AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Borxhi teorik dhe borxhi real i koncesioneve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kartëmonedha lekë të kohës së komunizmit dhe të viteve të para të post-komunizmit të ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Tre vjet më parë, qeveria e re gjeti rreth 500 milionë euro fatura të papaguara të qeverisë paraardhëse. Një debat teknik pasoi mbi pyetjen nëse këto fatura qenë borxh publik apo jo. Sot, qeveria aktuale i ka lënë vendit fatura kontratash koncesionare prej 65 miliardë lekësh (480 milionë euro) të cilat, në teori nuk janë borxh ndërsa në praktikë janë njësoj si faturat e papaguara të qeverisë së kaluar.

Kartëmonedha lekë të kohës së komunizmit dhe të viteve të para të post-komunizmit të ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kartëmonedha lekë të kohës së komunizmit dhe të viteve të para të post-komunizmit të ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Në fund të vitit 2013, qeveria e sapongjitur në pushtet e Edi Ramës deklaroi se qeveria paraardhëse i pati lënë rreth 500 milionë euro fatura të papaguara, të cilat ajo i quajti Borxh Publik. Një debat teknik pasoi mbi faktin nëse këto fatura qenë me të vërtetë borxh publik apo jo. Teknikisht, borxhi publik nuk ështëçfarëdolloj detyrimi që i ka lindur shtetit përballë qytetarëve apo bizneseve, por vetëm ai detyrim qëështë krijuar në bazë të ligjit për borxhin publik. Drejtoria e Borxhit në Ministrinë e Financave, në raportet e veta përgjatë viteve 2014 dhe 2015, vijoi të paraqesë gjendjen e borxhit sipas parimeve të veta, por i vuri një shënim kuptimplotë atyre, duke shkruar se në këto të dhëna “nuk përfshihen detyrimet e prapambetura të Qeverisë”. (Shih p.sh raportin e borxhit për vitin 2014.)

Teknikisht qe kështu;faturat e prapambetura nuk janë borxh publik. Praktikisht, qeveria kishte të drejtë. Si detyrime kontraktuale, këto fatura do të duhej të shlyheshin dhe rrjedhimisht qenë borxh. Me mirëkuptimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria emetoi borxh dhe i përdori këto para për të shlyer faturat e prapambetura. Borxhi publik u rrit nga 872 miliardë lekë në shtator 2013, në 1 trilion e 68 miliardë lekënë shtator 2016, shtesë që u përdor për të shlyer si faturat e qeverisë paraardhëse, ashtu edhe për të paguar faturat e qeverisë aktuale. Shtesa prej 196 miliardë lekësh ose 1.4 miliardë eurosh, e rriti barrën e borxhit publik nga 62 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në 72 për qind.

Në konferencën e fundit për shtyp të Fondit Monetar Ndërkombëtar, përfaqësuesja e Fondit theksoi se qeveria aktuale ka krijuar një problem të vetin me faturat e prapambetura, të cilat, janë akumuluar sakaq dhe nuk janë shlyer.

Paralelisht me problemin e faturave të prapambetura, FMN ka kërkuar me këmbëngulje së paku një kontabilizim të një kategorie tjetër borxhi, detyrimeve që qeveria aktuale ka krijuar dhe ka ndër mend të vijojë të krijojë me kontratat e koncesioneve me financim nga buxheti i shtetit. Këto lloj kontratash koncesionare janë lidhur përgjatë tri viteve të fundit dhe kostot e këtyre kontratave janë mbajtur gjithmonë të fshehta nga ana e qeverisë. Vetëm në raportin e fundit të buxhetit, si pjesë e kërkesave të FMN-së, është dhënë një përmbledhje sintetike e kostove të koncesioneve të qeverisë aktuale.

Të shtatë kontratat e dhëna, plus njëe tetëqë pritet të jepet në prag të zgjedhjeve, kanë një kosto totale prej 65.8 miliardë lekësh, (rreth 480 milionë euro). Këto detyrime mjaftojnë që ta rrisin borxhin publik real në 74 për qind të PBB-së, nga rreth 70 për qind që qeveria pretendon se është aktualisht. Por teknikisht, qeveria aktuale mund të mbrohet duke deklaruar se detyrimet kontraktuale të qeverisë nuk janë borxh, në kuptimin e borxhit publik të emetuar sipas ligjit përkatës dhe për këtë ka po aq të drejtë sa kishte edhe qeveria e kaluar në vitin 2013, kur argumentonte se detyrimet e prapambetura nuk janë borxh.

Përveç kontratave koncesionare, qeveria aktuale ka krijuar edhe ajo dosjen e vet me detyrime të prapambetura. Pushteti vendor ka krijuar 12.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Qeveria thotë se nuk ka ndër mend t’i shlyejë këto fatura në tërësi gjatë vitit të ardhshëm, por synon që fillimisht t’i verifikojë ato. Dhe përveç faturave të prapambetura të pushtetit vendor, qeveria ka akumuluar edhe një detyrim prej rreth 4 miliardë lekë ndaj Bankers Petroleum, të cilat do të duhet të kthehen. Këto mjaftojnë që borxhi publik real të mbërrijë në 75 për qind të PBB-së.

Por më e rëndësishme se sa diskutimi i nivelit të borxhit teorik dhe real është pyetja se sa efikas ka qenë përdorimi i këtij borxhi në ekonominë shqiptare. Borxhi zyrtar, i emetuar sipas ligjit për borxhin, është rritur nga shtatori 2013 deri në shtator 2016 me 196 miliardë lekë. Përgjatë të njëjtës periudhë, Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me rreth 180 miliardë lekë. Kjo nuk qe ç’ka shpresohej të ndodhte. Borxhi publik teorikisht ka një efekt multiplikator në ekonomi, gjë që do të thotë se kur qeveria merr një lek borxh dhe e shpenzon, efekti në PBB duhet të jetë minimalisht më i madh se sa 1 lek. Por kjo nuk ka ndodhur. Shqiptarët kanë një borxh më të lartë sot dhe krahasimisht një ekonomi më të vogël. Duke i shtuar këtyre edhe borxhet e koncesioneve, situata nuk duket aspak mirë për gjeneratën e ardhshme të shqiptarëve. Duke llogaritur vetëm borxhet zyrtare, pa faturat e koncesioneve, borxhi publik për frymë është rritur nga 2100 euro në vitin 2013 në 2600 euro në vitin 2016.

 

Kontratat e koncesioneve
Kohëzgjatja vite Kosto vjetore Lekë Kosto totale (Lekë)
1 Check UP 10 787,200,000 7,872,000,000
2 Sterilizimi 10 1,230,000,000 12,300,000,000
3 Dializa 10 947,100,000 9,471,000,000
4 Laboratorët e spitaleve 10 886,300,000 8,863,000,000
5 Incerneratori I Elbasanit 7 476,186,000 3,333,302,000
6 Incerneratori I Fierit 6 676,500,000 4,059,000,000
7 HEC Devoll 5 1,291,500,000 6,457,500,000
8 SkaniminëDogana 15 897,000,000 13,455,000,000
Totali 7,191,786,000 65,810,802,000

 

 

Borxhi dhe PBB në miliardë lekë
Borxhi PBB
Shtator 2013 872,235 1,350,555
Shtator 2016 1,067,886 1,530,480
Diferenca 195,651 179,925

 

 

Borxhi për frymë
2013 2016
Në lekë 300,771 368,237
Në Euro 2,148 2,630
Etiketa: Bankers PetroleumBIRNborxh publikBorxhiBorxhi publikbuxhetiBuxheti i ShtetitdetyrimDevollEdi RamekonomiEurofinancimFMNHECIvana DervishikostoParaPBBPushteti vendorQeveriaSHshqipshqiptareshtator
Tjetri
Financimi shtetëror për familjen mbretërore shkakton debate në Rumani

Lamtumirë Perëndim

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.