AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjyqi për korrupsion i palestinezit Dahlan rihapet javën e ardhshme

Lawrence MarzoukIvan AngelovskingaLawrence MarzoukdheIvan Angelovski
9 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mohammed Dahlan [qendër] me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç [majtas] dhe ish-kryeministrin malazez Milo Djukanoviç [djathtas]. Foto: inlightpress

I akuzuar për korrupsion me 18 milionë dollarë, palestinezi Mohammed Dahlan, i cili është rival kryesor i presidentit Mahmoud Abbas dhe ka lidhje të forta me liderët ballkanas, do të gjykohet javën e ardhshme në atdhe.

Mohammed Dahlan [qendër] me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç [majtas] dhe ish-kryeministrin malazez Milo Djukanoviç [djathtas]. Foto: inlightpress
Mohammed Dahlan [qendër] me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç [majtas] dhe ish-kryeministrin malazez Milo Djukanoviç [djathtas]. Foto: inlightpress
Mohammed Dahlan, kryerivali i fuqishëm i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, do të përballet me një gjykatë në Palestinë me akuzat e përvetësimit të 18 milionë dollarë nga paratë e publikut në atdhe.

Në një deklaratë të shkruar për BIRN, zyra e Abbas tha se gjykata anti-korrupsion në Ramallah, në Bregun Perëndimor, ka rihapur gjyqin dhe ka planifikuar një seancë më 14 dhjetor “për të rishqyrtuar çështjen kriminale kundër Dahlan”.

Dahlan ka pretenduar gjithnjë pafajësi, duke thënë se është viktimë e përndjekjes politike. Avokati i tij palestinez, Sevag Torossian, më herët i ka thënë BIRN se akuzat për korrupsion kundër klientit të tij vijnë për “çështje kontabiliteti”.

Por ai nuk iu përgjigj kërkesave tona për koment mbi zhvillimet më të fundit dhe BIRN nuk ka mundur të kontaktojë direkt me Dahlan.

Dahlan, i cili ka shtetësi malazeze që prej 2010 dhe shtetësi serbe prej 2013, u akuzua për përvetësim të 18 milionë dollarëve para publike në 2007 nga Autoriteti Palestinez, PA.

Sipas aktakuzës, paratë u vunë në llogari private të kontrolluara nga Dahlan i cili ishte shef i sigurisë së PA në atë kohë, përpara se të tërhiqeshin nga partnerët e tij.

Prokuroria pretendon se Dahlan nuk ka ofruar prova se ku u shpenzuan paratë.

Çështja u pezullua në prill 2015 pasi një gjykatë vendosi se një vendim presidencial për të hequr imunitetin e Dahlan duhet marrë nga parlamenti.

Ky vendim u përmbys nga gjykata kushtetuese në Ramllah muajin e shkuar.

Gjykata vendosi se Abbas kishte tagër të hiqte mbrojtjen e deputetit nga prokuroria pasi parlamenti palestinas nuk është në funksion, për shkak të mosmarrëveshjes me dy lëvizjeve politike në vend, Fatah dhe Hamasit.

Si një këshilltar për princin Muhammad Bin Zayed, Princin e Kurorës së Abu Dabit, Dahan ka luajtur një rol kritik në krijimin e lidhjeve politike dhe ekonomike mes vendeve të Gjirit dhe Serbisë e Malit të Zi.

Gjatë kësaj ai gjithashtu krijoi lidhje të afërta me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe ish-homologun e tij malazez, Milo Djukanoviç. Ai i siguroi vetes shtetësi nga të dyja vendet pavarësisht përndjekjes nga akuzat për korrupsion dhe vrasje.

55-vjeçari dikur shihej si trashëgimtari i dukshëm i Yasser Arafat por humbi përkundrejt Abbas në 2003. Ai u dëbua nga lëvizja Fatah në 2011 pasi Abbas e akuzoi atë për korrupsion dhe la të kuptohej se mund të ishte përfshirë në vdekjen e Arafat, një akuzë që u rishfaq në javët e fundit në një raport nga komisioni special palestinez.

Duke jetuar në mërgim në Abu Dabi që atëherë, ndërsa kishte me qira gjithashtu një vilë luksoze në Beograd, ai ka formuar një rrjet të fuqishëm mbështetësish që shtrihen në Europë dhe Lindjen e Mesme dhe ka ndërtuar mbështetje për veten në Gaza dhe Bregun Perëndimor duke kanalizuar financimet e Gjirit në kampet palestineze të refugjatëve.

Ndërsa Dahlan pohon publikisht se nuk është i interesuar të pasojë Abbas, ai mbetet garuesi kryesor për pozicionin dhe nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për t’u rikthyer në politikë në atdhe.

Abbas ka refuzuar të flasë për mosmarrëveshjen e tij me Dahlan, i cili është dënuar tashmë në mungesë me dy vite burg për shpifje, pavarësisht presionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Egjipti dhe Jordania.

Zyrtarët palestinez i thanë BIRN se Dahlan po hetohet në lidhje me vrasjet e 13 kundërshtarëve në Gaza kur ishte shef i sigurisë në PA.

Taktikat e grushtit të hekurt të Dahlan çuan që zona të merrte pseudonimin “Dahlanistan” dhe ai pranoi në një intervistë me Vanity Fair në 2008 se atje ndodhën “gabime”. Megjithatë ai pohoi se nuk ishte vrarë apo torturuar askush nën urdhrat e tij.

Etiketa: aktakuzëArabia SauditeBeogradBIRNBurgDahlanEmiratet e Bashkuara ArabeGazaGjykataGjykata KushtetueseGjyqiKorrupsionkushtetuesembështetjeMiloParaProkuroriaraportsekretShpifjeVendimvrasje
Tjetri
Të rinjtë sensibilizojnë me kërcim kundër dhunës ndaj grave (Foto)

Mijëra denoncime: sistemi dështon të mbrojë viktimat e dhunës në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.