AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Zgjedhjet shqetësuese të Maqedonisë përfundojnë me pasiguri

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zgjedhjet në Maqedoni. Foto: MIA

Rezultatet më të fundit sugjerojnë se partia VMRO DPMNE ka fituar pak më shumë vota se Social Demokratët në opozitë – por mbetet e paqartë se cila prej tyre do të mund të formojë një qeveri.

Zgjedhjet në Maqedoni. Foto: MIA
Zgjedhjet në Maqedoni. Foto: MIA

Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme në Maqedoni mbetet i paqartë pasi rezultatet më të fundit sugjeruan se ndërsa partia VMRO DPMNE fitoi më shumë vota se Social Demokratët në opozitë, nuk është e qartë se si kjo do të përkthehet në më shumë vende në parlament.

“Ne do të kemi një parashikim të [numrit të] deputetëve të hënën,” tha kreu i Komisioni Zgjedhor, DIK, Aleksandar Cicakovski, në një konferencë për shtyp në 3 të mëngjesit të hënën.

Monitoruesi kryesor i zgjedhjeve në vend, MOST, një OJQ, ka mohuar të japë ndonjë parashikim rreth faktit se cili kamp ka fituar më tepër vende.

“Për shkak të rezultateve të ngushta dhe marxhinës së lartë të gabimit, nuk guxojmë të japim parashikime. Është garë shumë e ngushtë,” tha kreu i MOST Darko Aleksov në një konferencë për shtyp të MOST.

Pas numërimit të 99.72 për qind të votave nga DIK, partia VMRO DPMNE fitoi 452,709 ose 38.06 për qind, ndërsa SDSM fitoi 436,469 ose 36.69 për qind.

Megjithatë, Maqedonia nuk është një njësi e vetme elektorale. Vendet shpërndahen në gjashtë njësi elektorale, ku secila kontribuon me 20 deputetë në parlamentin me 120 vende. Tani i mbetet DIK të përcaktojë numrin e saktë të vendeve për secilën parti.

Kreu i Social Demokratëve në opozitë feston fitoren përpara selisë qeveritare të dielën mbrëma. Foto: MIA
Kreu i Social Demokratëve në opozitë feston fitoren përpara selisë qeveritare të dielën mbrëma. Foto: MIA

Parlamenti duhet të ketë 123 vende, me tre deputetë shtesë që vijnë nga votat e diasporës. Megjithatë, këto vende do të mbeten bosh për shkak të pjesëmarrjes së ulët në diasporë.

Vlerësimet e deritanishme nga analistët dhe media sugjerojnë se të dyja partitë mund të fitojnë 51 vende, që do të çonte në një barazim, pavarësisht avantazheve në vota nga partia në pushtet me vetëm mbi 1 për qind.

Megjithatë, edhe nëse partia e Gruevskit ia del të marrë një ose dy vende më shumë sesa 51, kjo nuk garanton se do të mund të krijojë një shumicë prej më shumë se 61 deputetësh.

Shqiptarët si vendimtarë të mundshëm:

Mungesa e parashikimeve të sakta e bën bllokun e shqiptarëve etnikë thelbësor, duke hapur rrugën për negociata të forta pas-zgjedhore për formimin e një qeverie.

Shpërndarja e votave mes shqiptarëve, që përbëjnë një të katërtën e popullatës në tërësi, mund të bëjë partitë fituese shqiptare vendimtare.

Ndërsa partia në koalicionin qeverisës, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, shpreson se 86,812 votat e saj, 7.30 për qind në total do t’i sjellin 11 vende, disa vlerësime sugjerojnë se ajo mund të fitojë edhe vetëm nëntë ose dhjetë.

Parti të tjera opozitare shqiptare ose aleanca fituan së bashku më shumë vota sesa BDI, por me siguri do të marrin më pak vende në parlament.

Partia e sapoformuar BESA iu afrua më shumë BDI pasi fitoi 57,927 votes vota ose 4.87 për qind të totalit, që mund të përkthehet në pesë vende.

Aleanca e kryesuar nga PDSH – Lëvizja për Reforma fitoi 35,091 vota, 2.95 për qind të totalit, që mund të sjellë tre vende.

Partia Demokratike e Shqiptarëve, PDSH fitoi 31,017 vota ose 2.61 për qind, që mund të sjellin jo më shumë se dy vende.

Aleanca të tjera, si ajo e krahut të djathtë VMRO për Maqedoninë mund të hyjnë gjithashtu në parlament por mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë të fitojnë një vend.

Ndërsa disa vëzhgues parashikojnë bisedime të ashpra pas-zgjedhore, të tjerë sugjerojnë se rezultati më i mundshëm do të jetë formimi i një qeverie të koalicionit të gjerë që përfaqëson të gjithë partitë kryesore derisa të thirren zgjedhje të parakohshme në të ardhmen e afërt.

Rezultati i paqartë do të ulë shpresat se zgjedhjet më në fund do të zgjidhnin krizën politike në Maqedoni, e cila vërtitet rreth pretendimeve nga opozita se lideri i VMRO DPMNE Nikola Gruevski përgjoi në mënyrë të paligjshme mijëra njerëz, akuza që ai i mohon.

Etiketa: AkuzaBDIbisedimedeputetGruevskikampMaqedoniMaqedoniaMedianegociataNikola GruevskiOpozitaparlamentPartiaPartia DemokratikepasiguriReformaSHShpresONshqiptareVMRO DPMNEVotazgjedhjezgjedhje të parakohshmeZgjedhjet
Tjetri
Partia Socialiste kërkon bllokimin e portaleve “gjatë fushatës zgjedhore”

Partia Socialiste kërkon bllokimin e portaleve "gjatë fushatës zgjedhore"

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.