AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova ndalon ndërtimin e murit serb në Mitrovicë

Die MorinangaDie Morina
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Foto: BIRN.

Ndërtimi i një muri betoni nga autoritetet serbe në anën tyre të urës që ndan etnikisht qytetin kosovar të Mitrovicës u urdhërua të ndalej pas kritikave të ashpra nga zyrtarët shqiptarë të Kosovës.

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Foto: BIRN.
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Foto: BIRN.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Urban në Kosovë të enjten urdhëroi ndërprerjen e ndërtimit të murit dy metra të lartë në anën veriore serbe të lumit Ibër në Mitrovicë.

“Ministria vendosi të ndalojë ndërtimin e murit për shkak se ai është në kundërshtim me ligjet e Kosovës,” tha për BIRN Bedri Halimi, kryeinspektori në ministri.

Ndërtimi i murit ka zemëruar zyrtarët shqiptarë të Kosovës, edhe pse zyrtarët serbë në Mitrovicë këmbëngulin se ndërtimi është thjesht praktik dhe nuk nënkupton agresion.

Ministrja për Dialog e Kosovës Edita Tahiri këmbënguli të mërkurën se puna ndërtimore duhet të ndalojë dhe muri të rrëzohet sepse ai është i paligjshëm.

“Ka ikur koha e mureve. Është kohë e lëvizjes së lirë dhe heqja e barrikadës së ndërtuar nga serbët nga ura e lumit Ibër në vitin 2014 i dha fund epokës famëkeqe të barrikadave,” tha ajo.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha të enjten megjithatë se ligji duhet të vendosë nëse muri është i paligjshëm apo jo.

“Muri do të trajtohet sipas ligjit. Ne nuk do të tregojmë muskujt, sepse muskujt i tregon ligji,” tha Mustafa.

Ndërtimi i barrierave në ose pranë urës së lumit Ibër është një çështje shumë e ndjeshme në qytetin e ndarë etnikisht.

Për disa vite me radhë, një barrikadë e madhe prej guri dhe rëre e ndërtuar nga serbët vendas – të njohur si “Rojtarët e Urës” – parandalonte  lëvizjen e lirë të automjeteve mbi urë.

Ajo u hoq në qershor të vitit 2014 dhe tani ura pritet të hapet si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet me 20 janar 2017, si rezultat i një marrëveshjeje në gusht mes Kosovës dhe Serbisë.

Kur barrikada u hoq në qershor të vitit 2014, ajo u zëvendësua menjëherë me një të ashtuquajtur Parku i Paqes, i përbërës kryesisht nga dru halorë të mbjellë në vazo prej betoni.

Ky park u hoq në gusht 2015, kur filloi rinovimi i urës si një shenjë se marrëdhëniet normale midis banorëve serbë dhe shqiptarë të qytetit mund të rivendoseshin.

Zëdhënësja e punëve të jashtme e BE-së Maja Kocjanciç tha se Brukseli po shqyrtonte raporte për ndërtimin e murit të ri për shkak se projekti për rinovimin e urës po financohej nga BE-ja, raportoi të enjten Gazeta Express me bazë në Prishtinë.

Tahiri tha se muri i ri mund të dëmtojë marrëveshjen për urën dhe të rrisë tensione.

Kryetari serb i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiç, këmbënguli ai ishte një “mur mbështetës” për projektin e rivitalizimit.

“Ne nuk do ta shembim murin që është në ndërtim e sipër pranë anës veriore të urës mbi Ibër dhe Tahiri nuk do të vendosë se çfarë do të ndërtohet dhe çfarë jo në atë anë të qytetit,” tha Rakiç për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ai pohoi se përfaqësues të BE-së, si dhe zyrtarë të Prishtinës, janë mirinformuar në lidhje me ndërtimin e murit. Ai tha se muri do të garantojë sigurinë e shëtitores pranë lumit dhe do të veprojë si një izolues zhurme.

Ndërkohë Ramush Haradinaj, kryetari i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kritikoi gjithashtu edhe zyrtarët në Prishtinë.

“Para së gjithash, unë mendoj se muri si mur është gabim, por Prishtina po bën gjithashtu shumë lëvizje të gabuara në lidhje me veriun,” tha Haradinaj të enjten.

Etiketa: agresionBanorëBEBIRNBrukselidialoggazetaHaradinajIbërIsa MustafaKosovaKosovëMinistria e MjedisitMitrovicëMjedisitParaPrishtinaPunaPunërakiRamush HaradinajSHTanjugtensioneURA
Tjetri
Italia në buzë të humnerës

Italia në buzë të humnerës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.