AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ratko Mlladiç “vlerësoi spastrimin etnik”, thotë prokuroria

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mlladiç në gjykatë ditën e hënë.

Ditën e dytë të deklaratave mbyllëse në gjyqin e Ratko Mlladiç, prokuroria tha se ish-shefi ushtarak serb i Bosnjës vlerësoi dhe ngriti në detyrë pficerët e përfshirë në spastrim etnik dhe vrasje.

Mlladiç në gjykatë ditën e hënë.
Mlladiç në gjykatë ditën e hënë.

Prokurori Arthur Traldi tha në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë të martën se pretendimet nga mbrojtja se Ratko Mlladiç mbrojti popullsinë jo-serbe të Bosnjës gjatë luftës dhe ndëshkoi autorët e krimeve ishin të rreme.

Traldi tha se provat e paraqitura gjatë gjykimit prej katër vitesh e gjysmë të Mlladiçit treguan pikërisht të kundërtën – se komandanti i Ushtrisë Serbe të Bosnjë nuk i ndëshkoi, por i ngriti në detyrë vartësit që ishin përgjegjës për spastrimin etnik dhe vrasjet.

Prokurori përmendi shembullin e Rajko Kusiç, komandant i Brigadës së Rogaticës të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, të cilin Mlladiç e ngriti në detyrë pavarësisht krimeve që ushtarët e tij kryen në komunën e Rogaticës.

Ai tha gjithashtu se një oficer që i dërgoi një letër zyrtare Kusiçit, duke i bërë thirrje atij “të ndalonte masakrat, u hoq nga detyra.

Sipas Traldit, Kusiç vazhdoi të kryente krime në zonën e Rogaticës deri në vitin 1995, ndërsa Mlladiç e vlerësoi atë.

Ai vuri në sallën e gjyqit një regjistrim, në të cilin Mlladiç thoshte: “Të lumtë, Kusiç“ dhe e quante atë “një oficer me merita”.

“Që dikush të ngrihej në detyrë brenda radhëve të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, ai duhet të ishte i suksesshëm në spastrimin etnik,” tha Traldi.

Si provë që Mlladiç ishte në dijeni të krimeve që janë kryer dhe dha urdhra për t’i mbuluar ato, Traldi përmendi një shënim nga ditari i kohës së luftës i gjeneralit, ku tregonte se informacionet në lidhje me një varr masiv në minierën e Tomasicës, pranë Prijedorit, duhet të fshiheshin.

“Mlladiç vlerësoi fushatën e suksesshme të spastrimit etnik dhe ai nuk i ndëshkoi autorët e krimeve,” tha prokurori.

Traldi gjithashtu hodhi poshtë urdhrat e Mlladiç për respektimin e rregullave ndërkombëtare të luftës dhe konventat e Gjenevës, duke thënë se ato ishin “jo efektive dhe sa për sy e faqe”.

Prokurori tha se “askush nuk ishte ndëshkuar edhe autorët e krimeve pranuan krimet dhe armët dhe trupat e viktimave ishin ende në dispozicion … sepse ushtarët bënë atë që duhet të bënin – kryen një spastrim etnik të territoreve”.

Duke iu përgjigjur pretendimeve nga pala mbrojtëse e Mlladiçit se 3,000 jo serbë qëndruan në komunën e Sanski Mostit gjatë luftës, prokurori tha se para konfliktit atje jetonin 28,000 të tillë.

Traldi më pas citoi dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe të Bosnjës që përmendnin “nevojën për të larguar jo-serbët”.

“Ata njerëz u zhvendosën nëpërmjet kryerjes së krimeve të tmerrshme, arrestimeve masive, masakrave, shkatërrimit të fshatrave,” tha prokurori, duke përmendur vrasjen e 29 grave dhe fëmijëve në fshatin Hrustovo, pranë Sanski Mostit në maj 1992 si shembull.

Mlladiç akuzohet për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica në vitin 1995, persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila dyshohet se arriti shkallën e gjenocidit në disa komuna të tjera në vitin 1992, terrorizim të popullsisë së Sarajevës gjatë 44 muajve të rrethimit të kryeqytetit boshnjak dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Masakra e Srebrenicës pa vrasjen e më shumë se 7,000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës, ndërsa rreth 10,000 persona vdiqën gjatë rrethimit të Sarajevës për shkak të sulmeve me snajper, bombardimeve dhe privimeve të tjera.

74 vjeçari është shprehur se është i pafajshëm për këto akuza.

Prokuroria do të mbajë deklaratat e saj mbyllëse deri të mërkurën, ndërsa mbrojtja nga data 9 deri më 13 dhjetor.

Të dyja palët do të kenë mundësi të komentojnë deklaratat mbyllëse të secilës më 15 dhjetor në gjykatën e OKB-së.

Gjyqi filloi në maj 2012 dhe vendimi pritet të jepet në vitin 2017.

Etiketa: AkuzaArmëGjenevëGjykatëGjyqiKrimeMbrojtjaMlladiçOKBParapersekutimProkuroriProkuroriaSarajevëSHspastrim etnikSrebrenicavarrvarr masivVendimivrasje
Tjetri
Opozita propozon subvencionim të energjisë për të varfërit

Bilanci i OSHEE, rriten shpenzimet operative, bien fitimet

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.