AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Serbia arrin parajsën në lidhje me Kosovën

Dejan AnastasijeviçngaDejan Anastasijeviç
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pristina skyline. Photo: Jim Greenhill/Flickr

Pretendimet e kohëve të fundit në median serbe se Beogradi mund të rimarrë kontrollin mbi hapësirën ajrore të Kosovës theksojnë mënyrën se si disa serbë vijojnë të ëndërrojnë për kompensimin e disfatës së tyre në tokë duke shënuar një fitore në parajsë.

Pristina skyline. Photo: Jim Greenhill/Flickr
Pristina skyline. Photo: Jim Greenhill/Flickr

Gjithmonë kam pasur një problem me mitin përreth betejës epike të Fushës së Zogjve të Zinj, njohur gjithashtu si Beteja e Kosovës, e cila ndodhi në vitin 1389 dhe përfundoi me një disfatë totale për perandorinë mesjetare serbe dhe një fitore vendimtare për turqit Osmanë.

Çdokush në Serbi e di këtë histori: sipas legjendës, perandorin e Serbisë Lazari e vizitoi një ëngjëll në prag të betejës me turqit dhe e vuri të zgjedhë: ose një perandori tokësore dhe fitore në betejë, por në këmbim, djegie përgjithmonë në ferr, ose një humbje dhe parajsë.

Nuk ka nevojë të them se Lazari zgjodhi këtë të dytën dhe turqit qeverisën jo vetëm Kosovë, por edhe Serbinë, si dhe një pjesë të mirë të Europës për 500 vitet që pasuan.

Miti, me gjasa i formëzuar në fillim të shekullit të 19, kur Serbia po vuante për të fituar pavarësinë nga Osmanët, ka qenë pjesë e kurrikullës shkollore serbe për shumë gjenerata, edhe gjatë periudhës komuniste. Ajo është bërë pjesë thelbësore e identitetit tonë kombëtar.

Por kur isha fëmijë, unë nuk arrija kurrë ta kuptoja se pse një dilemë e tillë iu imponua Lazarit dhe pse Zoti refuzoi ta ndihmojë atë të fitonte përballë turqve të pafe.

Gjithashtu, unë mendoja se perandori kishte bërë një vendim për interes të vet kur zgjidhi një vdekje të shpejtë në betejë dhe pastaj e ekspozoi popullin e tij ndaj pesë shekujve vuajtje. Por nuk guxoja t’i shprehja këto dyshime në atë kohë: atëherë, si edhe tani, vënia në diskutim e miteve kombëtare nuk qe diçka e pëlqyeshme.

Gjithsesi, Serbia e humbi Kosovën në Fushën e Zogjve të Zinj më 1389, dhe pastaj sërish pas fushatës ajrore të NATO-s më 1999, por tashmë shpreson se mund të fitojë diçka. Nuk po flas për tri komunat me shumicë serbe në veri, të cilat vijojnë të sfidojnë ligjet e Prishtinës dhe as pjesën tjetër të tokës, e cila tashmë është më së shumti e pastruar nga Serbër, por për diçka disi më pak të kapërdishme.

Javën e kaluar, Vecernje Novosti, një nga gazetat kryesore proqeveritare në Beograd, doli me një titull të parë ku shkruhej: “NATO do të na kthejë qiellin e Kosovës”.

Sipas gazetës – dhe shumë mediave të tjera serbe – NATO po vlerëson një kërkesë të Serbisë për të rimarrë kontrollin e transportit ajror civil të nivelit të ulët (deri në 8 mijë metra) të hapësirës ajrore të Kosovës.

NATO është përgjegjëse për kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës që nga viti 1999, por i ka lejuar Prishtinës të drejtojë avionët e fluturimeve në kuota të ulët. Kuota më e lartë, e përdorur nga avionët e transportit civil, kontrollohet nga Hungarcontrol, agjencia shtetërore hungareze, mbi bazën e një kontrate pesëvjeçare.

Tashmë, sipas gazetës, si pasojë e një vizite të suksesshme në selinë e NATO-s në Bruksel nga kryeministri Aleksandar Vucic javën e kaluar, agjencia e kontrollit të fluturimeve të Serbisë mund të marrë përsipër, jo vetëm kuotën e ulët të fluturimeve, por edhe kuotat e larta të atmosferës rreth vitit 2019 kur kontrata me hungarezët të skadojë. Për rrjedhojë, Serbia do të mundet edhe një herë të qeverisë qiejt mbi Kosovën, dhe madje edhe të arkëtojë një faturë të majme nga kompanitë ajrore.

Asgjë nuk është konfirmuar nga NATO dhe vetë Vucic është treguar shumë më i kujdesshëm mbi këtë çështje, dyke thënë se vetëm kontrolli i fluturimeve në kuotë të ulët qe një nga temat që ai ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, dhe se një delegacion nga agjencia kombëtare e kontrollit të fluturimeve do të udhëtojë së shpejti për në Bruksel për bisedime të mëtejshme.

Gjithsesi, lajmi shkaktoi zemërim në Prishtinë, ku shumica e politikanëve besojnë se Kosova sakaq ka lëshuar tepër ndaj Serbisë gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE për normalizimin, veçanërisht duke rënë dakord për t’i dhënë statusin gjysmëautonom komunave të veriut.

Tashmë, paralajmërojnë ata, sovraniteti i Kosovës mund të gërryet më tutje në rast se Serbia merr kontrollin e qiejve të saj.

Serbia sakaq kontrollon hapësirën ajrore të fqinjit të vockël të saj Malit të Zi, përmes agjencisë së përbashkët të kontrollit të fluturimeve SMATSA, e cila në realitet drejtohet ekskluzivisht nga Beogradi. Marrëveshja është në përfitim të të dyja palëve, për shkak se Mali i Zi vijon të marrë pjesën e saj të tarifave të fluturimit, pa pasur nevojë që të mbajë një agjenci të vetën (e cila është e kushtueshme).

Nëse nuk do të qe për problemin e sovranitetit, Kosova mund të vepronte në mënyrë të mençur në të njëjtën mënyrë. Por nën rrethanat aktuale politike, një marrëveshje e tillë është natyrisht e vështirë për t’u arritur.

Është gjithashtu e vështirë të imagjonohet që NATO të shpërblejë Serbinë në këtë mënyrë e për rrjedhojë, artikulli i Vecernje Novosti article – si shumë raportime të ngjashme mbi Kosovën në median serbe – duket se është më shumë ëndërr se sa realitet.

Ajo që i lidh të dy lajmet – dilema e Lazarit dhe kontrolli i trafikut ajror – është nevoja për të kompensuar humbjen e territorit me fitoren e qiellit sipër (gjuha serbe nuk bën dallim mes “parajsës” dhe “qiellit”).

Më shumë se gjashtë shekuj më parë, Lazari arriti në parajsë dhe tashmë trashëgimtarët e tij po bëjnë të njëjtën gjë, veçse në një mënyrë më tokësore. Ndryshe nga Lazari, ata po bëjnë pazar me burrokratët e NATO-s dhe jo me engjëjt, por ideja është e njëjtë.

Të dyja lajmet reflektojnë gjithashtu paaftësinë e serbëve për të trajtuar shkaqet e vërteta të disfatave të tyre. Në realitet, Lazari nuk kishte çfarë të zgjidhte dhe asnjë shans për të fituar edhe pse ushtria e tij nuk qe shumë më e vogël se sa ajo e Osmanëve. Kosova u humb sepse perandoria e tij po rrënohej, për shkak të luftërave të brendshme, shumë kohë përpara se të mbërrinin turqit.

Në mënyrë të ngjashme, nuk qe NATO dhe as Ushtria Çlirimtare e Kosovës të cilat rrëmbyen Kosovën nga Serbia. Ajo qe humbur vite më parë, kur Sllobodan Millosheviçi ndërtoi një sistem shtypës të stilit të aparteidit në këtë provincë, duke bënë përballë serbët dhe shqiptarët dhe duke helmuar marrëdhëniet dypalëshe për gjeneratat pasardhëse.

Në disa raste, në të mirë të të gjithëve, është më mirë që t’i mbash sytë nga toka.

Etiketa: BEBeogradbisedimeBrukselfitoreGazetatKontrolliKosovaKosovëMaliMali i ZiMarrëveshjamarrëveshjeMillosheviçNATOSerbiSerbiaSHShpresONSllobodan MillosheviçTokaUshtriavdekjeVendimvuajtje
Tjetri
E drejta për abort në rrezik në Kroaci

E drejta për abort në rrezik në Kroaci

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.