AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Fëmijët me vështirësi në shikim tregojnë botën plot ngjyra përmes pikturave

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Kultura, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekspozita “Edhe unë bëj art” me pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim. 3 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Duke ndërthurur pikturën me terapinë e artit dhe integrimin social, ekspozita “Edhe unë bëj art” shfaq pikëpamjen shumëngjyrëshe për botën të fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim.

Ekspozita "Edhe unë bëj art" me pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim. 3 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Ekspozita “Edhe unë bëj art” me pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim. 3 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, 3 dhjetor, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë u çel ekspozita “Edhe unë bëj art”, në të cilën u shfaqën pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim.

Ekspozita e ndërtuar në bazë vullnetare nga projekti “Dashuri përmes ngjyrave” i organizatës Liburnetik në bashkëpunim me Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë, Ramazan Kabashi dhe Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë synon të integrojë përmes artit fëmijët me aftësi ndryshe.

“Edhe unë bëj art” është finalizimi i një pune të nisur në prill 2016 mes profesionistëve të pikturës, psikologëve të terapisë së artit dhe fëmijëve të cilët kanë vështirësi në shikim dhe dëgjim në përmasat 70-90%.

“Synimi i projektit vullnetar ishte t’i jepnim një formë dëshirës së madhe të fëmijëve për t’u angazhuar dhe për të shprehur pikëpamjen e tyre të botës përmes ndërthurjes së artit dhe emocioneve,” tha për BIRN Lorela Musta, drejtoreshë e organizatës Liburnetik, që punon për zhvillimin shoqëror përmes ideve inovative.

“Pikturat tregojnë gjithashtu përmirësimin e teknikës së vizatimit paralelisht me përmirësimin e gjendjes emocionale të fëmijëve pjesëmarrës, ndonëse disa prej tyre kanë kërkuar më tepër vëmendje dhe kujdes gjatë përgatitjeve,” shtoi ajo.

Ekspozita "Edhe unë bëj art" me pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim. 3 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Ekspozita “Edhe unë bëj art” me pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim. 3 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Kjo ekspozitë ka pasur veçanërisht ndikim pozitiv te gjendja psikosociale e fëmijëve, të cilët janë më bërë më aktivë dhe të hapur në qëndrimin e tyre shoqëror,” tha për BIRN Taulant Sheme, koordinator i Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë, Ramazan Kabashi.

“Jemi të lumtur që kemi arritur të përçojmë te ta pozitivitetin për jetën përmes integrimit social dhe përmirësimit të gjendjes emocionale,” shtoi ai.

Mateo 13-vjeçar, i cili është prezantuar në ekspozitë me një pikturë personale dhe një bashkëpunim thotë se eksperienca e ka miqësuar më shumë me pjesëmarrësit e tjerë të ekspozitës dhe se kjo është një nxitje që ai ta ndjekë më seriozisht dëshirën e tij për të pikturuar si profesion në të ardhmen.

“Piktura më jep shumë kënaqësi, ashtu sikurse edhe natyra kur pikturoj peizazhe, ndaj kur të rritem dua të bëhem piktor,” tha ai duke shtuar se është gjithashtu i lumtur se pjesëmarrja e tij në ekspozitë e ka bërë familjen krenare.

Pikturat shumëngjyrëshe dhe plot dashuri për jetën të fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar deri më 31 dhjetor.

Ekspozita "Edhe unë bëj art" me pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim. 3 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Ekspozita “Edhe unë bëj art” me pikturat e fëmijëve me vështirësi në shikim dhe dëgjim. 3 dhjetor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Etiketa: Aftësi ndrysheBIRNIvana DervishindikimpsikologRamazan
Tjetri
Kremlini dhe zgjedhjet amerikane

Kremlini dhe zgjedhjet amerikane

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.