AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vdekja e Deharit ekspozon kushtet e këqija të burgjeve në Kosovë

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Astrit Dehari. Foto: VV

Vdekja e Astrit Deharit, aktivistit të opozitës që vdiq në burg në nëntor, e ka hedhur vëmendjen te problemet e hershme të burgjeve në Kosovë, përfshirë kujdesin e keq shëndetësor, trajtimin e pabarabartë të të burgosurve dhe nivelet e ulëta të sigurisë.

Foto: BIRN
Foto: BIRN

Dhurata Hoxha, Ministrja kosovare e Drejtësisë, është përballur me kërkesa të shumta për të dhënë dorëheqjen pas vdekjes në burg të aktivistit të Vetëvendosjes në opozitë, Astrit Dehari, i cili vdiq në fillim të nëntorit.

Vdekja e tij ishte i dyti skandal që përfshin sistemin e burgut në Kosovë dhe ka hapur debate të reja për problemet e sistemit të izolimit.

Ekspertët thonë se burgjet në Kosovë kanë pasur prej kohësh kushte të këqija shëndetësore dhe të sigurisë, si dhe trajtim jo të barabartë të të burgosurve, që lejon disa të krijojnë hapësira private në burg ndërsa të tjerë duroj keqtrajtim dhe abuzim.

Praktikat për të Drejtat e Njeriut nga Departamenti Amerikan i Shtetit për 2015 shkroi se Kosova ka “kushte burgu dhe paraburgimi që përgjithësisht përputhen me standardet ndërkombëtare, por ka gjithashtu probleme me mangësinë e godinave, dhunën mes të burgosurve, korrupsionin dhe kujdesin shëndetësor”.

I njëjti raport vuri në dukje se të burgosurit ankoheshin për abuzim verbal ose fizik nga personeli, por shtoi se “për shkak të korrupsionit dhe ndërhyrjeve politike, autoritetet nuk kanë ushtruar gjithnjë kontroll mbi objektet ose burgosurit e tyre”.

Vdekja nënvijëzon mangësitë në burgje

Astrit Dehari. Foto: VV
Astrit Dehari. Foto: VV

Dehari ishte në paraburgim që prej gushtit kur u arrestua si i dyshuar për terrorizëm pas akuzës së hodhi një mjet eksploziv ndaj parlamentit. Ai vdiq në burg në Prizren të shtunën më 5 nëntor.

Zyrtarë të Departamentit Mjekoligjor thanë se ai kreu vetëvrasje por 7 ditë pas vdekjes së tij, inspektorë nga Ministria e Drejtësisë pezulluan nga puna drejtuesin e burgut, dy mbikëqyrës dhe një oficer burgu.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj pranoi se burgu në Prizren nuk ka doktor në fundjava.

Dehari mori ndihmën e parë nga një infermiere dhe u trajtua nga doktorët pasi ishte çuar në spitalin rajonal të Prizrenit. Atëherë, megjithatë, ata të gjithë lajmëruan se ai kishte vdekur.

Behxhet Shala, Drejtor i Këshillit të Mbrojtjes së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë tha për BIRN se shteti është përgjegjës për vdekjen e Deharit sepse shërbimi i burgut nuk i ofron të burgosurve asnjë lloj kujdesi psikologjik apo fizik.

“Ka shumë raste ku të paraburgosurit vuajnë për shkak të dështimit për të ofruar shërbimet të duhura shëndetësore,” tha Shala, duke shtuar se burgjet në Kosovë kanë godina të kufizuara mjekësore dhe duhet t’i transferojnë të gjitha rastet e sëmundjeve në qendrat shëndetësore rajonale.

Shala tha se duke ditur situatën e vështirë të institucioneve publike të Kosovës në përgjithësi, niveli i ulët i shërbimeve brenda burgjeve nuk është befasues, por mungesa e profesionistëve në detyrë në burgje mbetet një shqetësim i madh.

“Shërbimi Korrektues duhet të punësojë doktorë të profileve të ndryshme dhe këta doktorë duhet të stimulohen pasi kjo punë është e rrezikshme dhe e vështirë. Shpesh nuk ka psikologë ose ata janë me orar të shkurtuar,” vëzhgoi Shala.

Ai nxiti Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë të marrë masa konkrete për zgjidhjen e çështjes.

Vdekja e Deharit nuk është e vetmja. 13 të burgosur raportohet se kanë kryer vetëvrasje në Kosovë që nga 1999. Të dhënat zyrtare listojnë 201 raste të tjera të tentativave për vetëvrasje. Gjatë të njëjtës periudhë, 28 të burgosur gjithashtu vdiqën nga shkaqe natyrore, duke e sjellë totalin e vdekjeve në burgje që nga viti 1991 në 51.

Një shërbim i korruptuar dhe politizuar

Sami Lushtaku. Foto: Atdhe Mulla/BIRN
Sami Lushtaku. Foto: Atdhe Mulla/BIRN

Burgjet në Kosovë kanë përballur një seri skandalesh në lidhje me menyrat se si i mbajnë të burgosurit nën kontroll apo jo.

Rasti më i njohur është arratisja e Sami Lushtakut që është kryebashkiak i Skënderajt, pavarësisht faktit se u dënua me 12 vite në burg më 27 maj 2015 për krime lufte si ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën e Drenicës. Dënimi i tij shkoi në shtatë vite burg në nëntor 2016.

Lushtaku në fillim u arratis më 20 maj 2014 nga spitali në Prishtinë ku po trajtohej nën mbikëqyrje ndërsa ishte arrestuar për gjyqin.

Pas dy përpjekjeve të tjera për t’u arratisur, ai u dërgua në një burg të sigurisë së lartë në shtator 2015, ku qëndron ende.

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, Eulex, ka akuzuar 24 persona, përfshirë zyrtarë të lartë të ministrisë së drejtësisë për ofrim të ndihmës që Lushtaku të arratiset.

Zyrtarët e burgut gjithashtu i dhanë Lushtakut disa privilegje, që e ndihmuan atë të arratisej, sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorët e Eulex, që BIRN e ka parë.

Dhoma private në burgun e Prizrenit. Foto: Kallxo.com
Dhoma private në burgun e Prizrenit. Foto: Kallxo.com

Ndërsa Lushtaku ishte në spital në Prishtinë për shembull, ai kishte çelësin e dhomës së tij, me korridor, frigorifer dhe TV. Dhoma nuk kishte hekura në dritare,” thotë aktakuza.

Nezir Kryeziu, që u dënua në tetor 2014 me nëntë vite dhe 10 muaj burg për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri, u lejua të ndërtonte një dhomë private në burgun e Prizrenit.

Ai e ndërtoi dhomën e tij veçmas qelive të të burgosurve të tjerë në oborrin e Qendrës së Paraburgimit.

Ai e mori këtë privilegj falë bashkëpunimit me zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Pasi skandali u raportua, shtatë zyrtarë burgu u pezulluan.

Parregullsi të tilla janë pjesërish rezultat i politizimit të shërbimit të burgjeve, thotë Mentor Vrajolli, kërkues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ai tha për BIRN se kjo lidhej me një tjetër problem madhor, korrupsionin. “Nëse pretendimet e politizimit të sistemit dalin të vërteta, atëherë korrupsioni duhet të jetë i gjithëpranishëm,” tha Vrajolli.

Ekspertët thonë se i gjithë sistemi i burgjeve duhet reformuar. Sipas Vrajollit “ritrajnimi i stafit është i nevojshëm, përfshirë instalimin e mekanizmave efikas të monitorimit, veçanërisht në mënyrën si stafi merret me të burgosurit dhe me integritetin e tyre personal, në lidhje me ryshfetet”.

Keqtrajtimi i të burgosurve është një tjetër shqetësim për OJQ-të që monitorojnë burgjet në Kosovë.

Ndërsa incidentet brenda burgjeve janë të shpeshta, ato as regjistrohen dhe as zgjidhen, thotë Alban Muriqi nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës.

“Kemi ngritur dy padi kriminale për rastet e abuzimit nga rojet e burgut por prokuroria i ka shpërfillur ato,” tha Muriqi për programin televiziv të BIRN në Kosovë “Jeta në Kosovë” në nëntor.

Etiketa: abuzimaktakuzëBIRNBurgburgjedebateDepartamenti Amerikan i ShtetitDhunëEULEXInspektorkeqtrajtimKorrupsioniKosovaKosovëKrimekrime lufteKryebashkiakLufteMASMasaMjekmjekëpadiparaburgimprokurorProkuroriapsikologPunaPunëraportSHshtatorSpitalvrasje
Tjetri
Si “e ndryshon” historinë vendimi i Sheshelit

Të dyshuarit për krime lufte në Ballkan kanë ende ndikim politik

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.