar një realitet paralel, diçka që ai e ka perfeksionuar në formë arti. Le të marrim si shembull fjalën e tij në parlament javën e shkuar, dedikuar 100 ditëve të para të kabinetit të tij në të cilën tha: “Serbia sot është e qëndrueshme, e fortë ekonomikisht, e sigurt dhe e mbrojtur”.

S’ka asnjë gabim këtu, apo jo? Epo, thuajse gjithçka është e gabuar: së pari, kabineti i tij është më shumë se sa 100 ditësh, sepse qeveria “e re”, e krijuar në fund të gushtit përpara zgjedhjeve të parakohshme, është pothuajse qeveria e vjetër e zgjedhur në 2014; vetëm disa ministra (nga 19) janë zëvendësuar.

Ekonomikisht e qëndrueshme? Treguesit thonë se Serbia ka zhvillim të ulët, papunësi të lartë dhe më pak të ardhura për frymë sesa shumica e fqinjëve. E sigurt dhe e mbrojtur? Po ato dy arkat me armë të zbuluara pranë shtëpisë së kryeministrit apo një tjetër e zbuluar pranë apartamentit të vëllait të tij më herë këtë muaj, që u dyshua se do të shpërbenin për të vrarë Vuçiçin apo vëllain e tij apo të dy?

Pas dy jave që foli rreth një “komploti monstruoz” të organizuar nga fuqi të huaja misterioze, historia papritur u zhduk nga lajmet. Edhe sot, asnjë i dyshuar nuk është arrestuar apo identifikuar. Nga ta dimë se jemi të sigurt dhe si mund të jetë vendi i qëndrueshëm nëse një konspiracion i ri kund kryeministrit apo një grup armiqsh të rinj zbulohet çdo javë dhe pastaj harrohet papritur dhe zëvendësohet nga një tjetër? Sërish, këtë mezi e vuri re ndokush.

Më lejoni të jem i qartë: pas më shumë se 25 vitesh si gazetar profesionist, nuk pres që politikanët të thonë gjithnjë të vërtetën apo shumicën e kohës.

Megjithatë, ka diçka shumë shqetësuese në mënyrën se si Aleku ynë gënjen: ai nuk e zbukuron gjysmë të vërtetat për të fshehur gabimet e tij apo të shmangë çështjen. Në vend të kësaj, ai shpall haptazi gjëra që janë aq dukshëm gabim saqë edhe një 5-vjeçar do t’i dallonte.

Kur Aleku gënjen, ai e di që ne e dimë se ai po gënjen dhe  i shijon kjo, sepse media jonë e bindur dhe politikanët pa shtyllë kurrizore nuk guxojnë ta sfidojnë atë. Kur ai flet, është gjithnjë një lojë pushteti, kurrë një debat apo bisedë. Është turpëruese sepse ai jo vetëm që i del kundër të vërtetës, por edhe logjikës.

Disa mund ta quanin këtë një mënyrë Oruelliane të drejtimit të vendit (kujtoni “1984”: Lufta është paqe, injoranca është pushtet dhe liria është skllavëri). Unë vërej një tipar Shekspirian dhe nuk mund të resht së menduari për dramën e tij më të hershme “Zbutja e Kryeneçes”.

Në skenën e fundit, Petruçio sjell Katerinën, dikur kryeneçe dhe tashmë krejtësisht e thyer, te miqtë e tij dhe provon nënshtrimin e saj. Ai i thotë në fillim asaj se hëna po shndrit; ajo bie dakord: pastaj ai i thotë asaj se është dielli: ajo bie sërish dakord. Në fund ajo thotë:

“Por diell nuk është, kur ti thua që nuk është,

Dhe hëna ndryshon ashtu si mendja jote:

Ashtu si ta quash ti, ashtu është,

Dhe po kështu do të jetë për Katerinën”.

Dhe kështu është për Serbinë, me Alekun në krye. Në dramë, miqtë e Petruçios impresionohen nme punën që ai ka bërë te Katerina dhe po kështu miqtë e Alekut kur vijnë për vizitë (kryeministrit hungarez Viktor Orban, kampion i joliberalizmit, erdhi këtë fundjavë dhe përgëzoi përpjekjet e Vuçiç). Por unë shoh gjithnjë e më shumë njerëz rreth meje që po heqin dorë dhe po pranojnë vendin e tyre në universin paralele dhe pyes veten se sa kohë mund të rezistoj.

Duhet t’i kthehemi realitetit përpara se punët të marrin një kthesë për keq. Kini parasysh se, ndryshe nga Kryeneçja, shumica e veprave të Shekspirit nuk mbarojnë me fund të lumtur.

Zbutja e Kryeneçes në skenë. Foto: Bard on the Beach Shakespeare Festival/Flickr
Zbutja e Kryeneçes në skenë. Foto: Bard on the Beach Shakespeare Festival/Flickr
Etiketa: botegazetarKrijonLiriaLuftaMediaOrbanpaqeParaparlamentPiSpresidentePunëQeveriaSerbiSerbiaSHSHBAViktor Orbanvuçiçzhvillim
Tjetri
Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi serb i disidentit kosovar

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi serb i disidentit kosovar

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.