AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Kufizimi i kontaminimit populist

Harold JamesngaHarold James
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Demonstrues po protestojnë pranë Ambasadës Amerikane në Berlin, Gjermani të shtunën më 12 nëntor 2016. Rreth 300 vetë protestuan për zgjedhjen e Donald Trump si president pranë simbolit të Berlinit, Porta e Brandenburgut. Protestuesit paqësorë mbanin pankarta me slogane të tilla si “Dashuria Urren Trump” dhe “Bëni Dashuri, Jo Trump”. Lexo analizat në: http://www.reporter.al/project-syndicate
(Gregor Fischer/dpa via AP)

Fitorja e Trump në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe Brexit kanë përcjellë mesazhe të forta populizmi, por në shkallë globale vendet e mëdha mund të ndërhyjnë për ta kufizuar përhapjen e këtij fenomeni politik të rrezikshëm.

Demonstrues po protestojnë pranë Ambasadës Amerikane në Berlin, Gjermani të shtunën më 12 nëntor 2016. Rreth 300 vetë protestuan për zgjedhjen e Donald Trump si president pranë simbolit të Berlinit, Porta e Brandenburgut. Protestuesit paqësorë mbanin pankarta me slogane të tilla si "Dashuria Urren Trump" dhe "Bëni Dashuri, Jo Trump". Lexo analizat në: http://www.reporter.al/project-syndicate (Gregor Fischer/dpa via AP)
Demonstrues po protestojnë pranë Ambasadës Amerikane në Berlin, Gjermani të shtunën më 12 nëntor 2016. Foto: (Gregor Fischer/dpa via AP)

Me populizmin që në dukje është përhapur jashtëzakonisht në ekonomitë e përparuara, establishmenti politik është në zmbrapsje. Të huajt po arrijnë fitore të rëndësishme politike duke bërë premtime dramatike për të tronditur ose rrëzuar sistemin. Armiqtë e populistëve janë anëtarë të “elitës globale”, që kanë tradhtuar vlerat kombëtare dhe megjithatë revolta e tyre kundër asaj që presidenti i zgjedhur Donald Trump quan “globalizim” gjithashtu aspiron të jetë një fenomen global dhe në fakt varet nga marka e tij e ndërkombëtarizmit.

Kontaminimi është një proces shumë i kuptuar në financë. Një tronditje në një vend shkakton lëkundje edhe gjetkë, edhe kur nuk ka lidhje financiare direkte, sepse pjesëmarrësit e tregut të cilët gjurmojnë modelet, perceptojnë forcat thelbësore që ndikojnë.

Revolta e sotme e populistëve po shfaq një dinamikë të ngjashme. Trump premtoi më parë se fitorja e tij do të ishte Brexit i një shkalle të lartë dhe në fakt, kur ai fitoi, forcat politike të ekstremit të djathtë në Holandë dhe Francë menjëherë e panë zgjedhjen e tij si paralajmërim të asaj që po vjen. Dhe po kështu ndodhi me fushatën “Jo” në referendumin kushtetues të ardhshëm të Italisë – te i cili kryeministri italian Matteo Renzi ka vënë bast të ardhmen e tij politike.

Një paralele e qartë historike me të sotmen është periudha ndërmjet luftërave e shekullit 20, kur Lenini prezantoi komunizmin sovjetik si një markë globale dhe themeloi Ndërkombëtaren Komuniste. Fashizmi italian i Musolinit – një përgjigje ndaj lëvizjes së Leninit – gjithashtu përshtati një qëndrim ndërkomëtarist: lëvizje të këmishave me ngjyra, duke imituar Këmishat e Zeza të Musolinit, u shfaqën në Europë, Amerikë Latine dhe Azi dhe ngritën autoritarizmin si një model alternativ të liberalizmit.

Ndërsa lëvizjet nacionaliste më intensive si fashistët e Musolinit dhe Nazistët e Adolf Hitlerit konkurruan me njëra-tjetrën mbi idenë se kush ishte më tepër fashist, ata së fundmi u bashkuan për t’i dalë kundër rendit liberal. Po ashtu, revolta e sotme politike mund të jetë duke ndjekur një logjikë të pandalshme, ku çdo vend duhet ta izolojë veten nga tregtia, migracioni dhe lëvizja e kapitalit apo të rrezikojë humbjen në një lojë ku fitimtari i merr të gjitha.

Kjo ngre një pyetje thelbësore: a mund të ngrihet një mur për të parandaluar një kontaminim të tillë politik?

Dy mjete përdoren zakonisht për të ndaluar krizat financiare dhe për të kufizuar kontaminimin financiar: paketat ndërkombëtare të shpëtimit dhe reformat financiare. Po kështu, ne mund të parashikojmë kundërlëvizjet politike ndaj ndërhyrjeve të tilla, ndoshta me reforma në institucionet globale të qeverisjes dhe kornizave ekzistuese demokratike. Mbi të gjitha, shumë probleme që tani prekin vende individuale në fakt janë transkombëtare dhe nuk mund të zgjidhen vetëm nga një vend. Shembulli më i qartë është ndryshimi klimatik, i cili prodhon thatësi dhe probleme të vazhdueshme me të korrat duke shkaktuar valë masive të migracionit.

Por populistët sot e kanë bërë të qartë refuzimin e mendimit kolektiv ose përfshirjen ndërkombëtare. Gjithçka që duket si një çështje transkombëtare përkufizohet menjëherë si e parëndësishme për shqetësimet kombëtare dhe çdo veprim i koordinuar ndërkombëtar vihet në lojë dhe kufizohet si dështim.

Ndoshta populizmi ngjitës i sotëm do të krijojë kushte për shkatërrimin e vet. Pasiguria thelbësore është se pasojat e tij mund të frenojnë investimin dhe të kufizojnë zhvillimin në ekonomitë tashmë të brishta. Por mendimi autokratik dhe populist mund të bëjë që të lulëzojë frika, që është arsyeja përse “demokratët joliberalë” premtojnë siguri dhe vazhdimësi dhe ofrojnë të bëjnë një pakt me disa pjesë të klasës së biznesit për ta garantuar atë.

Në këtë moment, Mbretëria e Bashkuar ofron një shembull të gjallë të ekonomisë post-populiste në vazhdimësi pune. Rezultati i referendumit Brexit të qershorit nuk shkaktoi katastrofën ekonomike që shumë prej kampit “të qëndrojmë” kishin parashikuar. Por pasojat e Brexit gjithsesi janë shënuar nga pasiguri e konsiderueshme dhe propozime krejtësisht të papajtueshme për të ardhmen e vendit, gjë që ka provokuar luftë politike në parlament dhe brenda qeverisë së kryeministres May.

Me ankthin ekonomik dhe tensionin politik, Brexit zor se është një model tërheqës për vendet e tjera të Europës. Dhe në fakt, sondazhet e opinionit kanë treguar mbështetje në rritje për Bashkimin Europian në përgjithësi, por jo në të gjitha, vendet anëtare që nga referendumi.

Presidenca Trump me gjasa do të krijojë probleme të ngjashme dhe premtimi i presidentit të zgjedhur për të mbetur “i paparashikueshëm” mund të dëmtojë edhe më shumë modelin populist, veçanërisht nëse ekziston frika për një luftë tregtare apo një luhatje të dollarit për shkak të politikës fiskale të papërcaktuar dhe politikës monetare më të ngushtë, që do të shkaktojnë pasiguri të mëtejshme ekonomike.

Por SHBA-ja mund të jetë elastike në mënyrë unike: sepse ka qenë historikisht parajsa e sigurt globale në kohë të pasigurisë ekonomike, mund të preket më pak se vendet e tjera nga paparashikueshmëria politike. Pas krizës financiare të vitit 2008 – një krizë që padyshim e pati origjinën në SHBA – efekti i parajsës së sigurt shkaktoi forcim të dollarit teksa u shtuan hyrjet e kapitalit. Kështu ndodhi edhe në javët që nga fitorja e Trump.

Ekonomia e populizmit amerikan jo domosdoshmërisht do të dështojë, të paktën jo menjëherë dhe kjo mund të çojë në rritje të tërheqjes së tij në sytë e liderëve autokratikë dhe nacionalistë të cilët e shohin Trump si një koleg dhe model për t’u ndjekur. Kryeministri japonez Shinzo Abe nuk humbi kohë të bashkohet me axhendën e Trump.

Një vend i madh si SHBA-ja mund të imponojë në përgjithësi kosto të paparashikueshmërisë së vet te vende të tjera dhe veçanërisht në tregjet në zhvillim. Por vende më të vogla si Mbretëria e Bashkuar priren të përballen me kosto më imediate duke qenë kështu më të prekshme nga politikat populiste të vendeve të mëdha.

Teksa vendet reflektojnë mbi këto leksione, ato mund të fillojë të formojnë blloqe rajonale mbrojtëse për të ruajtur veten nga kontaminimi populist. Për shembull, Kina mund të fillojë të flasë për të gjithë Azinë dhe BE-ja mundet që më në fund të gjejë mënyra për t’u bashkuar përkundrejt atyre që duan ta copëtojnë. Në rastin më të keq, ky rajonalizim i ri mund të nxisë armiqësi gjeopolitike dhe të kthejë tensionet e viteve 1930; në rastin më të mirë integrimi rajonal mund të hapë vend për reformat e nevojshme në qeverisje, duke shpëtuar kështu nga kurthi populist.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Containing the Populist Contagion

Etiketa: BEBrexitDonald TrumpEkonomiaFashizmifitoreGjermaniglobalizimIntegrimiKinakostombështetjeMbretëria e BashkuarMigracioninazistpaktparlamentpasiguripopulistPopulizmiPresidencaProject SyndicateReformaSHSHBATrumpZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Opozita kroate zgjedh liderin e ri të së majtës

Opozita kroate zgjedh liderin e ri të së majtës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.